14/10/2024

Si ishte mbledhja e parë e parlamentit të vitit 1923?

0

Dossier

Nga Gëzim Llojdia

1.

Mbledhja e parë parlamentit të vitit 1923 është mbajtur në dimrin e këtij viti,  ditën e shtunë rreth orës 3 pasdite . Parlamenti nis punën në seancën eparë parlamentare ku bënin pjesë mazhoranca dhe pakica . Që në seancën e parë deputeti i Gjirokastër bënë një kërkesë mëse të drejtë për shkollat e mbyllura në Gjirokastër. Kryeminstiri i vendit Ahmet Zogu merr fjalën e tij dhe jep shpjegime se thirrja e Ministrit duhet bërë kur të mbrijë buxheti,  duke e arsyetuar se Ministri s’ka mjetet në dorë në kohën,  që diskutojmë . Ndonëse kryeministri A. Zogu bënë këtë kërkesë pakica e detyron shumicën,  që Ministri i Arsimit të jetë i thirur në parlament për shkollat e mbyllura në Gjirokastër .Ajo,  që thekson gazeta:” Kombi” në fjalë është se Parlamenti shqiptar i vitit 1923 ka pritur me entuziasmë një telegram të At Vasil Markut,  që uron këtë sesion parlamentar në emër të Këshillit të Naltë të Kishës Ortodokse Autoqefale .

2.

…Gazeta shkruan:E shtune 3 mars ora 0ra 3 .1923 .Kryetari i përkohshëm Z.Ibrahim Xhindi .Këndohen aktet,  që mritën në zyrën e Kryesise .Shënojmë se janë pritur me shumë kënaqësi kontrata që qeveria lidhi me një shoqëni italiane për punimin e tokave që janë ndërmjet Vjosës dhe Shkumbinit,  kontrata që është bëmë më një shoqëni Suise,  që detyrohet të punojë me system modernë për dhjetë vjet njëqind hektarë tokë,  ku të mos dëmtohen interesat e bujkut tonë . Pritet me brohori një telegram i At Vasil Markut,  që uron këtë sesion parlamentar në emër të Këshillit të Naltë të Kishës Ortodokse Autoqefale .

…Z. K Tasi deputet i Gjirokastrës propozon,  që të thirret Ministri i Arsimit që ti jap ç’koqitje mbi mbylljen e disa shkollave në Prefekturën e Gjirokastrës .

A.Zogu, Kryeministër, bani një vërejtje se që të mos humbet kot koha, kjo çështje mund të bisedohet tashi për së shpejti,  kur të vështrohet buxheti, çështja gjen vendin e vet e shqyrtohet tue pas përpara elementat qe i duhen Parlamentit për një gjykim të arsyeshëm dhe për me marrë masat,  në qoft se lypen .Shumica është e këtij mendimi, por disa kundërshtojnë .

Vllamasi deputet i Korcës : Ska asnjë vlere praktike bisedimi sot pse pa vështruem buxhetin e, ri s’është  e mundur çelja e shkollave qe bisedojmë sot,  këto janë reklama,  as tjetër .

Flasin Këlcyra,  Virion,  Shuqri Peqini,  I .Pejani, Imzot Noli, K.Tasi .Medi Frashëri, Fazlli Frashri pro e kundër .

Eshref Frashëri thotë : Ne jemi jashtë rrugës .Çështja është kjo ! Pranohet pyetja,  a nuk pranohet ? Ta vëmë në votë !

Kryeministri .S’është se na nuk e pranojmë pyetjen, por vrejmë se Ministri në qoftë se dëshiron,  me pranuem cështjen e shkollave të mbyllura, sot për sot ska mjete në dorë  e prandaj duket më i arsyetueshëm vështrimi i pyetjes kur të bisedojmë buxhetin .

Kryetari jep pesë minuta pushim . Mbas pushimit,  që të mos humbet kot koha, shumica pranon kërkesën e pakicës vendoset me zanë të plotë thirrja e Ministrit të Arsimit e fillon zgjedhja e kryesisë me vota të mfshehta . Përfundimi është ky :

Kryetar: Eshref Frashëri me 35 vota .

Nënkryetar Leonidha Frashëri me 31 vota .

Sekretar Milto Tutulani me 48 vota.

Kujdestar Mazar Këlleci me 30 vota .

E hënë 5 mars ora 3 .Kryetar Eshref Frashëri :Numri i parë i rendit të ditës asht:Rregullamenti i parlamentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok