21/12/2024

SOFRA PUKJANE… E BIZNESIT

0
Sofra-Pukjane-Biznesit

NGA NDUE DEDAJ

“Sofra Pukjane” është një ngjarje e veçantë në Shqipëri, pasi prihet nga biznesmenët pukjanë në Tiranë dhe ata të zonës, mbështetur nga autoritetet vendore të Pukës dhe Fushë-Arrëzit.

Sot u zhvillua në Pukë edicioni i 16-të i saj.

Pata kënaqësinë t’i përgjigjesha ftesës së kryesuesve të kësaj “Sofre”, zotërinjve Tonin Alia dhe Lazër Mëhilli. Aty nuk thuhen shumë fjalë, por rrihen ide, shpallen nisma dhe projekte që kanë të bëjnë me zhvillimin social, ekonomik e kulturor. Lajmi mund të thuhet se ishte ngritja së afërmi e një shtatoreje të Nënë Terezës, në sheshin që mban emrin e saj në Pukë, nismë e biznesmenit të njohur Dedë Maluta. Ndërkohë që Prela, një biznesmen pukjan i ardhur nga Nju Jorku, do t’i vinte në ndihmë një familje që i ishte djegur shtëpia.

Puka nuk surprizon vetëm me agrobiznesin dhe panairet e tij me prodhime bio, turizmin malor, bujtinat, mikpritjen, por dhe me kulturën tradicionale, këngët e Dava Gjergjit e Vitore Matoshit, vallen e Kabashit, bibliotekën e restauruar para do kohësh me fonde të BE-së. Pra edhe libra, krahas birrës së shijshme “Puka”.

Për kurreshtjen e lexuesit, treva që dje përmendej për sharrat e famshme dhe prodhimin e përpunimin e lëndës drusore, ansamblin e mirënjohur të folkut drejtuar nga Ndue Shyti, sot është “mbretëreshë” në tregun shqiptar me katër marka të ujit të pishëm.

Se çfarë peshë kanë ata biznesmenë aq modestë në festën e Sofrës Pukjane, e ndjenë sapo të hysh në kryeqytet, ku ata kanë ngritur lart “skelat” e bizneseve të tyre të suksesshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok