16/04/2024

Sot 14 janari, 34 vjetori i demostratës antikomuniste të Shkodrës!

0

Nga Sali Berisha

Të dashur miq, si sot 34 vite më parë grupet antikomuniste, qytetarët dhe studentët e Universitetit të Shkodrës inaguruan Vitin e Ri në Shqipëri, vitin e mrekullisë për shqiptarët me një betejë të ashpër me diktaturën komuniste, demostratat e fuqishme të datave 13-14 janar 1990 për rrëzimin e bustit të diktatorit komunist Josif Stalin.

Me datën 13 dhe veçanërisht me datën 14 janar të vitit 1990, mijëra qytetar të Shkodrës iu përgjigjën thirrjes së grupeve antikomuniste, mbushën dhe dolën në një demostratë të fuqishme për të çliruar qytetin e tyre nga kulti i njërit prej diktatorëve më gjakësor të kohërave, Josif Stalin dhe hequr bustin e tij nga qendra e qytetit.

Regjimi diktatorial e shtypi me egërsi dhe brutalitet me të gjitha mjetet e dhunës demostratën e 14 janarit dhe arrestoi, torturoi dhe dënoi me dënime të rënda për veprimtari antishtetërore terroriste organizatorët e saj Ded Kasnecin, Rin Monajkën, Flamur Elbasnani, Gjergj Livadhin, Ndoc Liqejzën, vëllezërit Haxh, Gjovalin Ralba, Viktor Martini, Nikolin Thana, Tonin Dema, Nikolin Margjini, Bac Bilali, Ylli Gërshana, Klaudio Daka, Aldo Perizi, vëllezërit Alibali Hana Kraja etj.

Por jehona e demostratës së fuqishme antikomuniste e Shkodrës, qytetarëve të saj ushtoi fuqishëm në të katërta anët e vendit, por dhe në mbarë botën. Kjo ngjarje historike e hapi siparin e një seri ngjarjesh të mëdha të atij viti që do kurorzoheshin me vendosjen e pluralizmit politik në Shqipëri me lëvizjen studentore të dhjetorit të vitit 1990.

Sot në këtë 34 vjetor le të shprehim ne të dashur miq nderimin dhe mirënjohjen tonë më të thellë për qytetarët pjesmarrës dhe organizatorët e demostratës së 14 janarit 1990 të Shkodrës, Rozafës së Lirisë. Rroftë Shkodra!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok