15/10/2024

SHQIPËRIA ËSHTË MË E MADHE SE SHQIPËRIA

0

Nga Atdhe Geci

Republika e Çamërisë është një lindje e vështirë e dhimbjes shqiptare. Ajo s´është bimë gjaku qindra vjeçare, por bimë gjaku mija vjeçare.

Republika e Çamërisë, e lindur më 30 tetor 2016, ka urtësinë e Zeusit, Thotit, Pirros, Platonit, Aristotelit, urtësinë e Eskilit të Pandarit, të papa Eleuterit, e Dora D´Istrias, të Hasan Tahsinit e të Musa Demit dhe, urtësinë e tre shenjtorëve të kombit; Samiut, Naimit dhe Abdyl Frashërit.

Republika e Çamërisë në Kushtetutën e vet ka urtësinë e Gjergj Kastriotit, urtësinë e Rilindjes Kombëtare, si dhe urtësinë e gjithë të rënëve çamë dhe arvanitë, që me gjakun e tyre ruajtën bimën e gjakut të vet.

Diellit në Greqi mund t´i ikën dritat, por Republikës së Çamërisë kurrë jo.

Me shpalljen e Republikës së Çamërisë, më 30 tetor 2016, -më thotë Kristoferi, një burrë rreth të 50-tave, Republika e Çamërisë u fut në histori me tërë identitetin e saj shqiptar. Anëtarësimi i Republikës së Çamërisë në Organizatë e Kombeve të Papërfaqësuara, në kuadër të BE-së dhe OKB-së është një shtysë

historike për popullin çam dhe arvanit, për Çamërinë e pushtuar nga Greqia. Shkrimtari Albert Kotini në librin e tij „Çamëria denoncon“ shkruan: „Greqia pa gjakun shqiptar mbetet pa heronj kombëtar“.

Lëvizja Kombëtare për Pavarësinë e Çamërisë në çastin e duhur, do të dalë me ca kërkesa të thjeshta për të organizuar protesta për ndërkombëtarizmin e Çamërisë, Çamëria Republikë. Protestat do të organizohen në tërë Evropën e më gjerë. Ajo ditë nuk është larg.

Arta më thotë: „Çamëria s´lypet, Çamëria merret“!

Republika e Greqisë duhet ta njoh Republikën e Çamërisë. Atdheu ynë nuk kërkon tokë të Greqisë, por, tokën denbabaden shqiptare, Epirin pellazg-shqiptar, Çamërinë.

Shqipëria është më e madhe se vetja saj. Tërësia tokësore e Shqipërisë me tri Republikat shqiptare: Republikën e Kosovës, Republikën e Iliridës dhe Republikën e Çamërisë shtrihen në një sipërfaqe prej 104 mijë kilometra katrorë, tokë, ujëra dhe det, duke krijuar bashkështetin shqiptar në madhësinë e vet natyrore.

Atdhe Geci- Onhezmë (Sarandë )

16.07.2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok