03/12/2024

Të ashtuquajturit analistë e opinionistë

0
Ndue-Ukaj

Ndue Ukaj:

Analistë, komentatorë e opinionistë, bota e përparuar i quan ata njerëz që përmes analizave serioze, dijes empirike, librave, krahasimeve, japin mendime e vlerësime për fenomene shoqërore e politike, duke qenë objektiv e duke u fokusuar në fusha specifike.

Kurse te ne, ndocá të ashtuquajtur analistë e opinionistë,  krejt çka i shquan është aftësia e tyre për të thurrë intriga e bartë thashetheme. Të tillët përfolin mendime që në kushte normale s’ do të duhej t’ i kalonin tavolinat kafeneve të mengjesit. Të tillët turfullojnë me tanë mllefin e mediokritetin që kanë dhe nuk marrin kurrfarë përgjegjësie për atë që thonë, kurse nga të githë tjerët kërkojnë përgjegjësi.

Të tillët nuk duan ta dinë se fjala publike është sa një mijë ushtri dhe i paraprinë të mirës dhe të keqes.

Të fshehur prapa “shprehjes së lirë” etiketat i përhapin si dije e propagandën si mendime.

E vërteta është se etiketat janë forma e parë prej kur ngjizet urrejta, mosdurimi, që pastaj manifestohen në formë të gënjeshtrave dhe rrjedhimisht dhunës.

Prandaj është e udhës që qytetarët e Kosovës, të jenë vërtet të brengosur me gjuhën e cekët dhe propagandën e egër të këtyre ndocá analistave që gulçojnë e ulërijnë pa tro përgjegjësie para opinionit publik.

Gazetaria është veprimtari fisnike dhe Kosova ka gazetarë fantastikë, prandaj të tillët duhet ta shpëtojnë këtë veprimtari nga kthetrat e mediokritetit dhe arrogancës.

Shtëpitë mediale, nëse vërtet ia duan të mirën vendit, duhet ta dinë se duke e standardizuar mediokritetin e turfullimet si mendime, po i japin një goditje të rëndë shoqërisë dhe po shuajnë kufijtë mes asaj që është etike dhe joetike, profesionale dhe jo profesionale, normale dhe jonormale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok