30/12/2024

Të gjithë kundër Sali Berishës, përveç shqiptarëve!

0
Enver-Bytyci1

Nga Enver Bytyçi

KAS mori dje një vendim të çuditshëm. Ndërsa Koalicion “Bashkë Fitojmë” vendosi që atë ta kryesojë lideri i demokratëve, Sali Berisha, KAS tha “Joooo! Sali Berishën nuk e duam ne, sepse nuk e do as Edi Rama! Prandaj dhe ai nuk mund ta kryesojë këtë koalicion!”. Dhe në kundërshtim me vendimin e partive në koalicion, caktoi Ilir Metën si kryesues të tij.  Kur Komisioni i Zgjedhjeve kërkoi para disa javësh që kryetari Basha të kryesojë partiçkën e AliBekës, KAS tha “Jooo! Këtë parti do ta kryesojë kryetari i emruar! Në të dy rastet kërkesën e bëri “demokrati” Alibeaj! Dhe në të dy rastet KASI i Edi Ramës ia plotësoi atij kërkesën përkatëse! Përdoret “piceta e hundëve” për të plotësuar nevojat politike të Rilindjes!

Demokracia ka rënë! Në Shqipërinë tonë të pazgjedhurit bëhen legjitimë dhe të zgjedhurit delegjitimohen! Se kush të jetë e kush ta përfaqësojë opozitën, këtë e vendos Rilindja, pra Edi Rama! Të gjithë kundër Sali Berishës! Ky është biznesi më fitimprurës sot. Ka qenë edhe në të kaluarën. Por sot, në kohë krize, është rritur çmimi dhe është shumëfishuar përfitimi nga ky biznes! Përfitojnë ata në politikë, në medie, gazetarë e analistë! Por humbet Shqipëria! Sepse vendi po shkon “përpara drejt ferrit të pashmangshëm”!

Ndërsa takimet elektorale na thonë se shqiptarët janë mbështetja e palëkundur e Sali Berishës. Intuita e tyre i ka detyruar shqiptarët që për nevojën që kanë për t’u çliruar nga mafia, të mbështesin liderin historik të demokratëve. Dhe sa më shumë vendime dhe akuza kundër liderit demokrat, aq më shumë shqiptarë grumbullon ai rreth vetes! Të gjithë shqiptarët që nuk e durojnë dot regjimin e Edi Ramës, për hallin që ata i ka zënë, nuk kanë asnjë shans tjetër për të dalë nga ky hall, përveçse t’i bashkohen Berishës dhe Koalicionit “Bashkë Fitojmë”! Shqiptarët po sfidojnë fytyrat e salduara që bëjnë biznes në ndërmarrjen kriminale “Lufto kundër Berishës”!

Do, s’do Rilindja, Edioti, AliBekaj, KAS e çdokush tjetër, Sali Berisha është dhe mbetet kryetar i Opozitës në Shqipëri, për pasojë edhe drejtues i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”! Ata që në kryeqytet grumbullojnë aq “simpatizantë” të huazuar, sa Berisha grumbullon simpatizantë aktivë në Roskovec, e kanë të pamundur ta gërvishtin fitoren e Partisë së vërtetë të demokratëve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok