26/04/2024

EKSPOZITË E FOTOGRAFISË ARTISTIKE

0

Pak fjalë për ekspozitën e fotografisë artistike e titulluar “S’du me t’pa, du me t’ndie”, e shpalosur nga krujuesi ynë, Fahredin Spahija.

Pasqyrimi i të bukurës trupore në formën dhe kohën e këngës së vet, na jep të pjekurat e saj, të hazërta për vjeljen e dritës së ramë mbi kurmin e një gruaje të zhveshur, ku lindë e perëndon njeriu, ku bie drita e hënës dhe pikon dielli i pjekur…

Shkruan: Remzi Limani

Ashtu, sikurse në pëllëmbë dore, mbase edhe nga të gdhendurat në mendjen e krijuesit, nudot e shkrepura nga artisti Fahredin Spahija, shpalosen në kohën e pjellshmërisë së saj, për të marrë udhë nëpër kohë dhe hapësira të ndryshme ku heqen vellot e nuseve të lulme. Ndaj, imazhet e fokusuara nga krijuesi, Spahiu, pakapërcyeshëm zhyten këndshëm në

bebëzat e syrit të artdashësve, për ta kuptuar dhe kapur të bukurën, dalë nga dritat e mesnatës, ku shpalosen dritëhijet e konfiguracionit trupor plot bollëk lakmish…

Këtu pra, sllogani e ekspozitës, “S’du me t’pa, du me t’ndie”, nuk është rastësi por një kuptim i një thjeshtësie filozofike, se çdo gjë është e kotë nëse nuk e ndiejmë…Pra, kjo konsistencë e imazheve dhe ndjenjave që i përjetojmë në ekspozitën e Fahredinit, na jepin lidhshmërinë e pjesëve përbërëse, të dukjes dhe imagjinatës së prekjes që bëhet sipas rregullave konvencionale. Pra, edhe kohezioni si forcë që mban të bashkuara molekulat e një trupi, edhe në këtë pasqyrim të së  bukurës kemi një përputhje të plot të asaj që e shohim dhe të asaj që e paramendojmë si konstrukt të mendjes dhe imagjinatës sonë – imagjinatë të cilën na dhuroi Fahredin Spahija, të mendojmë ashtu siç e kap mendja e çdo shikuesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok