24/04/2024

Sot 13 vjetori i anetaresimit te Shqiperise ne NATO!

0

Nga Sali Berisha

Te dashur miq, sot eshte nje dite e madhe ne historine  Shqiperise dhe kombit shqiptar.

Si sot 13 vite me pare Shqiperia do pranohej anetare e Aleances se Atllantikut te Veriut ne Samitin e saj qe u mbajt me dt 2-4 prill te vitit 2009 ne Strazburg-Kiel.

Me kete akt historik Shqiperia lidhej ne aleance plolitike dhe ushtarake me vendet e lira me te fuqishme te botes. Vendi qe ne historine e tij te gjate kishte njohur pushtime me te shumta, me te egra e me te zgjatura, behej anetar i aleances me te pathyeshme te kohes te udhehequr nga vendi i madh i lirise ne bote, SHBA. Ne kete kontekst anetaresimi yne ne NATO shenon arritjen me te madhe te Shqiperise pas pavaresise saj.

Anetaresimi i Shqiperise, vendit  ishkomunist me te izoluar te Europes ne NATO perbente nje nga objektivat me madhor te Partise Demokratike dhe qeverise saj. Partia Demokratike do te ishte forca e pare politike ne historine e Europes ish komuniste qe do kerkonte qe javen e pare te themelimit te saj anetaresimin e vendit ne NATO.

Qeveria e saj dale nga zgjedhjet e 22 marsit te vitit 1992 do te vendoste menjehere kontaktet dhe nder me te parat do firmoste nismen e Partneritetit per Paqe me Aleancen e Atllantikut te Veriut. Ne kuadrin e kesaj nisme  do angazhohej  ne nje bashkepunim te gjithanshem e te suksesshem me NATOn.

Me rikthimin ne pushtet ne vitin 2005 qeveria e koalicionit te PD ndermori me sukses gjitha reformat e medha dhe jetike te planit te veprimit ne rrafshin politik, ushtarak, ekonomik, financiar, social, luften me zero tolerance, kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit per anetaresimin e vendit  ne NATO.

Me keto reforma dhe me mbeshtetjen e madhe e direkte te Presidentit G. W. Bush dhe qeverise se SHBA si sot 13 vjet me pare u be realitet endrra e madhe euroatllantike e dhjetorit 1990, anetaresimi i Shqiperise ne Alenacen me te madhe dhe me te fuqishme te lirise te te gjitha  kohrave. Por rruga e Shqiperise drejt NATOs nuk ishte e sheshte.

Ne vitet 1992-1996 Partia Socialiste kundershtonte me rezoluta te paraqitura ne parlament bashkepunimin e Shqiperise me NATO.

Ndersa ne vitet  2005-2009 Edvin Kristaq Rama dhe albanofobe te tjere bene çdo perpjekje kunder anetaresimit te Shqiperise ne NATO. Pas deshtimit ne keto perpjekje donkishoteske antikombetare Edvin Kristaq Rama do te organizonte me dt 5 Prill te vitit 2009 mitingun me portrete te Enver Hoxhes per te protestuar ndaj kesaj arritje historike te kombit shqiptar dhe do te deklaronte se ‘NATO eshte nata’!

Ne kete 13 vjetor shpreh mirenjohjen tone me te thelle ndaj te gjithe atyre qytetareve shqiptare, zyrtare, civile, ushtarake, drejtues, politikane qe me punen, mbeshtetjen e tyre bene te mundur anetaresimin e Shqiperise ne Aleancen e Lirise, aleancen me te madhe politike dhe ushtarake te kohrave.

Nje mirenjohje e pakufishme ne kete pervjetor le te shprehim te dashur miq ndaj vendeve anetare ne teresi dhe SHBA, Presidetit George.W. Bush ne veçanti qe me mbeshtjetjen e tyre bene te mundur arritjen me te madhe ne fushen e sigurise per Shqiperine dhe shqiptaret.

https://www.facebook.com/SaliBerisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok