24/12/2024

Shpesh e kemi shtruar pyetjen: a ka kombe pa gazeta të traditës?

0
Prend-Buzhala

Nga Prend Buzhala

1.

Sot vetëm mund të psherëtijmë: Na ishte gazeta RILINDJA dikur… deri në janar 2002. Secili komb modern në Evropë ka gazetën e vet të traditës (me dekada e shekuj). Kurse Kosova e mbylli, më saktësisht, e ndaloi gazetën RILINDJA, sipas tipit të revolucionit kinez. Sikur historia fillon pas luftës, kurse atë traditë e trashëgimi u dashka zhdukur! Prandaj kur vetë institucionet drejtuese të Kosovës veprojnë kështu, atëherë kanë të drejtë të tjerët të na thonë: “Ju nuk keni trashëgimi, ju jeni qiraxhinj në Kosovë, sepse trashëgimia e Kosovës është ose serbe ose otomane!”

Nuk ka mallkim më të madh historik se të veprohet kështu… deri te ajo psikologjia masive e ikjes nga Kosova, si atdhe që u dashka mohuar!!!

Të vetmit që veprojnë kundër traditës së vet, mjerisht, janë vetëm shqiptarët!!!

2.

Edhe Shqipëria e kishte një gazetë të traditës, quhej BASHKIMI. Fillimisht, në Manastir doli gazeta «Bashkimi i Kombit », e krijuar nga fundi i vitit 1909 prej shoqërisë «Shoqëria Botonjëse Literare » dhe e botuar në shqip dhe turqisht. Në Shkodër dolën «Koha », në 1910, e cila në numrin e dytë të saj u emërua « Bashkimi » e themeluar nga Dom Ndoc Nikaj (i pari romansier shqiptar), për ta theksuar afrinë me Shoqërinë “Bashkimi” të Shkodrës. ; e botuar deri më 1912. Gjatë Luftës së Dytë Botërore kjo gazeta quhej “Bashkimi i kombit”,“Bashkimi” në kohën e socializmit deri më 1991 etj. I përjetoi të gjitha regjimet dhe u shua në kohën kur erdhi demokracia, pas viteve ’90!!!

3.

Janë shumë gazeta botërore që kanë kaluar nëpër regjime e ideologji të ndryshme…por kanë mbijetuar! Ne nuk na takon të bëhemi kinezë që shlyejnë traditën,… kështu ka ndodhë edhe me “Rilindjen”. Megjithatë, kjo gazetë është sinonim i kohëve nëpër të cilat kaluam… kronikë e gjallë e jetës këndej, dritare për në botë, sofër e kulturës dhe arteve… afirmuese e sa e e sa penave… U botua edhe në zjarrin e luftës dhe dha dëshmorë gazetarët e saj… U burgosën, u përndoqën pothuajse gazetarë të panumërt të saj në kohët më të vështira! Gjatë luftës korrespondentët e “Rilindjes” raportonin nga zjarri i betejave, duke e ndarë fatin e njëjtë me popullin… Shkolla e modeli i saj i gazetarisë, janë të papërsëritshme… Sepse që të gjithë e deshën atë, jo sipas “modelit të regjimeve”, por të çliruar. Dhe posa mori frymë më lirshëm, ndodhi shuarja e saj! Paradoks, apo jo!

4.

Po,me këtë rast, desha të theksoj edhe një VEPRIM JO TË SINQERTË edhe nga ana e të ashtuquajturave asociacione të gazetarëve dhe të asociacioneve të tjera që merren me liritë e të drejtat njerëzore, që asnjëherë nuk e kanë ngritur zërin në këtë drejtim. Ato as në Ato as në Ditën e Lirisë së Shtypit e të Medieve, nuk e ngritin zërin! Dhe deklarojnë me nam e bujë se janë për “lirinë e shtypit”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok