Tashmë, drejtësia e vendosur për të dhënë drejtësi
Nga Zenel Çeliku
Tashmë e kemi të qartë se për opinionin publik, çështje e ditës është politika, korrupsioni dhe drejtësia për të cilën publiku kishte shumë vrejtje dhe që pret shume për një drejtësi të pavarur, profesionale dhe të guximshme për të dhënë edhe vendime shumë të vështira, por gjithnjë të bazuar në Ligj.
Dje isha në një ambient për një ngushëllim dhe pashë e dëgjova se ishte ndezuar një diskutim i zjartë lidhur me një vendim që ka dhënë një gjyqtar për një shtetas kinez, ndaj vendosa të bëj këtë analize. Si gazetar dhe si qytetar apsolutisht jamë për një drejtësi të pavarur, larg-larg korrupsionit, larg ndikimeve dhe ngjyrimeve politike, që do të thotë se tashmë pas Vetingut shqiptarët presin një drejtësi vërtetë profesionale dhe të pastër si kristali. Edhe pse ishte një ambient vakie, si zakonisht njerëzit bëjnë diskutime të ndryshme, e në këtë rast i gjithë diskutimi ishte përqëndruar rreth një vendimi që një gjyqtar (të cilin personalisht nuk e njoh fare) ka dhënë një vendim të drejtë ligjor e profesional. Bëhet fjalë për një kinez i quajtur “Liangbin Chen” i cili akuzohet nga drejtësia kineze, se ka mashtruar dhe përvetësuar në shuma të mëdha-140 milionë USD. Për këtë, mashtuesi kinez kërkohej nga interpoli/Kina dhe si i tillë në Korrik 2022 ai është arestuar në hyrje të airoportit në Rinas. Nuk dua të zgjatem në hollësira rreth kinezit mashtrues, por le të përqëndrohemi tek vendimi i gjyqatrit Kujtim Vranici, me shumë vite përvojë në drejtësi, si një figurë i cili nuk është lakuar asnjëherë për paaftesi, per korrupsion dhe për afera të pista. Gjyqtari në gjykimin e tij ligjor është bazuar tek një raport nga tre expert ligjor të cilët kishin specifikuar se kinezi vuantë nga një sëmundje shumë e rezikshme kanceroze, dhe si i tillë ai duhej të qëndronte në një ambient arresti ku kujdesi mjeksor të ishte i mundshëm, mbasi spitali i burgjeve nuk ka asnjë kapacitet për të patur nën kujdes një njeri më atë diagnozë.
Personalisht bëj pjesë në atë kategori gazetarësh që për çdo akuzë serioze ndaj personave të ndryshëm, dua domosdoshmërisht që të disponoj tre prova. Sot kam takuar tre gjyqtarë të nderuar që tashmë kanë kaluar edhe Vetingun, edhe ata ishin përfshirë në këtë diskutim të cilët më thanë:
“Vendimi i kolegut tonë është shumë i drejtë dhe i guximshëm, pamëvarësisht se në media paragjykohet si një vendim i çuditshëm. Ju nuk duhet të ndikoheni nga persona që nuk e njohin fare Ligjin, nuk duhet të dilni me gjykime ta pabaza sepse Ligji detyron çdo gjyqtarë të bazohet në prova. Mjekësia ligjore ka dhënë një raport shumë të rezikshëm për jetën e kinezit-edhe pse ai është person me precedent të theksuar penal. Mbi këtë raport, në mënyrë apsolute gjyqtari nuk duhet të hezitonte dhe bëri shumë mire që nuk hezitoi dhe bazuar në Ligj, vendosi që kinezi të mbahet në arrest shtëpie që mjekësia të ketë të gjitha mundësitë për të qënë pranë atij njeriu që vuan nga një sëmundje vdekjeprurëse. Gjyqtari bëri shumë mire që vendosi që kinezi të mbahen në arrest shtëpia por i mbykqyrur rreptësisht nga Policia e Shtetit 24 orë në 24 orë. E vërteta e plotë ishte se gjyqtari bazuar në raportin mjeko ligjir të ekspertëve, realisht ka dhënë vendim shumë profesional dhe të guximshëm sepse në raste të tilla gjyqtarët shpesh diskutohen, anatemohet dhe pastaj drejtpërdrejt akuzohen si të korruptuar-thanë ata”.
Në këtë këndvështrim, ne nuk duhet të gjykojmë gjyqtarët kur japin vendime të bazuara në Ligj siç është rasti i këtij kinezi. Mos të harojmë në asnjë moment se edhe gjyqtarët janë njerëz të kësaj shoqërie, janë njërëz që kanë investuar shumë në profesionin e tyre, ata kanë dinjitetin e tyre, kanë familjet e tyre, kanë rrethin shoqëror të tyre, ndaj duhet të bëjmë kujdes në akuza të pa baza që bëhen ndaj tyre. Mediat më shumë se kushdo, duhet ti demaskojmë me forcë vendimet e gjyqtarëve që rezultojnë si të korruptuara. Theksoi se shoqëria jonë sot ka nevojë për më shumë gjyqtarë dhe prokurorë, që të transmetojnë dhe të ngjallin besim dhe optimizëm tek publiku për sistemin e drejtësisë. Mbas fshesës nga Vetingu për pastrimin e drejtësisë sot kemi më pak gjyqtar dhe prokuror, por nga ana tjetër sistemi i drejtësisë ka më shumë mbështetje nga publiku dhe nga partnerët tanë, që do të thotë se shqiptarët dhe partnerët tanë kërkojnë drejtësi të re e larg çdo ndikimi negativ. “Le të hapet një epoke e re, ku shqiptarët të kenë besim, ku të kërkohet drejtësi. Kështu ka deklaruar ambasadorja amerikane, Yuri Kim, në takimin mes përfaqësuesve të drejtësisë dhe ndërkombëtarëve”.
Reforma në Drejtesi e deri tanishme eshte mjaft efikase, pastrimi i sistemit nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar janë opitmimiste dhe me plot shpresë, që tregon se Reforma në Drejtësi do të kthejë besimin tek shqiptarët.
Zenel Çeliku
TIR-FAX News Agency 12 Shtator 2022