26/12/2024

Shtatorja që nuk i bën nder askujt!

0
Shtatorja-Rugova-Podujeve

Shkruan: Florim Zeqa

Përurimi i shtatores së presidentit Rugova në Podujevë nga kundërshtarët politikë, nga Lëvizja Vetëvendosje, nga ata që dje e atakonin pamëshirshëm duke e aukuzuar si kolaboracionist me armikun dhe tradhtar të kombit. Madje kur ndërrojë jetë Rugova, i njëjti subjekt politik që sot i ngriti permendore Ibrahim Rugova i kishte akuzuar PDK-në dhe AAK-në pse kishin shkuar në varrimin e tij!

Shtatorja e ndërtuar pa moral politik

Duket qartë, se Albini Kurti i joshur nga vota e elektoratit të LDK-së në vitin 2021 dhe nga frika e humbjes së pushtetit në zgjedhjet e 9 shkurit 2025, përseri shigjetat i ka kthyer kah LDK-ja. Mirëpo, kësaj radhe Albin Kurti e ka ndërruar çasjen, jo me sulme dhe akuza si më parë, por me “dashuri” dhe “respekt” maksimal ndaj vlerës më sublime të LDK-së-Ibrahim Rugovës!

Konvertimi skandaloz i Albin Kurtit nga kundërshtar në adhurues të Ibrahim Rugovës e shpërfaqë tendencën e manipulimit të ish eksponentëve të LDK-së në listën e Vetëvendosjes!

Ngritja e pamoralshme e shtatores dhe përulja e pasinqertë para varrit të Rugovës paraqesin kulmin e mashtrimit të elektoratit të pavendosur kosovar.

Ngritja e Albin Kurtit në piedestalin më të lartë përmes elektoratit të LDK-së e shpëfaq tradhtinë epokale të Vjosa Osmanit ndaj elektoratit rugovian.

Shtatorja e Rugovës në Podujevë e ngritur nga LVV-ja paraqet hipokrizinë dhe tradhtinë më të madhe të këtyre 25 viteve në Kosovë. Ndërtimi i një shtatorje pa moral politik nga ata që e shkatërruan trashëgimin rugoviane në LDK!

Ata që e zbuluan shtatoren e Rugovës në Podujevë janë rrënuesit dhe shkatërruesit më të mëdhenjë të partisë rugoviane në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

E themë me përgjegjësi, se edhe përkundër vërejtjeve dhe kritikave të shumta, trashëgimtare legjitime, e vërtetë dhe e pakontestueshme e vazhdimësisë rugoviane është LDK-ja dhe nuk mund të jetë asnjë subjekt tjetër politik në Kosovë!

“GUXO” po shuhet në hirin e ngritjes së LDK-së

Doli të jetë e vërtetë ajo që e kam thënë afërsisht një muaj më parë në shkrimin autorial “GUXO” drejt shpërbërjes përfundimtare”, përmes të cilit e paralajmërova shuarjen e këtij subjekti politik. Tashmë kur ka përfunduar definitivisht dielli për lidhje koalicioni mes LVV-GUXO, “guximtarët” janë të detyruar të shkrihen në LVV ose të ikin prej saj, ngase nuk kanë alternativë të dytë për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.

Ana tjetër e medaljes së shtatores së Rugovës në Podujevë rikonfirmojë përçarjen që ekziston mes presidentes Vjosa Osmani dhe partisë së dikurshme të saj, Listës GUXO, përkatësisht bashkëkryetares Donika Gërvalla, minsitre e Jashtme dhe e Diasporës, të cilës nuk ia dha as dorën duke e lënë me buzëqeshje të ngrirë para të gjithë pjesëmarrësve në përurim!

Vjosa Osmanit si themeluese e partisë GUXO, nuk i mbetet gjë tjetër veçse ta ç’regjistrojë këtë subjekt në KQZ, e jo t’ua lë në duar manipulantëve dhe yryshinkëve të pushtetit, të cilët nuk kanë ide dhe as vizion si të ecët përpara e lërë më t’i ofrojnë diçka të mirë qytetarëve të vendit nga lista e subjektit antirugovian!

Shpërbërja dhe shuarja definitive e GUXO do të bëhet në hirin e ngritjes së LDK-së!

Kohima i elektoratit në shtëpinë e vjetër është nderë dhe detyrim historik për ta mbrojtur amanetin Ibrahim Rugovës në përballje me sfidat e kohës.

Në gjithë lojën elektorale me shtatoren e Rugovës në Podujevë, enigmë mbetet, se kush e ngriti dhe kush e financoj një projekt kaq madhor, pushteti lokal apo ai qendor?! Qytetarëve të Kosovës ju interesojnë burimet financiare dhe kostoja e shtatores së Rugovës, të ngritur nga antirugovistët në qytetin e drejtuar nga LVV-ja!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok