25/03/2026

Shteti pa referendum si shtëpia pa kulm!

0
Florim-Zeqa1

Shkruan: Florim Zeqa

Përderisa zgjedhjet e lira dhe demokratike janë test dhe vlerë e demokracisë, Referendumi është instrument për marrjen e vullnetit të popullit për ndryshime të thella që prekin aktin më të lartë juridik të vendit- Kushtetutën dhe rendin demokratik!

Referendumi në Itali shëmbull i verdiktit të qytetarëve të lirë

Më 22 dhe 23 mars 2026, në Itali u mbajt Referendumi popullor për reformën në drejtësi. Reforma në drejtësi u refuzua nga shumica e popullatës që dolën në votim.

Rezultatet përfundimtare konfirmuan fitoren e votës “Jo”, e cila arriti në 53.74% të votave. Vota “Po”, megjithatë, mori 46.26%. Pavarësisht mobilizimit të mbështetësve të iniciativës për ndryshim, vullneti i qytetarëve e ka bllokuar përfundimisht projektligjin për ndryshimet kushtetuese.

Me këtë votim, qytetarët zgjodhën të ruanin strukturën aktuale të sistemit gjyqësor, duke refuzuar të jepnin pëlqimin për ndarjen e karrierave dhe ndryshimet e tjera kushtetuese nga Parlamenti.

Reforma parashikonte ndarjen e karrierave të gjyqtarëve dhe prokurorëve sipas një shorti dhe krijimin e një Gjykate të Lartë Disiplinore, përgjegjëse për dhënien e dënimeve disiplinore kundër atyre prokurorëve dhe gjyqtarëve që tregojnë përformancë të dobët në ndarjen e drejtësisë.

Me fitoren e votës “Jo” u ruajt rendi aktual kushtetues dhe u pengua ndarja e karrierave gjyqësore sipas parashikimeve të parashtruesve të kërkesës për ndryshim në në sistemin e drejtësisë.

Kosova me Kushtetutë të harrnuar dhe pa Referendum

Kosova e shënoj 18 vjetorin e ekzistencës si shtet i pavarur dhe sovran, me institucione të brishta dhe pa Referendum Popullor!

Si pasojë e një kushtetute të harrnuar me amandamente të kushtetutave të huaja, asnjë ligj nuk po na përshtatet, asnjë palë zgjedhje nuk po na kryejnë punë për krijimin e institucioneve të reja pa telashe të vjetra!

Bllokadat institucionale dhe ngërçet politike po na përcjellin pas çdo procesi zgjedhor!

Si pasojë e barrikadimit të partive politike, përkatësisht të koalicionit fitues dhe partive humbëse kundër njëra-tjetrës, pothuajse pas çdo procesi zgjedhor po kërkohet interpretim i akteve juridike nga Gjykata Kushtetuese për dalje nga situatat bllokuese!

E gjithë kjo po ndodhë shkaku i vakumeve ligjore në çdo amandament kushtetues, i cili po i lë hapësirë interpretimi secilit bllok politik sipas orekseve partiake, madje edhe të injorantëve juridik!

Shteti i Kosovës pa ‘Referendum Popullor’ ka mbetur si shtëpia pa kulm, ku secili subjekt politik e kërkon një “kënd” më të sigurtë për të shpëtuar nga reshjet e anomalive ligjore! Të gjitha partitë, pa dallim, pushtet dhe opozitë kanë mbetur nën mëshirën e Gjykatës Kushtetuese si do t’ua “prejë teshat” pas ankimimit për secilin rast, në veçanti tani për zgjedhjen e presidentit/tes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok