Strategjia e serbëve është e qartë

0

Nga Prof. Blerim Latifi:

Strategjia e serbëve është e qartë: të shmangin statusin e pakicës brenda Kosovës. Meqë aktualisht Kosovën nuk munden ta kthejnë në Serbi, kanë zgjedhur ta krijojnë një Serbi të tyre brenda Kosovës. Për fatin tonë të keq miqtë tanë perëndimorë duket se janë pro kësaj ideje. Për të na qetësuar, na thonë se Asociacioni do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por njëjtë na thoshin edhe për Gjykatën Speciale se nuk ka të bëj me UÇK-në, por veç me individët. Tani po shihet se nuk është ashtu. Edhe nesër kur do të na dalin probleme sovraniteti me Asociacionin, do të na thonë se “ju e keni krijuar vetë, prandaj duhet ta respektoni”.

A do të mundemi ta ndalim Asociacionin?

Kur e shohim presionin për të, vështirë të thuhet po. Presioni për Asociacionin është po aq i madh sa ishte edhe presioni për Gjykatën Speciale. Mbase edhe më i madh. Dhe në krye të presionit përsëri janë ShBA-të, shteti tek i cili i kemi të varura të gjitha shpresat tona gjeopolitike. Kjo është duke na traumatizuar dhe, rrjedhimisht, edhe duke na e paralizuar aftësinë për të menduar me mendje të kthjelltë dhe pastaj edhe për të vepruar racionalisht.

Bëjeni Gjykatën Speciale ose e bën Rusia në OKB!- na frikësonin dje.

Bëjeni Asociacionin ose do t’iu izolojmë dhe do t’iu braktisim!- na frikësojnë tash. Kjo politikë frikësimi një ditë ka me e traumatizu kët’ shtet dhe kët’ shoqni dhe atëherë gjithçkaje do t’i humbet kuptimi.

Pse erdhëm në këtë ditë?

Përgjigja në kët’ pyetje nuk mund të jipet me pak fjalë. As me anë të një teksti të shkurtër.

_________

Viti 1990. Kosova ndodhet nën terrorin shtetëror serb. Qindra shqiptarë vriten e plagosen gjatë demonstratave të dimrit. Autonomia është hequr me dhunë policore. Krejt institucionet janë vënë nën kontrollin e Beogradit. Republikat tjera jugosllave bëjnë sikur nuk ka ndodhur ndonjë gjë e madhe. Edhe bota nuk i merr fort seriozisht lajmet nga Kosova. Me përjashtim të një rasti: në gusht një delegacion i Senatit Amerikan vjen në Kosovë për të parë gjendjen në Kosovë. Ajo vizitë përjetohet si një dritë shprese për Kosovën e vetmuar përballë agresionit serb. Gjashtë muaj më vonë fillon Lufta e Gjirit Persik midis SHBA’s dhe Irakut të Sadam Hyseinit. Nëpër çajtoret e Kosovës shpërthen solidariteti me Irakun. Shqiptarët kokëshkretë duan që Sadami ta fitojë luftën. I tmerruar nga ky budallallëk masiv, Ibrahim Rugova e fillon politikën e amerikanizimit të mendjeve e shpirtrave në një shoqëri jugosllavo-anadollake.

Kam menduar se ky lloj budallallëku antiamerikan ka marrë fund përgjithmonë në vitin 1999. Tani nuk jam i sigurtë se kam pasur të drejtë.

_________

Kur Shqipëria përfundimisht ra nën sundimin otoman dhe lidhjet e saj ne Europën pothuajse u prenë krejtësisht, kujtimi dhe imazhi i saj në Europë ruhej përmes historisë së Skënderbeut.

Kur gjatë shekullit XX, për fajin e vetë shqiptarëve, u krijua një izolim tjetër i Shqipërisë nga Europa, imazhi pozitiv i saj në Europë mbahej gjallë përmes librave të Ismail Kadaresë.

Duke e glorifikuar Shqipërinë paraotomane dhe Shqipërinë antiotomane në veprat e tij, Kadare donte të mbante gjallë ëndrrën e një kombi për të gjetur rrugën e rikthimit në Qytetërimin europian. Kështu letërsia e tij mbetet brenda programit të Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Natyrisht, e veçanta e saj qëndron tek niveli i lartë estetik, falë të cilit sot Kadare me të drejtë radhitet në listën e shkrimtarëve më të mëdhenj botërorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok