21/12/2024

Sukseset e Presidentit Trump në emigracion, ndërtimin e murit, politikën e jashtme, paqja dhe tregtia

0
u6_Donald-Trump

Nga Klajd Kapinova

Presidenti Trump po punon për të siguruar kufirin amerikan, gjë e cila nuk ka ndodhur prej shumë dekadash. Në shumë zona me kufi me Meksikën, nuk ka pasur asnjiherë barrier apo kufi fizik mbrojtës, e cila ka mundesuar emigrantët e paligjshëm të hyjnë lehtësisht me drogë, keqbërës që i fehshen policies së shteteve të tyre etj., tradikant të vajzave dhe fëmijëve tj..

Në këtë mënyrë, Presidenti ynë po përmbush premtimin e tij për të ndërtuar një mur kufitar, me pjesë të konsiderueshme tashmë të përfunduara dhe pak ka mbetur që është në ndërtim e sipër.

Kështu pritet që më pak se 400 milje të përfundojnë deri në fund të vitit 2020, ku mbi 222 milje të murit kufitar tashmë kanë përfunduar dhe 333 milje muri kufitar janë në ndërtim e sipër.

Për më tepër 183 milje mur kufiri janë në ndërtim. Po ashtu nën drejtimin e suksesshëm të administratës Trump, Patrulla Kufitare e SHBA-së, ka arrestuar qindra anëtarë të bandave të rrezikshme të drogës, trafikimit të qënieve njerëzore, MS13 etj.

Gjatë kësaj kohe ai ka zbatuar me korrektësi dhe forcë ligjet e imigracionit amerikanë, duke goditur imigracionin e paligjshëm.

Presidenti, i ka bërë thirrje Kongresit, që të mbyllë boshlleqet e rrezikshme të tilla si “Kap dhe Liro“, duke i dhënë fund migrimit zinxhir dhe t’i japë fund gjithashtu Programit të Lotarisë së Vizave, që mundëson imigrim të paligjshëm.

Administrata po kërkon të mbyllë Marrëveshjen e Zgjidhjes së Flores, që i kërkon Qeverisë të lirojë familjet në vend pas 20 ditësh.

Ky shteg është shfrytëzuar nga kontrabandistët, që përdorin fëmijët si peng, për të hyrë në SHBA, duke mbyllur boshllëqet e azilit kohët e fundit.

Në këtë mënyrë, administrata republikane vendosi një rregull të ri, që kërkon që migrantët që vijnë në kufirin tonë të kenë aplikuar më parë dhe të refuzohen në një vend ku ata kaluan.

Presidenti Trump ishte i suksesshëm në përpjekjet e tij për të bërë që Meksika dhe vendet e Trekëndëshit Verior të rriten dhe të ndihmojnë në ndalimin e krizës në kufi.

Negociatat e suksesshme të tij çuan në ruajtjen e kufijve që bien më shumë se 70% nga maji (kulmi i krizës) deri në nëntor të vitit 2019.

Në maj të vitit 2019, Presidenti njoftoi një propozim të ri të imigracionit, që do të modernizonte sistemin tonë dhe do të siguronte kufirin, duke i dhënë përparësi politikës, për t’i dhënë fund trafikimit të qenieve njerëzore dhe po përdor shumë burime, për ta bërë këtë plan të realizueshëm.

Tashmë, dihet se nëntë pjesë e legjislacionit, që synojnë të luftojnë trafikimin njerëzor dhe skllavërinë moderne, janë nënshkruar në ligj nga Presidenti Trump.

Shumë e rëndsishme është se administrata gjatë katër vitëve siguroi fonde, për të mbështetur Linjën Kombëtare të Trafikimit të Qenieve Njerëzore.

Iniciativa e Ekipit Koordinues Kundër Trafikimit (ACTeam), dyfishoi dënimet e trafikantëve të qenieve njerëzore dhe rriti numrin e të pandehurve të akuzuar në rrethet ACTeam.

Presidenti Trump, u bë presidenti i parë i SHBA-së i ulur ndonjëherë në tryezë, për të marrë pjesë në takimin vjetor të Task Forcës Ndër-Agjencive të Presidentit, për të Monitoruar dhe Luftuar me Vendosmëri Trafikimin.

Ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv, për të vendosur një pozicion në zyrën e politikave të Shtëpisë së Bardhë, që i kushtohet vetëm punës, për të luftuar trafikimin e njerëzve.

Sukseset në politikën e jashtme, shktërrimi i ISIS dhe vrasja e terroristëve #1 islamik ndërkombëtar

Presidenti Trump, ka rivendosur qëndrimin dhe prestigjin amerikan në botë dhe po u qëndron përpara aktorëve të këqij.

Dy vite më parë Shtetet e Bashkuara e kanë shkatërruar me sukses ISIS-in, shtetin islamik, që bëri Genocide kundër njerëzve të pafajshëm etnik të krishterë dhe muslimanë në Iraq dhe Siri.

Trupat special profesionistë amerikanë nën drejtimin e komandantit të forcave të armatosura të SHBA-së Presidentit Trump, udhëheqësi numër një terrorist Abu Bakr al-Bagdadi u vra në strofën e tij.

Po ashtu Presidenti Trump urdhëroi vrasjen e Qassem Soleimani, kreu i Forcës Elite të Iranit Quds dhe një terrorist i lig, i pamëshirshëm dhe vdekjeprurës.

Rikthehet Jeruzalemi kryeqytet i lashtë i Izraelit

SHBA do ta vendosin Ambasadën e saj në Jeruzalem. Kjo është ajo, që na kërkon populli amerikan dhe është veprimi i drejtë, që duhet bërë. Ne, do t’jua themi ndershmërisht: kur ne japim kontribute zemëgjera për Kombet e Bashkuara. Ne kemi gjithashtu shpresën legjitime, se dëshira jonë e mirë do të njihet dhe do të respektohet.”  Nikki Haley, ish Ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara

Për 50 vjet me radhë, të gjithë presidentët amerikanë paraardhës “demokratë” dhe republikanë, kishin premtuar (por futur në syrtarin burokratik premtimin), se do të njihnin Jeruzalemin e lashtë si kryeqytet i lashtë i shtetit të Izraelit (1948).

Kështu Presidenti Trump, përmbushi premtimin e tij për të emërtuar Jeruzalemin kryeqytetin e Izraelit dhe lëvizi Ambasadën e re të SHBA-së.

Për hir të së vërtetës historike, duhet theksuar, se Libri i Shenjë, Bibla e permed Jeruzalemin 95 herë si kryeqytetin e lashtë të ebrejve, me një histori të lavdishme mbi 3,000 vjeçare.

Shqipëria neo-komuniste kundër Izraelit dhe SHBA-së

Në Konferencën e mbajtur në OKB në New York, në fillim të muajit shkurt të vitit 2019, me temë: “Një çështje e njerëzimit: Shpëtimi i Hebrejve në Shqipëri gjatë holokaustit” e organizuar nga Departamenti i Komunikimit Global të OKB-së, në bashkëpunim me misionin e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara dhe Kongresin Hebraik Botëror, ambasadorja antiamerikane e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare, lexoi se:

Shqiptarët i dërguan botës një mesazh ndriçues dhe të fuqishëm, përmes historisë së mikpritjes, sakrificës dhe harmonisë fetare, një mesazh që nevojitet shumë në botën e sotme. Jam krenare sot, që nderoj trashëgiminë e popullit shqiptar dhe që jam pjesë e një kombi, i cili, qëndroi në anën e drejtë të historisë, në kohën e duhur dhe mori vendimin e drejtë. Nuk duhet harruar kurrë thelbi moral i besës, që është kultivimi i tolerancës dhe respektit ndaj çdo qënieje njerëzore, pavarësisht nga origjina apo feja e tyre.”

Ky ishte një fjalim tipik komunist, i mbushur me hipokrizi alla turke e alla shqiptarshe, me dy standarte, sepse Shqipëria votoi kundër Izraelit dhe SHBA-së në OKB.

Presidenti republikan Donald J. Trump tha dhe e bëri realitet botërisht rikthimin e Ambasadën së SHBA në Jeruzalem edhe pse “demokratët” globalistë socialistë amerikanë e kundërshtuan me forcë.

Shqiptarët e kohës së neo-komunizmit, që fatkeqsisht vegjetojnë edhe këtu në New York, Michigan (Detroit), dhe Washington D.C., me vesin e keq të shumë fytyrave (një zakon i lënë trashëgim qysh nga koha e pushtuesve barbar islam osman), mburrën para pasqyrës, se e kanë mik SHBA dhe votuan kundër saj më 3 Prill 2017 dhe 2 herë në vitin 2018, për hir të vëllazërisë me fenë islame me palestinezët terroristë të Hamasit.

Dhe për ketë akt të turpshëm, “diplomatja” Besiana, ka marrë edhe përgëzimin e palestinëzëve në New York. Kështu Presidenti i Palestinës, Mahmoud Abbas e ka cilësuar “fitore historike për Palestinën”, votën e Shqipërisë muslimane socialiste, kundër SHBA (dhe Izraelit) në OKB.

Votimi në OKB dhe qëndrimi i Shqipërisë pro Rezolutës absurde, që kundërshton SHBA, është turpi i radhës së administratës anti amerikane të Edvin Krustaq Ramës, ashtu sikurse ka bërë dikur babai i tij shpirtëror diktatori antiamerikanë dhe antiizraelitë Enver Hoxha.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, atë ditë votoi me 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 abstenime, për një Rezolutë (pa forcë ekzekutive), që kundërshton njohjen e SHBA për Jeruzalemin si kryeqytet i shtetit të Izraelit.

Izraelin dhe Paqja në pellgun arabik

Presidenti Trump lëshoi një vizion të guximshëm për paqen në Lindjen e Mesme. Ai siguroi Marrëveshjen historike Abraham midis Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kështu Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, do të normalizojnë plotësisht marrëdhëniet diplomatike dhe do të vendosin ambasadën e tyre në Jeruzalem. Të dy kombet do të shkëmbejnë ambasada dhe ambasadorë.

Burrshteti me vizion largpamës paqedashës Trump, mbajti dy samite historike me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un, duke demonstruar më tej përkushtimin e Administratës për një gadishull Kore të denuklearizuar. Edhe pse u takua me liderin komunist, ai ka mbajtur sanksione të ashpra ndaj Koresë së Veriut, ndërsa negociatat janë zhvilluar.

Fushata maksimale e presionit të Presidentit Trump, po kundërshton ndikimin e Iranit dhe po bën presion ndaj regjimit për të braktisur aktivitetet e tij nuklear.

Presidenti tërhoqi SHBA nga Marrëveshja Bërthamore e Iranit dhe vendosi sanksionet më të ashpra në histori për të çuar eksportet e naftës në regjim në zero dhe autorizoi sanksione gjymtuese ndaj regjimit iranian.

Sanksione ndaj rusëve dhe rritja e shpenzimeve të NATO-s

Nga ana e tjetër administrata Trump, ka vendosur sanksione ndaj subjekteve ruse dhe individëve të paditur më parë për rolet e tyre në ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane.

Për të promovuar më mirë demokracinë në të gjithë globin, Presidenti vendosi sanksione ndaj regjimeve komuniste diktatoriale të Amerikës Latine, si ndaj Venezuelës, Kubës dhe Nikaraguas.

Ndryshe nga socialisti deshtak Barok Hysen Obama, Presidenti Trump ndryshoi politikën e administratës së mëparshme mbi Kubën, qeverinë e regjimit komunist.

Kur vizitoi Europën Perëndimore, Trump u bëri thirrje anëtarëve të NATO-s, që të rrisin shpenzimet e mbrojtjes.

Presidenti gjithashtu përmbush premtimin e tij për të korrigjuar ç’ekuilibrat tregtarë, duke ndërmarrë hapa të paparë për të modernizuar dhe përmirësuar praktikat tregtare dhe për të negociuar marrëveshje tregtare më të lira, më të drejta dhe reciproke me aleatët tanë globalë.

Kësisoj Trump, ka mbajtur premtimin e tij, për të dhënë një marrëveshje tregtare moderne dhe të ekuilibruar për të zëvendësuar NAFTA. Marrëveshja e Shteteve të Bashkuara – Meksikë – Kanada (USMCA).

Ai negocoi një marrëveshje të re tregtare Shtetet e Bashkuara-Japoni me Kryeministrin Shinzo Abe.

Japonia, është një nga partnerët tanë më të fortë ekonomik dhe kjo marrëveshje tregtare bazohet në atë partneritet. Ishte një fitore e madhe për fermerët, punëtorët dhe bizneset e bujqësisë amerikane.

Administrata rishikoi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë të Shteteve të Bashkuara – Korea (KORUS), për ta bërë atë më të dobishme për punëtorët amerikanë.

Presidenti Trump dhe Presidenti i Bashkimit Evropian Juncker, ranë dakord për një marrëveshje të re tregtare, që forcon dhe reformon marrëdhënien tonë tregtare.

Marrëveshja e re tregtare me BE

Reforma e re tregtare me vendet e Bashkimit Europian sipas administratës Trump synoi tarifat zero, barrierave jo-tarifore zero, subvencioneve zero, për mallrat industriale jo-automobilistike.

Kjo marrëveshje e re e bën më të lehtë për BE-në blerjen e gazit të lëngshëm, edukton tregtinë dhe pengesat burokratike midis SHBA dhe BE.

Presidenti Trump nënshkroi një marrëveshje historike të fazës një tregtare me Kinën, që përfshin angazhime kryesore nga Kina për ndalimin e praktikave të padrejta tregtare dhe rritjen e blerjeve të mallrave të SHBA.

Ai tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Partneriteti Trans-Paqësor, sepse ishte e disfavorshme për interesat amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok