08/10/2024

Sjellja armiqesore e kryeministrit tonë

0

Nga Enver Bytyçi

Kryeministri Rama beri nje status ngushellimi per vrasjen e kryeministrit japonez. Ai shkroi me kete rast: “Sa shumë tronditen themelet e demokracisë kur politikanët shihen si armiq për t’u shkatërruar dhe jo si kundërshtarë për t’u angazhuar”!

Sqarim 1: Edi Rama nuk eshte modeli i kryeministrit japonez. Ne japoni nuk sundon mafia, korrupsioni e krimi. Ne Japoni nuk tjetersohet rezultati i zgjedhjeve. Ne Japoni nuk kishte nje kryeminister arrogant e mafioz, si ky i yni! Ndaj ai iku i nderuar ne amshim!

Sqarim 2: Eshte vete Edi Rama qe i ka pare kundershtaret ne opozite ose si armiq, ose si pengje te tij! Kundershtareve te opozites u ka thene “Ju me hani ate qe s’thuhet”! D.m.th mutin! Ky ka qene modeli i atij politikani, qe ai e konsideron “per t’u angazhuar”! Kur sheh vete armiq, atehere nuk duhet te presesh qe keta “armiq” te sillen me ty si miq! Nese ai eshte tremb nga mitingu i mbremshem, kjo eshte ne ndergjegjen e tij!

Sqarim 3: Pavaresisht se Rama eshte autor i shpalljes se Sali Berishes non-grata, ky i fundit e shpalli Ramen armik per arsye se ai eshte deshmuar si armik i lirise! Armiku i lirise sime, eshte dhe do te jete armiku im! Pa asnje diskutim! Kundrshtar politik eshte vetem ai qe respekton lirine, dinjitetin dhe integritetin e kundershtarit. Sa kohe e urdheron Rama spikeren e tij ne parlament qe t’ia mbyll mikrofonin kryetarit te opozites, me preteksin se “ai eshte non-grata, aq kohe do te deshmoje se eshte armik i opozites”?!

Sjellja armiqesore e kryeministrit tone me opoziten, me shqiptaret, me politikanet e Kosoves, me kedo qe nuk mendon si ai, solli edhe qendrimin e ri te kryetarit te opozites!

A mund te ndryshoje, ndoshta edhe nga frika, tashme Edi Rama? Pra a mund te behet kundershtar e te mos sillet armiqesisht me opoziten?! Nuk e besoj. Edhe po te donte, ai nuk e ben dot! Eshte peng i mafies!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok