22/12/2024

Shqiponja e parë zyrtare e shtetit shqiptar

0
Shqiponja zyrtare e shtetit

Nga Kastriot Dervishi

Ndonëse shteti shqiptar shpalli pavarësinë në vitin 1912, për kushtet në të cilat u ndodh, nuk pati kohën e duhur për t’u marrë me simbolet e veta. Në vitet 1912-1922, qarkulluan disa lloje shqiponjash dykrenore në flamur, ndërsa në shkresa zyrtare format ishin nga më të çuditshme. Për t’i dhënë kësaj anarkie, Këshilli i Ministrave, pas këshillimesh me ministrin shqiptar në Londër, vendosi një model shqiponje, i cili do përdorej te flamuri kombëtar, si dhe në shkresa zyrtare. Në njoftimin e Këshillit të Ministrave thuhej:

“Duke qenë se forma e shkabës së flamurit kombëtar, e ajo e vulave zyrtare nuk i ngjajnë njëra-tjetrës, pasi në disa vende shkaba i ka krahët përpjetë e në disa vende të tjera, përposh, për t’i dhënë fund kësaj çështjeje fort me rëndësi e kështu për të pasur një formë shkabe të vetme, Këshilli i Ministrave, mbi propozimin nr.51/19, datë 2.6.1922 të Legatës Shqiptare në Londër, përcjellë me shkresën nr.1481/1, datë 18.6.1922 të Ministrisë së Punëve të Jashtme, me vendimin nr.608, datë 7.7.1922, Këshilli i Ministrave vendosi që nga katër shkaba të zografisura në Londër, të pranohet ajo nr.3, të paraqitur me shkresën e sipërme, kopjen e së cilës po ju paraqitet këtu ngjitur për të autorizuar gjithë zyrat për veprim”.

Vendimi është nënshkruar nga kryeministri e zëvendësisht ministri i Punëve të Jashtme, Xhafer Ypi; ministri i Drejtësisë e zëvendësisht ministër i Financave dhe ministri i Luftës, Ismail Tatzati.

Në vitin 1926 u miratua një dekretligj për stemën dhe flamujt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok