12/12/2024

Sulmi terrorist mbi policinë tonë, është një përpjekje e tmerrshme që të goditet paqja

0
Ndue-Ukaj

Nga Ndue Ukaj

Paqja është vlera më sublime njerëzore dhe sa herë nuk ka paqe, ka tragjedi njerëzore. Ka humbje dhe shkatërrim.

Vendi ynë ka përjetuar sa e sa tragjedi, e të cilat i ka shkaktuar Serbia, duke fabrikuar histori të rreme, në emër të cilave ka kryer krime barbare.

E Serbia e sotme, nuk është se shkëputë nga kjo mendësi.

Sulmi terrorist mbi policinë tonë, është një përpjekje e tmerrshme që të goditet paqja, të cilën e kemi fituar me shumë mund, vuajtje, gjak dhe me përkrahje të parezervë perëndimore.

Paqen e kemi fituar, sepse kemi e dashtë, jemi treguar të mençur dhe me mençuri duhet ta ruajmë.

Është fakt: vitet e pas 99-tave për Kosovën ishin më të bukurat në historinë e saj qindravjeçare. Janë vite të rimkëmbjes së përgjithshme.

Krejt kjo lidhet me faktin se kemi punuar me dashuri për paqen dhe në bashkërendim me aleatët tanë.

Fakti se  tani është goditë paqja në vendin tonë, është vrarë një pjesëtar i policisë sonë nga bandat kriminale, është lajm tepër i rëndë dhe si i tillë duhet ta trondisë secilin njeri.

Kjo goditje është një këmbanë alarmi që duhet t’ na vetëdijesojë për vlerën e madhe që kanë aleancat, miqtë, pa të cilët zor të ruhet paqja- në fakt, pa ta, në rrethanat e sotme globale, duket se paqja është e paarritshme.

Sepse, paqja botërore, deshëm apo jo ne, është e lidhur me cilësinë e aleancave që zhvillojnë popujt.

Kosova ka nevojë për paqe më shumë se për gjithçka tjetër dhe paqja është më e qëndrueshme

e dhe më arritshme aty ku s’është, nëse i ruajmë aleancat.

Pa aleanca, krijojmë iluzion dhe rrezikojmë shumë.

Bandat terroriste serbe iu gëzohen pamasë çaravrshjeve tona të brendshme, intrigave banale që krijojmë për hesape elektorale dhe sa herë ne i gërrithim miqtë tanë, ata dalldisen prej gëzimi.

Sa herë ne i gërrithim miqtë tanë, gërrithim paqen.

Le të kujtojmë ç’investime të mëdha ka bërë perëndimi për insticuionet e tona të sigurisë, të cilat, mjerisht i vlerësojmë kaq shumë veç në raste specifike si ai reagimit super profrsional në Banjskë.

Prandaj, Kosova nuk goxon të humbë shpresat nga diaogu- sepse dialog është thelbi i demokracisë dhe përmes tij hapën portat e paqes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok