07/10/2024

Shqiptari që konkuron për deputet në GJERMANI në zgjedhjet e vitit të ardhëshëm

0

Nga Sabere Emshiu, Shyqyri Fejzo

Sami Musa, politikan i “Partisë liberale – FDP-së së Hamburgut me origjinë shqiptare, u zgjodh nga anëtarët e partisë liberale të shtunën e kaluar në vendin e tretë për zgjedhjet parlamentare të Hamburg që do të mbahen në vitit e ardhshëm. Integrimi në Europë, një objektiv parësor i politikës  të vendeve të Ballkanit Perëndimor në kushtet e zhvillimeve të sotme. Është fakt se ky është një kurs i përgjithëshëm dhe i pakthyeshem të këtyre vendeve e popullatës së tyre. Ai (integrimi), siç del dhe nga faktet, është një proçes i komplikuar ku mpleksen probleme ekonomike, poltike e sociale të cilëve u duhet dhënë zgjidhje, jo vetëm nga vendi ynë, por edhe ne vendet drejt të cilave synohet të ketë lëvizje të konsiderueshme demografike.

Një hap konkret që duhet njohur, na e jep shëmbulli i qytetit metropol të Gjermanisë, Hamburgu. Nuk po ndalim në statistikat e treguesat e këtij qyteti, të cilat janë të pa krahasueshme, si për  numurin e banorëve, prodhimin industrial, vëllimin e transportit ujor, hekurudhor urban e interurban,etj. Qyteti dhe rrethinat që përfshihen në të ka Parlamentin e vet, Qeverine e vet, brenda Republikës, buxhetin e vet etj. Në këtë formë është kombinuar drejtimi e organizimi i pushtetit lokal me atë kombëtar, pa prekur problemet e interesat jetike të vendit. Nga ana tjetër, në këtë mënyrë është zhvilluar nisiativa e vetveprimi i pushtetit lokal, duke çliruar energji të mëdha në dobi të  komunitetit dhe  të ekonomisë. Me theks në këtë shkrim do të ndalim në zgjedhjet lokale që u zhvilluan para katër vitesh ku u zgjodh deputet dhe Sami Musa, me origjine shqiptare. Roli i tij në Parlament ka qënë i ndjeshëm dhe ndikues për probleme që kanë dalë në vazhdimësi të lidhura dhe me shqiptarët e Shqipërisë,Kosovës Maqedonisë së Veriut e kudo që jetojnë shqiptarë.

Cili është Sami Musa? Një kandidat me moshë relativisht të re. Kjo është njëra anë. Ana tjetër, jo më pak e rëndësishme është dhe fakti që Samiu në moshë riniore është aktivizuar dhe afirmuar si një drejtues i aftë me njësitë organizative të rinisë. Ai duke punuar me këmbëngulje e durim, me argumenta e fakte në vazhdimësi, fitoi besimin e të rinjve e të rejave. Nuk ka aktivitet me karakter masiv ku Samiu mos ketë marrë pjesë. Në vecanti periudha gati katërvjecare si deputet atë e ngriti më lart, u bë më i pjekur, ngritës dhe ndjekës i problemeve që dilnin, i qetë dhe objektiv.

Sami Musa, politikan i “Partisë liberale – FDP-së së Hamburgut me origjinë shqiptare, u zgjodh nga anëtarët e partisë liberale të shtunën e kaluar në vendin e tretë për zgjedhjet parlamentare të Hamburg që do të mbahen në vitit e ardhshëm. Babai i tij, Xhelil Musa, erdhi në Hamburg në vitin 1970 si një nga punëtorët e parë (Gastarbeiter) nga Kosova, ku hapi disa hotele dhe restorante. Me gjithë aktivitetet e shumta afariste, krahass punës së tij në gastronomi, ai iu fokusua me përkushtim gjigant mbarë diasporës shqiptare, për të cilën ishte gjithmonë i përkushtuar, si në kulturë, sport edhe në urelidhjet politike mes institucioneve shterore të Hamburgut dhe të Kosovës së asajë kohë të vështire. Për këto veprimtari, ai u nderua me çmimin “Nënë Tereza”. nga Presidenti i Shqipërisë. Këtë përkushtim ndaj komunitetit shqiptar tani po e vazhdon edhe biri i tij, Sami Musa si deputet në perlamentin e Hamburgut prej 2020. Që nga shkurti i vitit 2023 Sami Musa është nënkryetar i Partisë Liberale (FDP) në Hamburg dhe delegat Federal i Partisë Liberale. Së bashku me eurodeputeten dhe nënkryetaren e Partisë ALDE (Alliance of Liberals and Democrats for Europe group ) Svenja Hahn ishte në Kosovë dhe diskutoi për shqetësimet e vendit me Presidenten Osmani dhe organizata të tjera. Takime të mëtejshme për të ardhmen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë planifikuar për vitin 2025 Ndër disa aktiviteteve të ndryshme, Sami Musa është angazhuar për – njohjen e patentës shqiptare për shoferë, – liberalizimin e vizave të Kosovës dhe mundësinë për mbajtjen e dyshtetësive. Ai ishte gjithashtu mbeshtetes i një partneriteti midis shkollës Karl Gega në Tiranë dhe një shkollë profesionale në Hamburg. Veç kësaj, ai po përpiqet të zgjerojë programet e shkëmbimit midis universiteteve të Hamburgut dhe universiteteve në Evropën Juglindore. Si pjesë e punës së tij në programin zgjedhor të FDP-së në Hamburg, ai shkon një hap më tej dhe bën thirrje aktive për partneritete strategjike mes Hamburgut me Tiranën dhe Prishtinën. Ai vetë ka lindur në Hamburg, por Musa thekson vazhdimisht: Nuk do t’i harroj rrënjët e mia!

Sabere Emshiu, Shyqyri Fejzo

Hamburg, Shtator 2024

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok