30/12/2024

TAKIM LETRAR NË KLINË

0
Prend-Buzhala2

Nga Prend Buzhala

Sot në Klinë u ndjeva shumëfish i nderuar: në organizim të Forumit të Intelektualëve “Luigj Gurakuqi” të Klinës, u organizua një takim letrar, me kumtesa shkencore e me përurime librash, në shenjke të 70-vjetprit të lindjes sime. Ky Forum (e drejton tani Pal Canaj), vepron që nga viti 1990 dhe ka qenë një zë autentik i Klinës e më gjerë.

Ligjëruan:

prof.. Dr Anton Nikë Berisha (Prishtinë), ligjëroi për aspekte të përgjithshme të poezisë e të studimeve letrare,

Remzije Zekolli (Vushtrri): “Proza romanore dhe tregimtare e Prend Buzhalës”

Rrahim Sadiku (Ferizaj): “Kritika dhe studimet letrare të Prend Buzhalës”,

U lexuan edhe fragmente të kumtesës së Sabit Rrustemit kushtuar poezisë së Prend Buzhalës.

Pjesa e dytë iu kushtua promovimit të librit monografik të Mikel Gojanit: ““VEÇANTI TË VEPRËS LETRARE DHE STUDIMORE TË PREND BUZHALËS”, me ç’rast u lexua kumtesa e Nexhat Rexhës për këtë libër, kurse autori paraqiti një fjalë rasti.

Pikat artistike: deklamime nga krijimtaria ime, nga Ismet Krasniqi Lala e Valdet Maloku. Grupi artistik i fëmijëve, në përgatitje të Vlora Gashit, ekzekutoi këngë e valle arbëreshe.

U prezantuan edhe botimet e mia më të reja: “Shenja të etnisë”, “Shqiptimi i shpirtit poetik” (vëllimi II) dhe “Pjetër Gjoni në shtigjet jetësore e tereziane”.

I nderuar me çmime e mirënjohje:

– Shtëpia Botuese “Rozafa”, me drejtues Ramadan Mehemtin, Çmimi “Rozafa”, për kontributet në krijimtarinë letrare dhe

– Shtëpia Botuese “Lena”, me drejtues Hajdar Fejzullahu, me Mirënjohje për kontribut në fushat e letërsisë dhe publicistikës.

Me vlerësime e përurime, folën edhe miqtë tjerë: Agim Gjakova, Sanije Kukaj, Sejdi Berisha, Osman Goranci, Don Fran Sopi, Habib Zogaj, Zeqir Bekolli, kurse në një oritje tjetër të veçantë, diskutuan e përuruan: Sherife Thaqi, Isak Ahmeti, Sulejman Dërmaku etj.

Falënderime edhe për dy media: Radiotelevizionin Malisheva dhe Radio Albën. Radio Alba transmetoi drejtpërdrejt manifestimin.

Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj nga zemra të gjithë pjesëmarrësit, autorët e kumtesave dhe organizatorët.

Me këtë rast, i falënderoj të gjithë ata miq që gjatë këtyre ditëve, pa pushim, më kanë uruar e përgëzuar!

Të gjitha, së bashku, i dhanë kuptim e karakter festiv kësaj ditëlindjeje!

Falënderime pa fund!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok