Studiuesi i njohur i Skënderbeut, Gjon Keka: Ky është dokumenti që dëshmon se Skënderbeu ishte Mbret
Se Gjergj Kastrioti ishte mbret i natyrshëm i Arbërisë kjo nuk ka asnjë dilemë, sepse ai ishte pasardhës i familjes mbretërore të Kastriotëve. Por se ai u nderuar më këtë titull nderi, qeverisje e autoriteti edhe nga vetë Europa e asaj kohe, kjo tanimë është e qartë; ai u bë mbreti i Europës në kuptimin se bëri më shumë se askush tjetër për ruajtjen e vlerave dhe themeleve të civilizimit të kontinentit europian.
Ka pas shpesh pyetje se ai ishte vërtetë Gjergj Kastrioti mbret apo vetëm një princë siç është thënë shpesh e cituar nga të gjithë në vazhdimësi deri në ditët tona, por, ka pas edhe atëherë, edhe në vijimësi edhe sot që e kanë ditur se Gjergj Kastrioti kishte titullin e mbretit, pra ishte i nderuar e shpallur mbret si nga populli i tij pasi mbërriti në Krujë, ashtu edhe më vonë që u njohë si autoritet edhe nga të tjerët, madje edhe vetë armiku i tij, sulltan Mehmeti e pranoj se ishte një mbret dhe i kërkoi marrëveshje të paqes dhe e quajti Gjergjin e Madh mbret.´sovran të Arbërisë.
Megjithatë, edhe unë gjatë shkrimit të veprave të mia mbi jetën dhe veprën e heroit, kryezotit e mbretit tonë Gjergj Kastriotit kam nënvizuar se ai ishte një mbret me autoritet të plotë dhe se titullin e mbretit ai e meritonte se e mbante natyrshëm dhe se ishte si për nga shpirti, urtësia e vizioni ashtu edhe për nga imazhi si një mbret i madh e i përkushtuar me zemër patriotike ndaj lirisë, pavarësisë dhe mbretërisë së Arbërisë së tij.
Gjatë studimeve të mia mbi këtë figurë madhore e të pavdekshme të historisë së Arbërisë dhe Europës, kam hasë në dokumente, literaturë, kronika e vepra që jo vetëm e përshkruajn si një kryetrim, si një mbrojtës i vlerave të Europës, si një liridashës i madh, por edhe si një princ e mbret i madh dhe shembull për mbretër e mbretëri.
Kështu e gjeta edhe këtë dokument ku në këtë letër shihet se Gjergj Kastrioti u “shpallë Mbret i Arbërorëve e Arbërisë në vitin 1463 nga Pal Engjëlli, ” i cili ishte në fakt i autorizuar për këtë vulosje të njohjes së titullit mbret dhe të autoritetit të Gjergjit të Madh.
Një dëshmi kjo se ai si Gjergj Kastrioti, edhe pse ishte mbret ishte në fakt më shumë mik i popullit të tij, se sa i dashuruar pas karriges së tij mbretërore.Pra ishte më shumë i përkushtuar ndaj të mirës së përgjithshme të atdheut, shtetit, popullit të tij arbëror se sa të kujdesej për ta lyer karrigen e mbretërisë e të pallatit të tij me arë e argjend e të mirat që ia ofronte autoriteti e pozita.
Lum arbërorët që patën fatin të jetojnë nën një mbret që ishte në gjendje të rikthehet në atdheun e vetë ashtu që prej tij të buronte hiri, drejtësia dhe liria. I cili e qeverisi vendin me urtësi, vizion, guxim, e udhëheqje të shkëlqyer për të mirën e përgjithshme të Arbërisë dhe arbërorëve.
Gjergj Kastrioti ishte i zgjedhuri i Arbërisë, mbreti i madh i saj, që i dha muzës historike t’ia thurrë kurorën e lavdisë e të pavdekësisë dhe të ngjitjes në panteonin e historisë patriotike të Arbërisë dhe historisë patriotike të kombeve të Europës dhe Botës.[