13/12/2024

Si e Njoha Kadri Manin?

0
Kadri_Mani

Kujtime për Kadri Manin

Nga Fazli Maloku

Vjeshta e vitit 1965. Në shkollën tetëvjeçare të fshatit Kolaj(ish Koliq) isha pranuar në detyrën e mësuesit. Kisha mbaruar 3 ite të shkollës Normale. Për veq dëshirës së madhe që ta kryej këtë detyrë të shenjtë,ndjeja se isha i papërgatitur në shumë drejtime. Për fatin e mirë, aty gjeta shokë të çmuar: Kadri Manin, Idriz Zeqiraj, Xhelil Rama-drejtor shkolle e të tjerë. Kadriu, duke hetuar zbraztësitë e mia, filloi të punoi me mua si mësuesi i mirë me nxënësin. Fillimisht më ofroi ta lexoj romanin Gjarpijt e Gjakut, të Adem Demaçit, i botuar në dy numra të Revistës letrare “Jeta e Re”. Idrizi, kishte sjellur nga shtëpia libra e romane me dhjetëra sosh dhe i kishte vendosur në dhomën ku banonim. Kadriu, me pedantërinë e tijë, me veshjen elegante, me afërsinë vëllazërore që të afronte, të përvetësonte me të parën. Ishte një pedagog i shkëlqyer. Kadriu dhe Idrizi, në disa raste, ua blinin nxënësve skamnorë veshjen që nga opinga e gjerë në kapelë, vetëm të mos e ndërprenin mësimin. Por, veprimtaria e Kadriut nuk mbaronte me përfundimin e orarit mësimor. Kadriu, lëvizte legje më lagjë,fshat më fshat, në Malësinë e Gallapit të Prishtinës, për tu njohur më përsafermi me hallet e shumëta të fshatarëve skamnorë. Pushteti pushtues,ua kishte lëshuar mbi supe policët e uniformuar, spiunët pa uniforma, administratorët e zyrave civile, tagrambledhësit e gjerë tek rojet e pyjeve. Banesa e Kadriut në fshatin Keqekollë ishte shëndrruar në një advokaturë të vërtetë, ku shkruheshin: lutje,kërkesa, ankesa e padi në mbrojtje të interesave të fshatarëve, në veçanti të atyre skamnorë. Kadriu ishte mishëruar me jetën e vështirë dhe ju ipte shpresa e kurajo dhe guxim që të mos nënshtrohen duke ua kthyer shpresën e humbur. Kadriu ishte i gatshëm të sakrifikonte jertën e tijë duke mbrojtur fshatarin skamnor. Një fshatar i Keqekollës kishte një arë vizavi me oborrin e shkollës sonë nga e cila arë mundihej tua siguronte bukësn familjes. Por, derrat e Dragan Filipoviqit, zv komandant në stacionin policor në Keqekollë, për çdo pranverë ia lavronin arën, bile herëherë edhe oborrin e shkollës sonë. Ky zullumçar, ishte i njohur për për të bëmat e tijë antishqiptare. Fshatari ia qan hallin Kadriut. Ky e pyet fshatarin: A ke pushkë në shtëpi? Po. Ia kthen fshatari. Shko merre pushkën me fishekë, eja te ara. Vrasin dosën, e cila posa kishte pjellur jo më pak se 13 derrkucë. Kjo ngjarje u përhap si era në gjithë Gallapin. Çeshtja vajti gjerë tek organe më të larta të Krahinës së Kosovës. Në shkollën tonë erdhi përsonalisht Xhevdet Hamëza, sekretar i Sekretariatit të Punëve të Brenshme të Kosovës, një goxha burrë. Na futi në një klasë policë e punëtorë të arsimit. Problemet dhe raportet të jetë të ashpërsuara polici-punëtorë të arsimit u shoshitën me orë të tëra, në një atmosferë shpërthyese. Xhevdet Hamëza mbajti qëndrim parimor. Mori vendim që Dragani të transferohej menjëherë si fajtor! Kjo fitore u arrit falë aftësisë dhe guximit të të madhit-Kadri Mani.

Formimi i Organizatës Ilegale “Partia e Luftës”

Muaj maj 1983. Kadri Mani erdhi nga burgu i dytë nëntëvjeçar. E martë, ditë tregu në Prishtinë. Rastisi që në Tregun e GJelbërt të takoi Kadriun, ashtu siq e kisha dëshiruar. Fillimisht shikuam njëritjetrin me mallëngjim e dashamirësi. Pastaj u përshëndetëm dorë me dorë. Vazhduam të hecnim nepër treg sikur dëshironim të blinim diçka për të blerë. Me iniciativën time u futëm në një çajtore e quajtur “Kafeja e Fetah Penuhës”, e njohur për të keq dhe kujt do ti shkonte mendja se aty do të qëndroi Kadri Mani. Pyetja ime e parë për Kadriun ishte: Shoku Kadri, do ta pushosh pakëz këtë shpirtin tënd gjerë sa ta marrësh vetën apo do të veprosh? Përgjigja si zakonisht ishte e prerë.”Nuk kemi kohë për pushime, duhet vepruar”. Pastaj më pyeti: Ka ende shqiptarë që kanë vullnetin dhe guximin të veprojnë”? Kishte parasyshë se në vitet 1981-83, kishin rënë në burgjet serbo-jugosllave mijëra shqiptarë duke u dënuar me shumë vite burg. UDB-ja, kishte arritur ti zbuloi po thuaj të gjitha grupet dhe organizatat ilegale të deritashme, të cilat vepronin në gjithë trojet Arbërore nën pushtimin jugosllav. Shqiptarët jetonin në panik. Ishte krijuar bindja e rrejshme, e propoganduar nga njerëzit e pushtetit pushtues, sidomos nga UDB-ëja, se në çdo familje shqiptare ka depërtuar sigurimi me njerëzit e tijë. Në Beograd, udhëheqja shtetërore serbo-jugosllave ngrehnin dolli, duke gënjyer vetën, se me shqiptarët në Jugosllavi përfundimisht e zgjidhëm problemin dhe për një kohë të gjatë nuk do të ju shkojë mendja të mirren me veprimtari armiqësore ndaj shtetit. Përgjigja ime ishte. Po, do të gjejmë, njëri nga ta është ky që po bisedon me ty. Kadriut i shkëlqyen sytë nga gëzimi. U morëm vesh për takimet e radhës. Gjatë ditës me orar pune, takimi do të realizohet në dyqanin e rrobaqepsisë “Nora”, pronar, Mustafë Gashi. Aty punonte edhe vllai im Nebihu. Takimet e natës në shtëpitë tona. Në familjen time Kadriu prezentohej me nofkën “Katrani”, ndërsa unë në familjen e tij “Mësuesi”. Në Organizatën “Partia e Luftës, Kadriu mbante emrin konspirativ “Shpata”ndërsa unë “Shpati”.

Organizatën “Partia e Luftës” e formuan: Kadri Mani, Rexhep Mala, Nuhi Berisha dhe nga jashtë, Xhafer Shatri. Meqenëse në organizimet e mëhershme ilegale veprohej me metodën “TRESHE”ishte nxjerrur konkluzioni se kjo metodë nuk dha rezultatet e duhura, sidomos në ruatjen e konspiracionit, drejtuesit e organizatës “Partia e Luftës”morën qëndrim që të punohet me metodën e re “DYSHE”, që rrjedhimisht doli mjaftë e suksesshme. U krijuan edhe organet drejtuese të organizatës:

Shtabi Profesional

Shtabi Qendror

Shtabet Rajonale dhe

Shtabet Lokale

Në një takim pune në shtëpinë time, me Kadriun, u përcaktuan drejtuesit e Organizatës për qytetin e Prishtinës. Qyteti u nda në dy pjesë gjeografike Veri-Jug. Vija ndarëse ishte rruga që vinte nga Fushë Kosova për në Malet e Gërmisë. Pjesën jugore do ta mbulojë “Celula e Parë”(Kadri Mani dhe Ramush Jashari). Pjesën veriore të qytetit , “Celula e Dytë”do ta mbulojnë (Fazli Maloku dhe Sokol Duraku). Përveq Organeve Drejtuese të Organizatës, u caktuan edhe “gradat”për anëtarët e partisë. Grada e vetme “Marshal” iu dedikua, Adem Demaçit. Dita-ditës, Organizata rritëte shtatin e saj duke marrë shtrirje dhe formimi i “Celulave”në gjithë territorin e Kosovës. E vetmja komunë e cila mbeti e pambuluar me celula ishte komuna e Besianës-ish Podjeva, e cila do të duhej të lidhej me aktivitete me SHalën e Bajgorës, ku tashmë nga patrioti i shquar, revolucionari, Mehë Uka (tani dëshmor)ishin krijuar celulat.

Dhjetor,1983. Kah fundi i këtij muaj, Kadri Mani, do të vizitoi Shqipërinë. Në Shqipëri, siq shpjegonte Kadriu, nuk i plotësohet dëshira për ta takuar Enver Hoxhën, për shkak të shëndetit të dobët të Enverit, por kjo mbahej tepër sekret nga Shteti Shqiptar. Realizon takim e Nexhmije Hoxhën. Kadriu shpjegonte: Me Nexhmijen biseduam orë të tëra. I shpjegova gjerë ku është ardhur niveli i organizimit të Organizatës “Partia e Luftës”. Kërkesa ime dhe e Organizatës ishte që Shqipëria të na mbështes si dhe të na furnizojë me armatim për një kryengritje të armatosur kundër Jugosllavisë me qëllim të çlirimit të Kosovës dhe pjesve tjera shqiptarë dhe bashkimi me Shtetin Amë-Shqipërinë. Nexhmija më dëgjoi me vëmendje dhe foli: Kam besim të plotë në gjithë atë që ju shpjeguat. Por, gjendja dhe rrethanat e brenshme të Shqipërisë me Enverin e sëmurë si dhe faktori i jashtëm nuk janë në favorin tonë. Të filloj kryengritja e armatosur në Kosovë sot, në këto rrethana do të ishte vetëvrasje jo vetëm për Kosovën, por edhe për Shqipërinë. Porosia ime është, ju ta ruani si gjerë më sot e ta kultivoni në popull edhe më tutje dashurinë për Atdheun, urrejtjen për pushtuesin, frymën luftarake për çlirim e bashkim, frymën e lirisë. Kosova do të çlirohet vetëm atëherë kur të shkatërrohet Federata Jugosllave. Rruga për çlirim do të jetë e gjatë dhe e vështirë,por, kjo ditë do të vjen e sigurtë. Kadriu, nga kjo vizitë u kthye mjaftë i dëshpruar. Neve ne porositi: Të punojmë edhe më tutje me këtë vrull, me këta hapa të sigurtë drejt lirisë, duke u mbështetur në forcat tona. Jam shumë i sigurtë se Dita e Çlirimit, Dita e Lirisë do të vijë!

Fillimi i vitit 1984, do të jetë edhe fundi tragjik i Organizatës “Partia e Luftës”. Vrasja e Rexhep Malës e Nuhi Berishës, si dhe arrestimi i Kadri Manit, tri shtyllat kryesore themeluese të Organizatës, nuk la mundësi për të vazhduar aktivitetin më tutje sipas programit të saj. Megjithate, fryma liridashëse-revolucionare e Organizatës “Partia e Luftës”për çlirim dhe bashkim kombëtar u manifestua tek brezat gjerë tek Dalëzotësja USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS ( UÇK) e cila realizoi pjesërisht amanetin e heronjve e dëshmorëve të Kombit të të gjithë brezave. Fakti se me arrestimin e Kadri Manit, falë qëndrimit të tijë titanik dhe konspiracionit të shkëlqyeshëm e punës në “DYSHE”, nuk u zblua qoftë një “celulë” e vetme e Organizatës është një dëshmi e padiskutueshme për rezultatin e dëshirueshëm të saj.

Kadri Mani, i denuar me 25 vite burg dhe mbi 17 vite burg të mbajtura, do të mbetet njëri nga kolosët më besnikët, më revolucionarët, ndër ma të merituarit me përmasa kombëtare shqiptare, idealisti i papërmirësuari gjerë në frymën e fundit për çlirimin e tokave Arbërore nga pushtuesi jugosllav dhe bashkimi i tyre me Nënën Shqipëri.

I paharruar për jetë e mot, i madhi, Kadri Mani!

Lavdi jetës e veprës të Kadri Manit

Lavdi gjithë heronjve e dëshmorëve të Kombit të të gjithë brezave!

Fazli Maloku, Prishtinë, 8 tetor 2022 (Akademi Përkujtimore me rastin e dhjetëvjetorit të ndarjes fizike të Kadri Manit)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok