18/04/2024

‘Jeta e ndershme’

0

Nga Nikoleta Kovaçi

Nji film i realizuem ne lagjet e varfera te Rios ne Brazil kishte ne qender 3 femije, djem! Atyne iu ra ne dore nji portofol mrena te cilit gjendeshin gjurmet e nji kryebashkiaku kriminel e te korruptuem, i cili kishte mbeshtetjen e krimineleve te Policise se Shtetit! Ne fillim femijet e moren si mundesi me u pasurue vete, po kur njanin prej tyne e rremben shefi i policise, dy te tjeret ndryshojne mendim: Kena ne duar fatin e revolucionit-i thane! Ne rrugen e tyne te betejes per deshifrimin e kodeve qe gjendeshin ne portofol hyn nji prift, mbesa e tij e ardhun nga Amerika dhe nji i burgosun i perjetshem! Djemte ribashkohen pasi shefi i policise nuk e vrau te voglin duke besue se mas gjithe atyne torturave ai do hiqte dore…

Shefi i policise aq i bindun ishte ndaj kryebashkiakut monster sa kishte ba nji varr ne varreza me emnin dhe foton te e te bijes! Ne varrin e ngritun per te ishin fut thaset e parave! Tre djemte ne baze te kodeve, shkojne te varri marrin leket dhe vijne e i hedhin te lagjet e tyne, ku i madh e i vogel nxirrte buken mbi pirgje plehrash te lagjeve te pasuna….

…. Ne ate nji ore e gjysme film, u sorollata ne çdo pllame te ketij vendi, ne çdo skaj pamundesie, abuzimi, vjedhjeje, perçmimi, mashtrimi, dhunimi dhe neverie! Popo, kta, lloji i atij palaços kryebashkiak te Rios, qe i kena ktu me shumice, e jo vec kryebashkiakë, na neverisin Ne; ne qe bajme jete te ndershme… ashtu e kishin bidjen edhe tre femijet brazilianë: Do e çojme ne fund se asht e drejte per jeten e ndershme!

Manej kalova ne Sharre, te pirgjet e plehrave: o Zot, çfarë shokimi; njani nga femijet i ngjante krejt Arditit… teksa ata rropateshin me mbrojte nji Bibel qe zberthente kodet, une s’iu shqita asaj murane te perjetshme qe mori jeten e atij djali, e ashtu si ne kodrat e pafundme te plehrave te lagjeve te Rios ku lulzonte pushteti mafioz i kreybashkiakut, ashtu ka me m’mbet pirgu i plehrave qe mban ne pushtet abuzuesit me gjakun e Arditit dhe te qindra e mijera Arditëve tane!

Filmi atribuon ndjenjen e mosbindjes dhe mospranimit te gjendjes se mjerueshme ekonomike dhe kriminale tek tre femije! Sigurisht na s’kena regjisorë me kellqe te tilla, mbase as skenaristë, sepse jane shplare ne tru nga parate e mafies-pushtet e pushtetit-mafie, po teksa me dilte prifti here mas here ne skenen e filmit, ngurroja t’ia thoja vetes; na skena as transmetues dhe mbrojtes idealesh sidomos tek femijet!

Tre djemte e filmit nuk e mbajten asnji leke per vedi! Ata vendosen te punonin me burrat qe zini peshk ne emen te jetes se ndershme dhe mundesise mos me mbet pa hanger nje vakt ne dite te pakten! Ndersa kryebashkiaku heren e fundit qe doli per fushate ne ekranet e Brazilit iu vune prangat live!

Kafshova gjuhen me çka mendova e thashe me vedi: kjo nuk ndodh dot ne kte Tiranen tone qe i tejkalon lagjet-geto te Brazilit, Meksikes e Kolumbise bashke! Sepse na skena regjisorë, skenaristë, po fatkeqesisht as aktorë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok