22/11/2024

Shume gjurme te cojne te ai, Basha!

0

Nga Enver Bytyçi

“Sali Berisha nuk është përgjegjës për 21 janarin, ai ka qenë në zyrë dhe urdhri është dhënë nga ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha”. Kjo eshte deklarata e mbremshme e ish-ministrit te Mbrojtjes ne kohen e ngjarjeve te 21 janarit 2011, Arben Imami. Ai ishte deshmitar okular i ngjarjeve dhe i veprimeve te kryeministrit dhe qeverise!

Nga dita kur Lulzim Basha leshoi akuzen per perfshirjen e shefit te tij, Berisha, ne ato ngjarje kam menduar se ketu ka dicka qe lidhet me Lulin, asokohe minister i Brendshem. Kamerat e kane fiksuar te vetem ne taracen e kryeministrise me nje radio ne dore. Nese Berisha ka qene ne zyre me ministra dhe bashkepunetoret e tij, atehere perjashtohet mundesia qe ai te kete dhene urdher per te qelluar mbi demonstruesit.

Por a ka mundesi qe Basha te ishte korruptuar ne grupin e zjarrit politik te asaj date?! Shperthimi i tij ndaj Sali Berishes keto kohe, nuk lidhet thjesht me reagimet politike. Shperthimi i tij deri te akuza per vitin 1997, per vrasjet e 21 janarit, per “korrupsion” shkojne pertej emocioneve te momentit.

Por ka edhe nje element tjeter qe duhet marre ne analize: Perpjekja e Bashes per te pervetesuar meritat e kryeministrit Berisha per nenshkrimin e Marreveshjes se Stabilizim-Asocimit me BE-ne, per pranimin e Shqiperise ne NATO, per liberalizimin e vizave etj. Ky Luloja duket se paska jetuar prej me shume se nje dekade me kompleksin e humbjes se “meritave”!

Nderkaq Ben Imami ben edhe nje lidhje tjeter: Per merite te 21 janarit, kater muaj me vone Luli u be kryetar i Bashkise se Tiranes, ndersa me pas Edi Rama kryeminister. Per shkak te bashkepunimit me 21 janar, Lul Basha terhoqi ne koalicionin me PD-ne Bamir Topin dhe po e perdor sot si top obuz kunder Berishes!

Shpresoj te mos jete i vertete bashkepunimi i Lulzim Bashes me Edi Ramen, Bamir Topin dhe Ina Ramen me 21 janar 2011. Por shume gjurme te cojne te ai! Vrasjet u kryen kur protesta ishte qetesuar. Kush qe i interesuar te ndodhnin ato ne kete moment kur nuk rrezikohej godina e kryeministrise?!

Kush ka ndjek filmin per Abdyl Hamitin e di se brenda oborrit tradhtaret shiten si heronj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok