13/10/2024

Lamtumirë Ilia Ylli Luka

0

Nga Keze Kozeta Zylo

Familja Luka dhe komuniteti shqiptar në Nju Jork u tronditën këto ditë me lajmin e hidhur për largimin e parakohshëm të Ilia Ylli Lukës nga kjo botë. Lajmin e ka dhënë fillimisht në rrjetet sociale zonja Isidoros Beti Tsamblakos, Presidente e Organizatës së Grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi” dhe mike e familjes së Yllit.

Lajmi i vdekjeve është gjithmonë i trishtuar, i akullt, por kur ka ikje të parakohshme  bëhet edhe më tronditës, sidomos kur je në Diasporë jashtë vendit ku kemi lindur dhe jemi rritur.

Yllin e takuam herët në kolegj me gruan e tij fisnike Agathia Luka dhe që atëherë nuk jemi ndarë më. Vërtetë emigracioni na hodhi dhe na ndau nga Atdheu, por edhe këtu kemi krijuar një Shqipëri të vogël, me miq e shoqërues që i gjendemi njëri-tjetri në të mirë e në të keq…

Ylli Luka kishte një mirësi të lindur nga prindërit e tij. Motoja e tij ishte: “Bëj mirë dhe Zoti ta shpërblen”. Ylli Luka ishte bujar, fisnik, human dhe shumë mikpritës. Këto cilësi i thonë të gjithë njerëzit që e njohin dhe që e kanë ndihmuar. Dera e tyre ka qenë e hapur për këdo që ka pasur nevojë. Janë disa shembuj që mund të sjellë, por do të ndalem te një artiste shqiptare Ludmilla Baballëku që e takuam në studion e TV “Alba Life” në Staten Island për një intervistë. Ajo u soll me makinë nga Brooklin-i nga Ylli Luka me Agathinë të cilët e mbajtën për një kohë të gjatë në shtëpinë e tyre plot dashuri dhe respekt. Ylli Luka i donte dhe i mbështeti artistët dhe e solli të promovohej në një TV në Nju Jork si Alba Life.

Po sjellë pranë jush një fragment ngushellimi të shkruar nga Ludmilla:

“Nuk mund ta besoj këtë lajm të hidhur për largimin nga kjo jetë të intelektualit të mirëfilltë të mrekullueshëm, zotit Ilia Ylli Luka, njeriu aq i dashur, që së bashku me familjen e tij të bukur u bë streha e ngrohtë e shumë shqiptarëve në Brooklyn, New York.

Unë isha një prej tyre dhe e konsideroj veten më me fat që për një periudhë të gjatë kohore familja Luka u bë kaq e ngrohtë me mua.

Mes lotëve që nuk i ndaleshin Agathisë për aq kohë sa biseduam në telefon me Qemalin, ajo tha se nuk e kuptonte dot jetën pa Yllin. Ai ishte një human i madh, prindërit e mi, Mitroja dhe mami im e donin dhe e respektonin gjithmonë pa kushte. Na trishtoi shumë, shumë, vazhdoi Agathia mes lotëve të nxehtë e të pakomandueshëm në këto raste tragjike…

Ai ka qenë një aktivist i njohur në komunitet si dhe në Kishën Ortodokse në Queens, ku anëtarët e Kishës atje flasin me fjalë miradie.

Pak histori nga jeta e Tij

lia Ylli Luka ka lindur më 11 tetor 1957 në Kapinovë të Beratit. Në vitin 1959 familja e tij u vendos në Berat të Uznovës.

Pas shkollës tetëvjeçare filloi studimet në shkollën e mesme “Skenderbej” dhe më pas në Akademinë e Lartë Ushtarake në degën e inxhinierisë së ndërtimit (xhenjer)

Pas mbarimit të shkollës së lartë punoi si ushtarak në Berat.

Në vitin 1980 ai u martua me Agathinë dhe nga martesa e tyre lindën tre djemtë Berjon, Claudion dhe Enion.

Në vitin 1992 u largua nga Mëmëdheu për një jetë më të mirë dhe të ardhmen e fëmijës dhe u vendos me familjen në Greqi deri në vitin 1995. Më 31 tetor 1995 erdhi në SHBA dhe jetoi deri në frymën e fundit në Nju Jork.

Në NY ai punoi me ndershmëri dhe pa u frikësuar nga vështirësitë e kurbetit në rritjen e fëmijëve dhe integrimin me kulturë në SHBA.

Pas tre vitesh në NY filloi studimet në Bramson Ort College në degën Accounting dhe pasi u diplomua në vitin 2001 filloi punë si Bookkeeper në “ThermalTech & Doors Inc”. dhe drejtor në “Departamentin e Shitjeve” deri në gusht 2021.

Në vitin 2015 u diagnostikua me tumor në tru. Por ajo që i jepte forcë  dhe kurajo me shumë për të luftuar këtë sëmundje të mallkuar dhe që e përmendte shpesh Ylli ishte Cillian, djali i Berjonit që është martuar me Sarën.

Ylli Luka u nda nga jeta të mërkurën, më 15 dhjetor 2021.

Ai la në pikëllim gruan e tij, Agathinë, tre djemtë e mrekullueshëm Erionin, Klaudion, Enionin, nipin Cillian, motrën e tij Adelinën si dhe gjithë të afërmit, miqtë e shokët që e donin dhe e respektonin. Diaspora ka një shqiptar dhe një aktvisit të përkushtuar më pak.

Prehu i qetë Ylli Luka!

Dritë të pastë shpirti nga Parajsa atje ku e ke vendin e merituar për bamirësitë që ke dhuruar!

Lamtumirë!

17 dhjetor, 2021

Staten Island, New York

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok