13/12/2024

Sorosi është vrasës! Jo vetëm i Donald Trump!

0
Berisha-Trump

Nga Enver Bytyçi

Para dy javësh u tha në lajme se Sorosi junior kishte rekomanduar likuidimin fizik të Donald Trump, “për ta shpëtuar Amerikën”, sipas mendjes së tij! Të shtunën në mbrëmje ky skenar u vu në zbatim. Një i ri 20 vjeçar qëlloi tetë herë për vrasjen e ish-presidentit Trump, por nuk ia arriti ta likuidonte atë. I riu në fjalë ka thënë se i urren Trump dhe republikanët. Dmth se ai ishte i dashuruar me majtistët si Sorosi. Në çdo pikëpamje që ta marrësh, atentati ndaj Donald Trump rezulton si produkt i ideologjisë majtiste dhe ekstremiste të Amerikës. Aq majtas ka shkuar pjesa demokrate e Amerikës, sa ka kaluar çdo masë maturimi dhe respekti ndaj jetës së njeriut. Se për demokracinë tashmë nuk bëhet fjalë.

Filozofia majtiste e Sorosit ëashtë indoktrinimi dhe përdorimi ose keqpërdorimi i të rinjve. Sipas kësaj filozofie të rinjtë mund të keqpërdoren dhe indoktrinohen deri në kryerjen e atentateve ndaj kundërshtarëve politikë, duke i ushqyer ata me përdorimin e drogës, perversitetin e jet;n e shthurur, pra duke i zhvesh ata nga integriteti moral, politik e njerëzor. Thuhet se Zoti më parë t’i merr mendtë e më pas edhe shpirtin. Sipas këtij parimi, Sorosi të rinjve më parë u merr shpirtin e pastaj i përdor për të likuiduar kundërshtarët e tyre.

Në këtë frymë të sorosizmit ka vepruar në Shqipëri edhe Rilindja dhe shefi i saj, Edi Rama. Në fillim vuri në funksion paratë e grabitura të shqiptarëve për të blerë zgjedhjet dhe opozitën e kapur peng. Më pas përdori të ashtuquajturën “drejtësia e re” me qëllim që ta bllokojë opozitën reale e të vërtetë. Në fund, kur pa se nuk po e ndalon dot popullin të bashkohet me kauzën e opozitës, në tetor 2022, ditën kur në Tiranë ishin shefat e shteteve dhe kryeministrat e vendeve të BE-së, organizoi atentatin kundër Sali Berishës. Qëllimi ishte “ta diskreditonte” atë si udhëheqës i opozitës dhe Partisë Demokratike. Madje në një ditë të shenjtë, kur në Tiranë qenë mbledhur krerët e BE-së. Qëllimi tjetër ishte që atentatori kundër Berishës të vritej nga ata që e siguronin jetën e tij. Por dështuan në të dy qëllimet e tyre. Atentatori u shpall si i sëmurë mendor! Njësoj siç është në të vërtetë frymëzuesi i tij, kryeministri i Shqipërisë.

Më vonë Edi Rama dhe njerëzit e tij organizuani atentatin kundër avokatit të kreut të opozitës. Ishte ky akt i njëjtë me atë që ndodhi të shtunën në mbrëmje në Pensilvani kundër Donald Trump. Por jo me armë zjarri, me armë të ftohta e me grup të strukturuar kriminal. Se është Edi Rama dhe Taulant Balla organizator i këtyre atentateve, dëshmohet kjo edhe nga fakti se atentatorët kundër avokatit të Berishës ende nuk janë arrestuar! Vetëm kur shteti bëhet organizator i akteve të tilla kriminale ndodh që atentatorët të shëtisin të lirë në habitatin e tyre!

Ngjarja e rëndë kundër Trump tregon se të tilla terroriste vijnë gjithmonë pas krijimit të armosferës së urrejtjes dhe hakmarrjes. Këtë klimë e krijojnë liderët politikë. Biden e quajti kundërshtarin e tij “fashist”. Për majtistët e Sorosit “fashistët ekzekutohen”! Por le të rikthejmë në vëmendje retorikën dhe akuzat monstruoze të Edi Ramës kundër opozitarëve dhe kreut të tyre dhe kupton qartë se i vetmi synim i tij është ngjizja e urrejtjes dhe hakmarrjes. Ai ka mundur të përhapë sidomos në PS, idenë sipas së cilës “vetëm Edi Rama është i aftë të përballet dhe ta mundë Sali Berishën”! E për këtë, në këmbim merr mbështetje të pakushtëzuar prej militantëve të tij kamikazë.

Sorosi dhe Edi Rama prodhojnë kësisoj kamikazë, ndërkohë që i akuzojnë si të tillë ata që mbrojnë nderin, dinjitetin, integritetin dhe atdheun e kombin e tyre. Atentati ndaj Donald Trump është një vepër e shëmtuar. Por e majta do ta kalojë këtë situatë, si gjithmonë, duke u distancuar nga akte të tilla. Ama liderët majtistë të formatit të Sorosit fërkojnë duart sa herë nxjerrin përfitime nga aktet terroriste. Në rastin e atentatit kundër Trump ata janë të dëshpruar. Sepse nuk mundën ta likuidojnë atë. Ndërkohë për këtë situatë fajtorë nuk janë vetëm ekstremistët majtistë të indoktrinuar nga ideologjia perverse e Sorosit, por edhe politika e qendrës europiane e më gjerë. Qendra e majtë dhe e djathtë europiane jo vetëm bashkëpunon me dëshirë të dukshme me Sorosin dhe lakejtë e tij kudo që janë, por e nxitur nga ai, i janë bashkuar “luftës kundër ekstremit të djathtë”! Një luftë pa principe, pa rregulla, mizore! Në këtë ekstrem llogarisin edhe Donald Trump. Ndërkohë që analistët e Ramës në Tiranë bënin thirrje para një jane që Sali Berisha dhe PD të izolohen në modelin siç Macron me dredhitë e tij sorosiste izoloi Marine Le Pen në Francë.

Kaq shumë janë verbuar majtistët e Sorosit në luftën kundër të djathtës, sa nuk llogarisin dot as mjetet që zgjedhin në luftën kundër saj. “Qëllimi gjithçka, mjeti asgjë”, ky është modeli i tyre!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok