26/12/2024

SHKUPI NUK ËSHTË ҪLIRUAR  MË 1912 -tën POR U ËSHTË DORËZUR ATË VIT TURQVE

0
u6_Kalosh-Celiku

(Fragment romani)

NGA KALOSH ҪELIKU

Historianë pa bagazh shkencor, por me bagazh politik partiak të fituar edhe me përkrahjen me tituj shkencor të partive politike në pushtet, siç duke nuk e kanë lexuar librin e Alaksandër Matkovskit: Kryengritja e Drvish Carës (1985). Ose, e bëjnë me  qëllime partiake, se: Turqit i kemi pasur “vëllezër”, dhe jo pushtues?! Nuk ka ky problem, ne si shqiptar kemi pasur plotë “vëllezër”: serb, turq, rus kinezë. Po, ende pa Shtet Etnik Shqiptar.

Propaganda e tyre partiake-historike shekuj me radhë, se: Shkupi është çliruar në vitin 1912, është propagandë politike karrierëriste për poste politike. Shkupi, është çliruar 78 vite më parë me kryengritjen e Dervish Carës (1884). Edhe, atë: Pas çlirimit të Shkupit me vazhdimin e Luftës në Katllanovë (Beteja e Katllanovës) për çlitimin e Velesit, Prilepit dhe Manastirit.

Jo, historianë partiak, Shkupi nuk është çiruar ne vitin 1912, po shumë më herët (1884). Në vitin 1912, pas hyrjes të kryengritësve në Shkup me Isa Boletinin dhe Hasan Prishtinës, Shkupi u është dorëzuaar “vëllezërve” turq.

Nuk e kam të qartë, pse historianët partiak shqiptar përpiqen ta heshtin Kryengritjen e Dervish Carës?! Edhe, atë e dëshmuar edhe me fakte hisorike nga Alksandër Matkovski në librin e tij: Kryengritja e Dervish Carës (1985). Ose, nuk e kanë lexuar si historianë, ose, janë historianë besnik partiaqk.

Historianë partiik, merreni dhe loxoeni librin e Aleksndër Matkovskit “Kryengritja e Dervish Carës”! Dhe, atëherë do ta shihni se, kur është çliruar Shkupi, dhe kur u është dorëzur “vëllezërve” turq…

Dervish Cara me krahun e djathë të tij luftarak Emin Xhambazi (Ҫeliku), në vitin 1844 me kryengritësit shqiptar e çliruan Shkupin nga ushtria osmane. Dhe, luftë të ashpër kanë zhvilluar me turqit në Shkup dhe Katllanovë për çlirimin e Trojeve Etnike Shqiptare.

Omer Pasha – Latasi me topa, e kryengritësit shqiptar me thika, pushkë e me dorë i dolën përballë në pusi hasmit shekullor turk deri në fishekun e fundit, u rrokën fytas me thika e topa për Liri. Krah për krahu i dolën zot Shkupit shqiptar. Beteja të ashpëra, u zhvilluan në Shkup, Katllanovë, Dibër e Kaçanik, ku këngëtari popullor ato luftëra të përgjakshme i përjetësoi me çifteli në këngë historike:

 

… Kaçanikut, i raftë pika

Nantë sahat u therë me thika…

 

Këngë popullore shqiptare historike, ku do t’i japi zjarr më vonë pas Betejës Katllanovës, asaj në Grykën e Radikës (Dibër). Përsëri, këngëtari popullor, po me ato vargje historike do ta vazhdojë Luftën heroike të kaçakëve krynegritës shqiptar:

 

Hajredin Pasha, ku ma le ushtrinë?!

Në Dibër t’Madhe m’i kanë gri.

Jo ma pak se, dymbëdhjetë mijë…

 

Shkupi, historikisht si Kryeqytet Shqiptar, sot ka rënë nën këmbë e duar të vojvodëve, neokomunistëve dhe partizanëve shqiptar me “besë” e pa besë?! Edhe, Sot, i pret me ditë, muaj, vite e shekuj ato kaçakë të maleve, burra të pushkës e penës të zgjohen nga varret. Edhe atë, në Ditën e Sotshme Historike, kur vojvodët neokomunistët, dhe janiçerët shqiptar e kanë pushtuar veç më Shkupin, jo me pushkë e topa si dikur “vëllezërit” turq, Kryeqytetin Shqiptar në perandorinë osmane kryengritësit shqiptar, por me politikën “madhore” të “vëllazërim – bashkimit” me “besë” e pa besë në Qeveri, dhe me “Din e Iman”, në xhami e kishë me kryqin e Vojvodës. Gjysmëhënën e Dudumit, pa flamurin shqiptar, pa Shqiponjën dykrenare në minare të xhamive shqiptare.

Im Atë, mbi kalë me shalë: “hanxharin” dhe “nagëntin” në brez me dy molla të kuqe, siç i kishte pagëzuar ai në jetën e tij patriotike për Atdheun: Bomba italjani, dhe një dardhë serbe  në xhepat e strukes, kështu e thirrte ai si kaçak mali “kashikarën”, dhe mauzerrin e fshehur gjithë jetën nën hatulla të çatisë me gjithë fishekë nga pushteti jugosllav, gratë e fëmijët. Shpeshëherë, Netëve të Dimrit Madh, ma përsëriste edhe një thënie të popullit shqiptar: Mos bën hooop, para se ta kapërcesh përronin, ose gardhin. Hooop, bëhet pasi ta kërcesh Përronin. Gardhin. Kufirin. Fshehtësi, që Unë plasa ta zbuloj edhe sot e kësaj dite. Sipas tij, Porosia e Madhe: Livadhi i Shtëpisë, rrethuar me ferra e thupëra shelgu.

Gjaku, më tha: derdhet deri në gju, po e kapërceve Pragun e Shtëpisë pa lejen e Kryeplakut. Kafshët e tyre shtëpiake për dore të zgjedhës me një krah bar ose torbë taxhi në grazhd, kurrë nuk kanë mundur ta shkelin Livadhin! Punë tjetër është ajo sot, se: Partitë tona Politike Shqiptare me “besë” e pa besë, nuk kanë gardh Shtëpie në Oborr. Prandaj, sot edhe kërcen matanë gardhit kujt t’i teket me Lopët e Katundit.

“Kashikarat” e serbit, Unë pas një kohe do t’i mbajë vetë gati gjithë jetën në çantë, jo me barot, por përplot me raki rrushi me të cilat Dexhallit Arapit në “Bit-Pazar” ia kam ngritur moti kohë këmbët në “hava”. Edhe, Nesër do të dal nëpër Çarshi, i armatosur me dy “kashikara” raki rrushi. Kohë kjo, kur dudumët shqiptar, sot  i dalin zot “Vatanit” me “Allahu Akber” e “Din e Iman”. Edhe, më vënë pusi, dalin në rrugë me armët e tyre shkatrraçe pa fishekë, duke u thirrur mu si politikanët  e sotshëm në emër të popullit. Siç, thirret sot Paratia Politike Shqiptare Rilindje me “besë”, me “pejgamberin” e fundit, pas Muhamedit a. s.: Hazreti Aliun e fushës, krahëpërkrahu me partinë Politike me “besë”. E, presim Pejgamberin e Ri

Rrufjani dihet, si partizan i Partisë Komuniste këmba-këmbës, i shëtitur si misionar politik e “kulturor” në Shtetin e përbashkët” ende pa emër, Kosovë e Shqipëri duke i ndjekur hap pas hapi shkrimet e mia publicistike dhe Librat e mi të “rrezikshëm” për shtetin e “përbashkët”, dhe shoqërinë, edhe Sot e kësaj dite turret me gjithë arsenalin policor e politik letrar, si armik i Shtetit të “përbasjkët”. Këlyshët e tyre me zgjebe, edhe pa shkolla të mesme, por me tituj shkencor si profesorë universitar duke i prognozuar tek “vëllezërit” e Njerkës, shkrimet e mia letrare e publicistike si shkrime “nacionaliste dhe irredentiste”, i kanë hedhur përjashta plan-programeve e Lektyrave shkollore. Libra, që janë të “rrezikshëm” për “vëllazërim-bashkimin” dhe Shtetin e “përbashkët”?!

Thënie popullore e shpeshtë e t’im Ati, ishte edhe ajo historike, se: Besë ki, por besë mos i zi as këmishës tënde në trup! Burri i botës, ma thoshte këtë haptas si trashigimtar i familjes pa asnjëfarë frike me të cilën i kishte kaluar netët e gjata Dimërore mes dy Luftërave Botërore. Nateditë, me miqtë e tij të pushkës e penës nëpër vite e shekuj krynengritës. Librat e Këndimit të Ernest Koliqit, si Ministër i Arsimit Shqiptar asaj kohe: Mahmut Dumanit, Hamdi Demës e Imer Lumës me burra shqiptar të penës e pushkës, që Nana i kishte lindur me këmishë për Liri. Ditët në fushë me pllug në Arën pjellore Shqiptare me drapër në dorë, rrëzë Çukës e netët me ato burra të Atdheut të asaj kohe, kur e mbollën Arsimin Shqiptar në këto Troje Etnike Shqiptare. Thënien antoligjike të Imer Lumës: Mos u bën morr, por bëhu plesht! (Fjalën e kishte: Kërce në jetë)! Thënie historike: të cilën Unë pas ikjes së tim Ati në atë botë do ta kuptoj shumë vonë si porosi trashëgimtare familjare shqiptare. Edhe, atë: shpeshëherë, kur ma përsëriste përditë e përnatë pranë Oxhakut të Shtëpisë, zjarrit me flakë, pranë Dramaxhakut tradicional shqiptar të Shtëpisë me kokë gjarpëri. Zjarrit: Porosinë e Madhe Mistike të Rilindasëve Shqiptar. Kohën më të vështirë të jetës sime si shkrimtar shqiptar, gjatë këtyre viteve të ndryshimeve “demokratike”: Asaj kohe, (Partisë Komuniste), kur më ndiqnin e sulmonin si shkrimtar disident nga të katër anët, kundërshtarët e mi të penës teknefesë me ndihmën e partive politike shqiptare, dje: si “djalë Ballisti”, e sot në “demokraci”, më sulen po me të njëjtat metoda neokomuniste,  si “djalë komunisti”?!

Vërtetë, mjaftë aktuale në Ditën e Sotshme, kur Partitë Politike Shqiptare me ”besë” e pa besë, guximshëm hyjnë ballëhapur në Qeverinë e “vëllazërim-bashkimit” me “besë” e pa besë. Mos e them, ndonjëra edhe me Fe e “Din e Iman”. Gjoja, për ta shpëtuar Shtetin e “përbashkët” të “vëllazërim-bashkimit”, ende pa emër nga Rreziku i Madh, që i troket me vite pas porte. Përditë, duke u pëpjekur ta shpëtojnë Hojdodolen, e në anën tjetër me vite përpiqen ta varrosin popullin shqiptar. Popull, të cilin e ka lindur Nana me këmishë pak para Agimit.

Mendja, ma thotë se, këto Parti Politike “maqedonase e Shqiptare”, që thirren Sot me “besë” e pa besë, vetë nuk kanë besë e as Fe. Përmëtepër, edhe as., “Din e Iman”. Përçudi, si u zënë besë partive politike të “vëllezërve” Njerkës?! I dhanë nënshkrimet (firmat) e deputetëve të popullit shqiptar për formimin e Qeverisë, sikur të ishin dardha turke të kalbura ose krimbura duke u shitur nëpër tezga, në “Bit-Pazar”?! Edhe atë, vetëm me një kusht: “platforma shqiptare”?! Kërkesë e kahmotshme shqiptare e tjerrur me vite fije-fije në furkën e “vëllazërim-bashkimit”, që këto kalorës të arratisur politik, krah për krahu me “vëllezërit” e zvarrisin rrugëve “demokratike-politike” që nga koha e Partisë Komuniste Jugosllave. Sot: Neokomuniste “maqedonase”.

Tekefundit, së paku le të ishin dy “kashikarat” e mia në çantë përplot me raki rrushi. Qindpëpërqind, më paqësore në kafene para këmbëve të Olimbisë me fëmij në bark, gji e prehër, sesa: ato të bombahedhësit “Shpëtimtarit” Shqiptarëve (Boshko Buha), para kamerave televizive të hudhura nga istikamet partiake politike Neokomuniste, përmes kamerave televizxive në Sheshin e Shkupit, para këmbëve të Kalit të Aleksandrit Madh të Maqedonisë mes luanëve që nateditë vjellin ujë.

Përçudi, si nuk i hudhi përpara këmbëve të Olimbisë me fëmij në bark, gji e prehër, ku Unë autori i këtij Libri publicistik – historik për Nesër, shtamat e rakisë rrushit i ngrej dolli, në mes të “Bit-Pazarit”. Betejë historike, që në Ditën e Sotshme, kur ju si “patriotë” partiak “maqedono – shqiptar”, na e veshni pa mëngë një struke. Gunën shoveniste të “vëllezërve” të Njerkës. E përbaltni Skenderbeun, Rilindasët Shqiptar, flamurin kombëtar me shqiponjën dykrenare në Histori, që shkaku juaj si dudumë Anadolli, edhe sot zvarritet  me vite rrugëve të “Bit-Pazarit” e nëpër varre.

I bindur jam, se Baba Tomorri, një ditë do të pushtohet me armë poetike (vargje) e Dy shtama me verë. Edhe atë, një Ditëmadhe do t’u hyjmë si kaçakë shqiptar, jo nga dera, as për baxhe, por nga oxhaku, si poetë shqiptar. Dhunti kaçake për të hipur në Baba Tomorr (Olimpin Shqiptar). Tyrben, ku pihet me ibrikë rakia e rrushit, përkrah Dy shtamave me verë. Majën e shenjtë malore, ku lindë poezia erotike-patriotike. Vera pihet me Dy shtama. Dhe, bëhet dashuri me Hënën…

Ditë kjo historike, sot kur i jeni vërsulur edhe Besës Shqiptare. Shkaku se, gjatë këtyre viteve “demokratike”, e kishit nëpërkambur brez pas brezi gati të gjithë pasurinë politike, arsimore e kulturore të trashëgimisë tradicionale shqiptare, dhe u kishte mbetur pa e përbaltur vetëm edhe Besën Shqiptare, fusni si “armë” luftarake në politkën e juaj “madhore antishqiptare-“maqedonase”.

“Fitore e madhe”, ë?! E Partive Politike Shqiptare me “besë” e pa besë?! Kalorësve të arratisur, që turren me të katra pas posteve politike partiake edhe sot e kësaj dite. Fatkeqësisht, nuk e shpëtoni dot IRJ të Maqedonisë. Sot, Maqedoninë e Veriut. Mëkot, përpiqeni t’i shpëtoni edhe postet partiake, kolltuket, tenderët e pista dhe pasurinë “haram” të fituar gjatë këtyre viteve “demokratike” me këmbët dhe trutë në legen… Bythekrye, në Qeveri…

Dhe, kohën e lirë si zakonisht e kaloj para këmbëve të Olimbisë tek Ura e Gurit, në “Bit-Pazar”. “Ilaçet” e mia të përditshme i kam të domosdoshme si fëmijët tambëlin e Nanës, gji që ua jep fëmijëve për luftë. Punë tjetër është ajo se, çka thonë “musliamnët” e Nënës Parti se, qenkan “haram”, për mua janë “hallall”. Edhe, i kam arratisur sytë mbi Urën e Gurit, matanë Vardarit. Asnjë kësulë të bardhë të Bajram Currit, asnjë grua me veshje kombëtare shqiptare nuk kalon matanë Vardarit. Përveçëse, disa çafkave të zeza me ferexhet hedhur krahëve. Ndonjë korbi këmbëpërvjelur pa pupla me xhyben krahëve. Kohë, kur Unë si nxënës i shkollës të mesme normle “Zef Lush Marku”, nuk i shihja përditë rrugëve në Shkup.

Hë për hë, kalon Hojdodolja: leckat e arnuara, arnë përmbi arnë, përmbi leckat e zeza hedhur krahëve. Shajkaçat, shamizezat, ferexhezezat turko – arabe dorë për dore…

Vetëm, moti nuk e do Zoti ta shoh si dikur një grua azgane me veshje kombëtare shqiptare. Vetmevete, them: O Imzot, ku humbën shqiptarët, kaçakët e maleve në këto anë: Dervish Cara me kryengritësit shqiptar, që në Perandorinë osmane e çliroi Shkupin (1844)?! Kaçakët e Ditës sotshme historike të Dervish Carës?! Kaçaku i maleve, Emin Xhambazi (Çeliku), krahu djathtë i  tij në Betejën e Katllanovës?! Sulltanë Qafa me gërshërët e dhenëve në dorë për t’i dalë krah Babait në shkallë?!

Papritmas, dikur kalon matanë Urës Gurit edhe Hoxha i Allahut me kësulë-leckën e tij turko-arabe e mjekrën e cjapit qafërjepur. Mjekër, që nuk e kanë pasur gjatë gjithë jetës nëpër beteja luftarake kundër turkut Dervish Cara e as Dervish Emin Kaçaku-Xhambazi (Ҫliku). Dudumi, që nateditë lutet në xhami, Turret si “musliman me Din e Iman” pa kokë me të katra matanë Urës Gurit të Vardarit. Hojdodolja nën këmbët e Urës Gurit, veç më e ka nxjerrë “lulekaçen” nga dimijat me lule-lale “Xheneti”, i shkruan pizi Qytetit Shkupit, që sipas saj gjoja “vdes” para këmbëve të “Kalit të Shemës” pas porte?! E ngre zërin “artistik” luftarak: Duartrokitë Çarshinë e Shkupit, që ua kanë lënë në duar bashibozukëve me tespihe kuqezi nëpër duar, në xhami. Hoxhallarëve të rrejshëm dhe matrapazëve partiak me gotat e çajit të rusit mbi tavolinë duke bërë “politikë madhore” për shqiptari në Qeverinë me “besë” të “Vëllazërim – bashkimit”?!

Fatkeqësisht, Shkupi të lë përshtypje, se: në këtë Qytet historik si dikur brez pas brezi jetojnë të gjithë kombet dhe kombësitë, por jo edhe shqiptarët si popull shumicë në Shtetin e “përbashkët”. Popull, që sot duhet ta kenë në dorë edhe udhëheqjen me Shtetin. Ose, sipas deklaratave teknefese të Kryeminstrit shqiptar, Edi Rama në takimin e tij me Kryetarin kur deklaroi:  “por edhe si shprehje të një fakti të thjeshtë, që ne nuk u kërkojmë të tjerëve atë që ne vetë nuk jemi në gjendje ta plotësojmë për të tjerët”. Haptas para syve të botës bën krahasimin e shumicës shqiptare për të drejta të barabarta kombëtare me pakicën bullgare që jeton në Shqipëri?! Gojën ua hapë partizanëve partiak “maqedonas” të çirren rrugëve dhe para kamerave televizie se, populli nuk votoi për platformë politike të importuar nga Shqipëria?!

Punemadhe, që “Abazi” zbriti nga malet në Qytet. E, më vonë hyri në një “çanak” (enë) me një Parti Politike Neokoministe, në Shkup (Qeveri me “besë”). Parti “shqiptare” që është me vite në pushtet me “komandantët” e tij pas lufte vetëm me një “Asker”, edhe ai si Komandant “Askeri” në Katund me shokët partizanë në Qeveri, pushtet.

Vallë, kush nuk e do Shkupin Shqiptar?! Kryeqytetin e shqiptarëve, që historikisht nëpër shekuj ka qenë shqiptar, që nga koha Ilire: dhe, e Dervish Carës dhe krahut djathtë të tij luftarak, Emin Xhambazi (Ҫeliku)?! Përveçëse, halldupëve “musliamanë”. “Shqiptarë”, apo “maqedonasë muslimanë” (torbeshë)?! Pakashumë, ka kjo rëndësi në Ditën e Sotshme historike. Nateditë, çirren nëpër minare të xhamive me flamurin turko-arab, kur e gjithë bota e di, se: Shkupi ka qenë, është dhe do të jetë patjetër një ditë këmbekrye shqiptar! “Vilajet” dikur turk “ehamdurila”, Sot Kryeqytet Shqiptar i Drevish Carës, dhe Emin Xhambazit (Ҫeliku). Atdhe, që në atë kohë nuk i kanë dalur zot “muslimanët”. E, as “shqiptarët” e sotshëm me “Din e Imanë”. Fatkeqësisht, të pajtuar mu si dje me pushtetin turko-arab, edhe sot me pushtetin jugosllav.

Dhe, shumë shpejtë do të vijë Dita, ku në minare të xhamive shqiptare do të valojë një ditë flamuri kombëtar kuqezi shaqiptar me shqiponjën dykrenare. Gojën plot e  them: vetë shqiptarët e dalldisur e arratisur  nëpër parti politike me “besë” e pa besë (ku ka besë në politikë) e çerdhe fetare të sorrave nëpër xhami turko – arabe duke përkujtuar thënien e Faik Konicës: Sot, jam bindur se: Armiku më i madh i shqiptarëve, janë vetë shqiptarët”...

Fitorja e Vitit Madh Historik: Unë mezi e kreva pushimin e merituar vjetor pas katër viteve mbi libra në bibliotekë, Shkup, Prishtinë e Tiranë. Edhe atë: falë djalit tim të Madh, dashamirësisë tij të letrave shqipe. Kundërshtarët e mi publicistik-artistik, kur moti kohë  këto “veprime patriotike” i kanë “kryer” në Shtetin e “përbashkët” pa emër, Kosvë, Mal të Zi, Shqipëri e Greqi. Ndoshta, edhe në Çamëri dhe Itali?!

Tashti jam ballë për ballë me ju si lexuesë besnik i ulur këmbëkryq në Sofrën Shqiptare, mjetet e informacionit dhe bibliotekë. Po, nuk më pëlqen pasqyra historike që e keni vënë si politikanë të dalldisur mbi Urën e Gurit, në Shkup. Debatet e juaja “politike”, kotnasikoti në mjetete e informacionit me theshetheme të plakave pas gardhit. Nuk e di pse, kur e pyes në pasqyrë Veten si në përrallë, kush është më i bukuri në këtë botë?!

E, ajo, më përgjigjet: Sot, “Shpëtimtari” i shqiptarëve?! Nesër, Kauboji Shkupit?! E, Unë: i arratisuri mes librave në bibliotekë, pres me  ditë, javë, muaj, vite e shekuj të më përgjigjet: Çuki me “besë”. Kryeminstri historik legjendar i Shtetit të “përbashkët” të “vëllazërim-bashkimit”. Ose, “Abazi”. Pse, jo edhe Taçi Vojvoda?! Nesër, kutadi Unë: edhe, Sulltani. Ndonjë, turk “ehamdurila” me këmbët dhe trutë në legen.

Punemadhe, nëse më përgjigjet edhe, Taçi “Vojvoda”. Realitet, që sot nuk e përtyp dot lapsi im Kryengritës, që e ka shaluar atin moti kohë me të katra nëpër “Bit-Pazar”. Pasqyrë, fundekrye e rrejshme: Nateditë, që na trumbeton me vite një gjysëm Teatri Shqiptar. Dhe, një Teatër të fëmijëve melez, në të cilën mund ta gjejsh “vëllazërim-bashkimin”, po jo edhe shfaqje të arrrira artistike të fëmijëve me autorë shqiptar. Institucione kulturore në të cilën e përurojnë veten trusakatët, eksponentë skelet të “vëllazërim-bashkimit” me pak shpirt me vlera të “arrira kulturore” kombëtare. Zhurmë e dalldisur kulturore në Shkup, që lakmi Sot do t’ia kishte edhe Partia e dikurshme Komuniste.

Klubi i tollumbave me skenografi turoko-arabe-skllave, gati të gjithë shqiptarët e dinë anë e mbanë Atdheut, se: ka prodhuar me shumicë e pakicë me thasë, “artistë” të partive politike në Qevrinë me “besë”: rufjanë, politikanë të arratisur, deputetë të popullit e ministra me këmbët dhe trutë në legen…

Pse, të mos prodhojë Sot, edhe një Qeveri me “besë” të tollumbave?! Duartrokitje! Qeveri, me “besë” të tollumbave.?! Gazetarë, hoxhallarë dhe “analistë” politik, që sot për sot i kanë me bollëk shqiptarët (me përjashtim të një pakice të cilët numrohen në gishta). Hë për hë, që nuk mund të zënë vende pune as në hale, pas shtëpie mbuluar me hithëra, dhe non-stop marrin guximin të dërdëllisin jerm me orë të tëra mbi gotat e çajit të rusit mbi tavolinë me këmbët dhe trurit në legen. Dudumë shqiptarë teknefesë, që e “duan” marrëzisht këtë Qeveri “demokratike” të “Vëllazërim-bashkimit”. Vite me radhë humbin kohë për “Shkupin 2014”. E, në realitet kurrë nuk e peysin veten si “gazetarë e analistë” shqiptarë: Çka kanë bërë ato për një Ditë të Nesërme?!

Tekefundit, nëpër çajtore e mjetet e informacionit kokë më kokë, kur i “analizojnë” këto tema të “nxehta” politike me “vëllezërit” në emër të politkës, arsimit dhe kulturës shqiptare, që Rilindasit shqiptar dje e zbritën në fushë me penë e pushkë nga malet, sot këto dudumë me “besë” e shtijnë të gjallë në varr me gjithë ferexhenë e zezë krahëve. Fundifundit, së paku sot në këtë kohë Rreziku të paguajnë një kafe për shqiptarët.

Dudumë me “besë”, për të njëmijtën herë e them, dhe e përsëris në shkrimet e mia publicistike dhe në këtë Libër për Nesër: Përpara se të pastroni oborrin e “vëllezërve”, pastroni oborrin tuaj te Pragu i derës Shtëpisë. Pragun, që me vite e ka mbuluar këmbekokë bërlloku shqiptar! Rreziku, që na troket pas porte!

Pajtohem: Gomarit, i zbriti Nastradini me 50 kg. mbi shpinë, sot me ndihmën e Xhadisë i hipi Nastradinica me 120 kg. mbi samarë. Nuk e di, për të satën herë duhet ta përsërisë anekdotën antologjike të popullit shqiptar: Nastradinin, që i ka hipur gomarit dhe e tërheq për kërpeshi Nastradineca me ferexhenë e zezë hedhur krahëve për në pazarin e Kërçovës. Rrugës, përmes fushës e takojnë kalimtarët e rastit dhe e përshëndesin pazarxhiun e lumtur mbi gomar: O, Nastradin, zbriti pak gomarit, le t’i hipë edhe Nastradineca! Tjetri, pas disa kilomtrave rruge: o Nastardin, a nuk e sheh se e cofe gomarin?!  O burrë, zbriti më nga samari, le t’i hipë pak në shpinë edhe Nastradineca!

Dhe, rrugës pas Çuke përmes fushës, dhiare që im Atë gjithë jetën nateditë e kalonte me armë në brez e dorë, një tjetër pazarxhi po me të njëjtën porosi e ndalë në rrugë Nstardin Hoxhën: O, Nstaradin, zbriti gomarit! Nastradin Hoxhës, më që  i vjen shpirti tek hunda, nga këto pyetje banale, i përgjigjet pazarxhiut të fundit: O burrë, nuk e cofë unë gomarin me 50 kg. mbi shpinë, po nëse i hipë Nastradineca me 120 kg. mbi samarë do ta cofë, fusi në varr me gjithë samarë.

Hi – hii – hiii… Aktuale, edhe sot e kësaj dite: për ”hajër” na qoftë Qeveria me “besë”!…

“Vëllezërit” e Njerkës, vitet e fundit janë tërbuar pa kokë: Edhe, lehin rrugëve të Shkupit, e hanë veten si “patriotë” të Njerkës ende të “gjallë” me gjithë lecka (partalla turku), në shtetin e ”përbashkët”. Nuk mund  ta gëlltisin veten si dudumë turku, përtypin Kaçakët e maleve shqiptare. E di, se: Sot, nuk u kanë mbetur eshtra në trup as për qentë e tërbuar endacakë me zgjebe në Katundin e “Bit-Pazarit”, në mes të Shkupit. Kope, e dalldisur në grazhd pa Çoban me fyell në dorë, parulla e pankarta antishqiptare: Rriqëra partiake politike, që çirren rrugëve të Shkupit me tri-katër flamuj “kombëtar” e asnjë të vetin si popull. Gjithë jetën: bullgar, serb dhe një ventillator shkatërraç “demokratik”, që nuk fryn asnjë verë të “vëllazërim-bashkimit”, në Shtëpinë Publike. E ku më, në Dimër.

Asnjë freski deri më sot në Lëmën kombëtare “maqedonase”?! Nuk e pres atë, Shqiptare, që ia ka dhënë vetë Zoti. Pse, të mos e  them Unë haptas, si shkrimtar: Edhe, i asnjë ideje teknefese politike-artistike, të “vëllazërim-bashkimit” jugosllav. Dudumët, vjellin urrejtjen historike ndaj popullit shqiptar. Nateditë, Kope e qëngjave të nënkryem, qafërjepur ende pa herdhe (e kam fjalën për “komitat” me mustaqet e turkut vesh më vesh), ende pa herdhe dashi. Ogiçi me brirët rreth veshëve. Herdhet na, t’i kenë nën këmbë si vorba. Identitetin kombëtar, në Republikën e Krushevës. Ogiçë, brithyer pa herdhe dashi, flamurin “ventilator” mes shqiptarëve, në Shkup. Kotnasikoti, çirren rrugëve për “Maqedini të përabshkët”. Bombat e serbit dy ‘”kashikara” (raki rrushi), që përditë  m’i hudhin nën këmbë, e Unë ende nuk e kam dorëzuar penën historike, me një shqelm ua hudh prapa, në instikamet politike: me Gjuhën Shqipe, kishën ortodokse si popull me fe të Muahmedit a. s. e popullatë “myslimane”. Përmëtepër, Unë “bombat” e juaja politike i zbrazi me penë nëpër shkrimet e mia publicistike dhe libra. Brohoritjet e juaja shtazarake të tërbuara, kundër Popullit të “mallkuar” shqiptar, dhe “vëllezërve “musliman”, që kërkoni në protestat e përditshme “paqësore”, në Shkup: dhoma gazi për shqiptarët.

Historikisht harroni, se: shqiptarët kanë bërë luftë shekullore me Perandorinë osmane (Katllanovë) e me serbët për çlirimin e Shkupit. “Historiografia aktuale “maqedonase” thotë se, në fillim të kryengritjes asaj iu bashkëngjitën edhe disa “maqedonas”, por shumë shpejt ata u larguan nga kryengritësit shqiptarë, ndërsa si pretekst morën sjelljet e këqija të shqiptarëve. Këto të dhëna që dalin nga historiografia “maqedonase” janë rezultat i pikëpamjeve të dala nga këndi i tyre dhe qëndrimet, duke u munduar që të këqijat t’ua  hedhin shqiptarëve, kur deklarojnë se turqit dhe të krishterët kanë qenë në pozitë shumë më të pa lakmuar. Por, sot shtrohet pyetja, në atë kohë kur u zhvillua kryengritja shqiptare, a ka pasur “Maqedoni” dhe “maqedonas”, kur dihet se fare nuk ka ekzistuar “Maqedonia”, as si krahinë autonome e Rumelisë.

“Vëllezërit” e Njerkës, nuk e kanë shkrepur asnjë pushkë për Shkupin Shqiptar, por i kanë gostitur pushtuesit me gra, vajza e dreka si mikpritës, “çlirimtarë”. Shembull konkret, i cili ende është gjallë tek këngët e tyre “nacionale” popullore:

 

“Frosino, mome ubavo

ne izlezi na penxhere,

da ne te vidi Ali Pasha!”

 

Përkthim në gjuhën shqipe:

 

(Frosinë, vashë e bukur

mos dilë në dritare,

të të shohi Ali Pashai)!…

 

…“Beteja e Katllanovës”, nuk mbeti e pashënuar edhe nga analet “maqedonase” që lënë gjurmë në shënime e mbishkrime. Prifti Save, nga fshati Zubovci, rrethi i Gostivarit na ka lënë një shënim mjaft interesant. Duke e analizuar këtë shënim anal, prifti Save na ka lënë të dhëna shumë të rëndësishme. Ai na kujton se duke filluar nga viti 1843, d.m.th. në kohë të sulltanit Abdyl Mexhitit kishte turbullira të mëdha në gjithë Rumelinë, e posaçërisht në nahitë e Tetovës, Gostivarit e Shkupit. Për “maqedonasit”, atëherë ishte shumë vështirë, ngaqë shumë vajza “maqedonase” u turqizuan e shumë u vranë në Taoravë”. Taor është fshat afër Katllanovës dhe prandaj, grykën e Katllanovës e quajnë shpesh gryka Taore (Dr. Alaksandar Matkovski: “Kryengritja e Dervish Carës”, Shkup – 1985).

“Përshkrim të bukur të betejës së Katllanovës ka dhënë Hr. Çoçkovi. Ai shënoi: “Bejlerët e Kumanovës, Vranjës, Gjilanit dhe Shkupit nuk donin të jepnin rekrutë për ushtrinë e rregullt. Për këtë shkak me kalorës të armatosur ata u nisën drejtë Velesit”. (Dr. Aleksanadar Matkovski: “Kryengritja e Dervish Carës”, 1985).

“Si Çoçkovi, po ashtu, edhe Toskovi, jep përshkrim të bukur të betejes së Katllanovës me të dhëna të sakta e të hollësishme dhe thotë: “Kundër Dervish Carës u dërguan Hajredin Pasha dhe Ismail Pasha me ushtri të fortë të sulltanit. Dervish Cara e mblodhi gjithë ushtrinë e grumbulluar të shqiptarëve dhe u përlesh me Hajredin Pashën në vendin e njëjtë në fushën e Shkupit, te fshati Katllanovë. (Përsëri, huazuar nga Libri i Dr. Alaksandar Matkovski: “Kryengritja e Dervish Carës”, 1985)).

…Për këto ngjarje kemi edhe një dokument tjetër të rëndësishëm nga 8 qershori 1844. Ky dokument është nga arkivi i Zarës, i shkrur nga konsulli perandor-mbretëror austriak në Shkodër dhe i dërguar Doimës, komisarit të rrethit dhe udhëheqës të komandës qarkore austriake në Kotor. Nga ky dokumnet shihet se për humbjen e shqiptarëve te Katllanova u dëgjua shpejt nëpër gjithë “Maqedoninë” dhe Shqipërinë, deri në Shkodër. Në këtë raport thuhet: “Në korelacion me notën nr. 60 vicekonsullare prej 22 majit në lidhje me disa pashallëqe kryengritëse në Rumeli, kam nderin t’ju informoj: Hajredin Pasha, gjeneral, nuk mundej të depërtojë në mënyrë miqësore në Shkup” (Dr. Alaksandar Matkovski: Kryengritja e dervish Carës, 1985)).

Shoku Tito, si të paaftë për luftë dhe Shtet, këtij populli të arratisur “maqedonas”, pas Luftës së Dytë Botërore pa derdhur pikë gjaku, u dha një republikë nën Çadrën Jugosllave pa banorë me shumicë popullatë shqiptare, bullgare, vllehe, rome e “turke”. Popull, që thirret edhe sot e kësaj dite si ”shtet”, në Trojet e Shqipërisë Etnike.

“Vëllezërit” e Njerkës deri më sot, nuk kanë bërë asnjë luftë në histori, me përjashtim të Luftës të 2001 -shit me shqiptarët. Thirrjet e tyre për katër “Ilindene” në protestat “paqësore” rrugëve të Shkupit (2017), janë vetëm një dalldisje politike e tyre si “luftëtarë” të Don Kishotit serb, në rolin e Sanço Pançove mbi gomar. Shkaku, se: “maqedonasit” e sotshëm deri më sot nuk e kanë bërë asnjë luftë të përgjakshme në histori. Edhe katër “Ilindenet”, në të cilët ato thirren rrugëve të Shkupit Shqiptar, sotpërsot janë vetëm beteja politike të improvizuara para kamerave televizive. Luftëra historike, që dikur i kanë bërë shqiptarët dhe bullgarët. Serbët, vetëm u kanë rënë duarve shuplakë, për “fitoret” e tyre “maqdonase” historike.

Pitu Guli me shokë ka qenë shqiptar, në Republikën e Krushevës. Aleksandri Madh, sot në Sheshin “Makedonija”, poashtu është shqiptar. Goce Dellçevi, Nikolla Karevi e Dame Gruevi me shokë, kanë qenë bullgarë. E, mos flasim për Skënderbeun e Nënë Terezën. Brez pas brezi, shqiptar. Mitropolitët e Beogradit me kryqa e Biblën në duar, tek këmbët e Urës Gurit të Vardrit, nuk kanë qenë as serb e as “maqedonas”, por misionar fetar grek. Mos, doni të thoni, se: edhe Filipi i Maqedonisë me grushtin tek koka si xhaxhi Enver është “maqedonas”?! Amani, mosni o “patriotë” të shekullit, se: kohën e fundit do filloj të besoj se edhe Zoti është “maqedonas”?! Tërbim politik, që vështirë mund t’i besoj në Ditën e sotshme.

“Vëllezërit” e Njerkës, shpesh rrëfente Im Atë, Emin Çeliku: “maqedonasit”, nuk morën pjesë në Kryengritjen Shqiptare kundër Perandorisë osmane. Përmëkeq, as në Luftën e Dytë Botërore. Kurrë, nuk kanë qenë burra lufte. Ne, kryengritësit shqiptar me zor i nxorrëm nga shtëpitë ku ishin strukur si “partizanë” për liri. Edhe, atë: pas vitit 1945, ku më kishte përfunduar lufta “nacional-çlirimtare”. Luftën, kundër fashizmit e bënë shqiptarët dhe serbët, me “Përrallën e përgjakshme”, të Desanka Maksimovoqit, në Kragujevac. Poemë historike, të cilën Unë si djalë i tij asaj kohe e kisha përditë mbi bankë, në Librin e leximit. Edhe, pse e dija edhe historinë e asaj përralle të përgjakshme.

Populli serb, nuk dilte në luftë kundër gjermanëve?! Partizanët u veshën me uniforma ushtarake gjermane dhe i pushkatuan në oborrin e shkollës profesorët dhe nxënësit e tyre, në Kragujevac. Ditën e nesërme, i gjithë populli serb u çua në kryengritje masovike kundër gjermanëve.

“Maqedonasit” e sotshëm, e fituan republikën pa e shkrepur asnjë fishek. Prandaj, edhe ka rrezik ta humbin sot me plumba qorr, në Bashkimin Evropian. Republikën, e fituan pas “çlirimit” si dhuratë “lufte” nga shoku Tito me gjakun dhe emërin e shqiptarëve pa asnjë meritë luftarake si popull. Përpiqen, ti ndjekin veprimet e popullit serb me skenare politike: Ngjarjet e “Bit-Pazarit”, Gostivarit, Sopotit “Monstra” e “Lagjën e Trimave” të Kumanovës. Fatkeqësisht, janë fundekrye nën nivelin e skenareve serbe.

Shqiptarët edhe e ruajtën këtë “shtet” gjatë këtyre viteve nga serbët dhe bullgarët. Viteve të ’90 -ta, shqiptarët edhe e bënë shtet të pavarur pa banorë “maqedonas” e përplot me shqiptarë dhe bullgarë. Shtet, i cili edhe sot e kësaj dite ka mbetur gjallë pa “maqedonas”, gjuhë e kishë, falë shqiptarëve. Popull i vetëshpallur me shtet politik, që përpiqet të lindë një popull të ri “maqedonas” antik mishmash: me shqiptarë, bullgarë, vlleh, romë e “turq”, kunguj Stambolli.

Shqiptarët janë popull i lashtë, që “maqedonasëve”, mund t’u japin gjuhë dhe kishë ortodokse. Nëse duan, shqiptarët u japin, edhe xhami, por kësaj radhe me flamurin kombëtar kuqezi në minare. Arsye pra, pse “maqedomasit” nuk kanë sot shkak që të çohen me aq urrejtje kundër gjuhës shqipe, njërës nga gjuhët më të vjetra në botë. Aqmëpak, flamurit kombëtar shqiptar kuqezi me shqiponjën dykrenare.

Kauboji i Shkupit, nëse nuk ka bërë ndonjë vepër patriotike historrike madhështore për popullin “maqedonas”, nuk duhet t’i mohohet djersa për ta mbajtur gjallë Shtetin “maqedonas”, se: mu ky burrë shteti arriti t’ia fshi historinë e rrejshme pesëdhjetëvjeçare këtij populli melez. Shkupin e mbushi me përmendore greke, bullgare, shqiptare, serbe e luaj, që nateditë vjellin ujë. E freskojnë Shkupin nga kjo Vapë e madhe politike.

Meriton një duartrokitje frenetike nga shqiptarët, pse jo edhe nga “maqedonasit” e sotshëm. Përndryshe, sipas politikës “madhore” të “Shpëtimtarit” shqiptarëve (“vëllazërim-bashkimit” neokomunist), sot në Sheshin “Makedonija”, në vend të Aleksandrit Madh, do ta kishim shokun Tito mbi kalë të bardhë me shalë…

 

6.- Im Atë, Emin Çeliku: Netëve të Dimrit Madh, pranë zjarrit me flakë në oxhak, më rrëfente shumë ngjarje interesante historike. Që, Unë asaj kohe si fëmijë i merrja edhe si “përralla” fantastike. Luftë me kulçedra e drangonj. Xhinde. Mos them, edhe: me Nusen me pashterkë të kuqe. E kaloja natën në gjumë për Ditën e Nesërme nën hije të Lisit Madh midis Livadhit përpara shtëpisë, rrëzë Ҫuke. Dorën në zemër, edhe kënaqesha me ato rrëfime historike. Luftë me kulçedra e Lugatin e Koçeve. Kutadi Unë, sipas stilit ato rrëfime të Netëve të Dimrit Madh, nuk më dukeshin edhe aq realiste për kohën time djaloshare. Ndoshta, Im Atë: Edhe, ka pasur të drejtë për ato rrëfime artistike – hoistorike: kur, thoshte: Uji flen – hasmi nuk flen.

Dëshmi, që sot e kemi kishën ortodokse serbe, përmendoren e dhunshme të Millosheviqit në oborrin e Universitetit Prishtinëns, dikur në gjendje lufte pushtimi, sot në gjendje paqeje. Këpurdhë helmuese pa leje ndërtimi në mes të Prishtinës. Kishë, ortodokse serbe, që dërgoi disa klerik – popa me mjekra të zeza të cilët ilegalisht hynë në kryeqytetin e Republikës së Kosovës, në emër të gjoja lutjeve fetare në kishën e ndërtuar brenda kompleksit shkollor të UP -së gjatë kohës së okupimit të Kosovës nga regjimi fashizoid i kriminelit S. Millosheviç, një objekt ky krejtësisht jo funksional në aspektin fetar. E them me bindje të plotë, se kushdo që nga analistët, intelektualët dhe politikanët shqiptar e konsideron ndryshe aktin e tyre të para tri ditëve në Prishtinë, përveçse agresion të hapur të Serbisë ndaj sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës, në emër të fesë si kamuflazh para syve të botës.

Interesante, Sot sesa parashikuese: përveç rrëfimeve historike, edhe ajo e Familjes Xha Deralla. Rrëfim, të cilin im Atë e rrëfente plot mallë dhe dashuri, përballë zjarrit madh me flakë, dromaxhakut me kokë gjarpëri, pranë oxhakut të shtëpisë, rrëzë Ҫuke. Arsye, se: Im Atë ka qenë bir përmall në familje, i vetmi djalë mes tri motrave në shtëpi.

Edhe, ishin ato kohëra të egëra pushtuese, në robëri: herë nga turku e herë nga serbi, kur xhindet nateditë më hudhnin dorë më dorë mbi çati të shtëpive të Katundit e majë lisave të Livadhit rrëzë Ҫuke. Në mëngjes më kthenin mes Nanës dhe Babait në shtrat. E pabesueshme, ato si prindër nuk e hetonin grabitjen time nga mesi i tyre në gjumë mes ëndërrave, dhe pasi bridhnin dorë më dorë me mua gjithë natën, përsëri para agimit ende pa dalë drita më kthenin në mesin e  tyre, në shtrat. Herë pas here, edhe ua rrëfeja ngjarjen e grabitjes pasmesnate Nanës dhe Babait, por ato me një buzëqeshje në fytryrë, më përgjigjeshin: me siguri ke parë ndonjë ëndërr.

Shkak, ky: Që, Nana dhe Babai e kanë parë si shenjë paralajmërimi, se: Djalin e kanë pushtuar xhindet. Dhe, duhet gjetur ndonjë çare për shpëtim, shpier te Babashehu mistik në Tyrbe, te Dervish Nurja Përtejzalli, në Kërçovë. Plaku, patjetër t’i fryej në fytyrë, dhe t’i vari përqafe një hajmali (nuskë). Megjithatë, ende nuk mund të arrinin në një vendim të atillë përfundimtar. Përderisa, Unë nuk do të sëmurem keq, flas jerm vetmevete në gjumë,  dhe rrokem fytas me Xhindet e Nuses me pashterkë të kuqe. Edhe, Ditën e Nesërme: pasmesnate si fëmij dyvjeçar më përcollën në spital për shërim mjeksor. Interasnat, mu si në Ditën e Sotshme nëpër shkrimet e mia publicistike mes librave.

Tek atëherë, Nana dhe Babai më sjellin për shërim në spitalin e Shkupit. Spital, në të cilin Unë pas Luftës Dytë Botërore me gjithë Nanën e Katundit do të qëndroj plot dy vjet për shërim rehabilitimi, në këtë Kryeqytet historik të Kryengritësve shqiptar. Stërgjygjërit tim, Emin Xhambazi (Ҫeliku). Krahut të djathtë të Dervish Carës. Asgjë, sot nuk më kujtohet nga ajo kohë e atyre dy viteve “shërimi” në spitalin e Shkupit, rrëzë Kalasë Dardane.

Nana, shpeshëherë ma rrëfente edhe një ngjarje shumë interesante, që sot ka të bëjë edhe me Ligjin e gjuhës shqipe, si krahasim rasti: “Vëllezërit”, kur nuk e pranojnë si gjuhë zyrtare, dhe dalin në protesta “paqësore” rrugëve të qytetit me pankarta dhe parulla antishqiptare. Ngjarjen historike, si sot e kam parasysh: Nanën, kur ma rrëfente plot mall dhe lotë në sy këtë ngjarje politike historike të asaj kohe: Biro, unë nuk e dija gjuhën “maqedonase” dhe nuk mund të komunikoja me personelin mjeksor të spitalit Shkupit. Asaj kohe, vetëm e arrija t’u përgjigjem, kur më pyesnin, se: çka jam me përkatësi kombëtare? Unë, pavetëdije u përgjigjesha me atë robërinë asimiluse të Perandorisë osmane, se: jam, turçelinkë (turkeshë). Ato, ma sillnin një turkeshë, dhe unë përsëri nuk mund të merresha vesh as me atë turkeshën, “motër”?!

Ditën e nesërme, ma sollën një serbe. Përsëri, unë edhe me të  si “motër”, nuk mund të merresha vesh. Nuk e kuptonim gjuhën e njëra-tjetrës në këtë shtet të “përbashkët”. Pak më vonë, ma sollën edhe një bullgarkë. Unë, jo se jo: përsëri nuk e koptoja edhe gjuhën e kësaj gruaje. Pak kohë, pas agimit ma sollën e dhe një vllehe. Përsëri e kotë ishte të merrem vesh edhe me këtë grua. Nuk, shkoi as edhe një orë ma sollën edhe një xhypkë (rome). As kësaj nuk ia kuptoja gjuhën e nënës, asnjë fjalë goje.

Falë Zotit, pas një jave ishte përkujtuar personeli i spitalit: vallë, mos është kjo një grua shqiptare?! Dhe, më në fund ma sollën një shqiptare me të cilën edhe u morëm vesh, personelin mjeksor të spitalit të Shkupit.

Plot pas dy viteve qëndrimi në spitalin e Shkupit, mjekët arrijnë në përfundim se, Unë autori i këtij Librii për Nesër, jam i pa shpresë për jetë. Babait, i thonë: nuk kemi “ilaçe” për këtë sëmundje. Mirë, do të ishte të shikoni në ndonjë vend tjetër mjeksor shërimi, ndonjë Babshehu, ose fallxhere.

Nana dhe Babai, më nxjerrin nga spitali i Shkupit dhe më sjellin në shtëpi. Ditën e nesërme më shpien tek Dervish Nurja, Përtejzalli. Plaku mistik me një mjekër të bardhë gati deri në fund të këmbëve, i cili pasi më fryu në fytyrë, ma vari edhe një hajmali përqafe.

Hajmali, të cilën Unë gjatë kohë edhe pas kryerjes të Shkollës Normale në Shkup do ta mbajë përqafe neteditë, përderisa një ditë nuk do ta humb gjatë studimeve, në Prishtinë mes Baltës Kuqe, në podrumet e “Bozhurit”. Hajmali, të cilën vite më vonë do ta varë përafe së bashku me një hajmali tjetër të argjendtë, shqiponjën dykrenare në Strugë. Motra, të cilat do të ma shpëtojnë jetën mua si shkrimtar, në Voskopojë: pas një vdekjeje klinike në Netët e Poezisë Korçare. Dhe, Ringjalljes në Korçë (2000). Paralajmërim, i Lufës guerile në IRJ të Maqedonisë (2001).

Edhe, pas një aksidenti komunikcioni, që vetë i katërti pasmesnate do të kërcej në përrua në “Qafë – Thanë” (Shqipëri, 2007). Vite krize  politike që ndodhin në IRJ të Maqedonidsë. Fatkeqësia tjetër e komunikacionit, duke u ngjitur me “xhip” Korando maleve të “Bukoçit” mes Gostivarit dhe Kërçovës (2017). Dhe, siç duket në këto anë Shqiptare, nuk kishte fuqi më ajo hajmali mistike e Dervish Nures – Përtejzalli, ose Tri Zanave të Maleve Kreshnike të Baba Tomorrit. Ndoshta, ku ta di Unë: në Shkup, këtë Kryeqytet Shqiptar më morën në dorë përsëri xhinde të tjerë dhe dervishë mistik në Tyrbe, për Ndryshime Politike Shqiptare.

Historitë e këtij rrëfimi do t’i lidh edhe me një rrëfim tjetër të Babait. Problemet e tia shëndetsore si fëmij, në Katund. Im Atë, ka qenë i vetmi djalë përmall i tri motrave, i cili si fëmijë ka pi gji (tambël) tek Familja Xha Deralla. Kryeplaku, që e njihte si humorist dhe satirist e gjithë Kërçova. Përderisa, Nastradin Hoxha është satirist i krijuar nga populli si “autor” i anegdotave, Xha Deralla ka qenë autor i vërtetë i anegdotave dhe satirave shqiptare, ku ka jetuar 102 vjet, në fshatin Cërvicë të Kërçovës. Kryeplaku shakaxhi, që në Ditën e Sotshme e ka tejkakaluar edhe Nastradin Hoxhën.

Im Vëlla, Ramë Çeliku ma rrëfente edhe këtë histori: Familja Xha Derlallën, dikur në pleqëri e mbylli edhe me çelës në odë Plakun e prapë, që të mos dali në rrugë, bëjë “marrëzira” antiserbe. Tallet me xhandarët e serbit dhe kalimtarët e rastit që kalonin nëpër Cërvicë. Vite me radhë, frikë kishte të kalojë njeri nëpër Cërvicë, se: do të haste tek “Ureja” me Xha Derallën përpara Portës të Xha Mazllëmit. Plakun, që do t’ia ngatërronte rrugën, do ta nxirrte pas Çuke në tjetër Katund. Ashtu siç i nxorri retë e veta një ditë dimri me borë, stuhi dhe acar për të pare një “ditë të bardhë”. Ose, lodraxhinjt që ishin nisur për në dasëm Përtejzalli, livadheve të “Kacës” duke i dalldisur e hedhur vallen me shami mbi kokë me lodra e cingana për Dasmën e Madhe Shqiptare, gjoja se bëhej në Katundin Cërvicë.

Probleme bënte edhe me xhandarët e serbit, kur e kishin pyetur se, ku e ka shtëpinë Plaku i katundit. I shëtiti gjithë natën rretherrotull nëpër Katund të njëtës rruge rreth xhamisë, e pak para agimit i solli tek porta e Plakut të Katundit.  E, kur xhandarët e serbit i thanë Plakut të Katundit, se: po, katund i madh kishte qenë Cërvica?! Plaku i Katundit u përgjigjë: Po, është Katund i madh. Po, juve kush u solli deri te porta ime e shtëpisë? Një plak me mjekër të bardhë. Plaku i katundit, qeshi: Ai ka qenë Xha Deralla.

:Katundarët e fshatit kojshi Kolibare, që gjatë stinës së verës rrëfenin shytërit dhe armët për luftë me cërvicasit, përshkak të ujit për vaditjen e arave të fushës, Xha Deralla, qe ai: që, e zgjidhi problemin “etnik” me vite mes dy fshatrave kojshi, duke i “mashtruar” kolibaret për marrëveshjen e ujit, vaditjen e fushës. Një ditë, u tha haptas katundarëve të tij (cërvicasëve) me armët gati në brez për luftë e shytërit krahëve: mos u zini më kot për shkak të ujit! Unë u mora vesh me Kolibaret, dhe e kam zgjidhur njëherë e përgjithmonë këtë problem historik: tre muaj verë ujin do ta kenë kolibaret në disponim ujisin arat, e nëntë muaj dimër, ne cërvicasit. I kam mashtruar keq edhe këtë verë, në Katund.

Katundarët, përpak desh plasën nga inati, nxjerrin armët nga brezi. Shytërit nga krahu. Struket, hudhin në tokë. Xha Derallën, bythekrye ta hudhin në përrua. Magjithatë, pas një zënke burrërore shakashë, më në fund u pajtuan me këtë “marrëveshje” të Xha Derallës. Vështirë e kishe t’i dalësh në krye punës atdhetare me këtë plak dinak të urtë shqiptar.

Unë isha ai postieri, më rrëfente Im Vëlla: Që, sa herë Nana e bënte drekën ose darkën në shtëpi për familjen, e ndante një hise edhe për Xha Derallën. Që, unë me një shkop thane të gjatë me dy rremba në majë, përditë përmes hekurave të dritares në katin e dytë të shtëpisë, ia përcillja atje lartë në odë bukën. E plaku, si mirënjohje faleminderimi më përcillte me një këngë patriotike – historike nga dritarja me çifteli:

 

Rrafi teli në atë Misirli,

Na u shit kjo Rumeli,

Na e ka ble çaj Moskovi zi,

Na e ka ble, aman-aman,

I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan,

I ka dhënë mretit dy xhemejë alltan…

 

Kutadi, Unë?! Ndoshta ai tambël Nane është trashëguar në familje. Edhe, sot e kësaj dite ecën nëpër damarë si gjak shqiptari. Truri i popullit shqiptar. Popull, të cilin nëpër shekuj e ka mbajtur gjallë, në Perandorinë osmane dhe bazhibozuke turko-serbe, në çdo Kryngritje Shqiptare për Liri, e kanë shkelur me këmbë e topa. Sot, i delë zot, pasardhësi i Xha Derallës. Truri shpirtëror i popullit shqiptar me Penë.

Frikë kam sot, se: edhe mua një ditë për shkak të shkrimeve publicistike dhe librave do të më mbyllin në dhomë (burg) me çelës. Arsye, që të mos shkruaj “marrëzira” nëpër libra. Përjashtimi: mua nuk do të ketë kush të më sjelli bukë nëpër dritare.

Vetëm, mos e harroni ta mbyllni edhe një rrugë (dhiare) mbi çati, Qiellore: Oxhakun. Unë jam Kaçak Mali, gjak që hyj e dal, kur të më teket edhe për oxhaku…

Shkupin Shqiptar, Kryeqytetin e Rumelisë me më shumë shqiptarë në kohën e Perandorisë osmane, i dyti me shqiptarë pas Tiranës në sistemin kominist në ish Jugosllavinë titiste, sot i treti pas Prishtinës (Luftës kryengritëse të Kosovës 1998), të cilin e kanë rrethuar nga të katër anët djemtë e Njerkës, mezi merr frymë rrëzë Kalasë Dardane.

Shkupi Shqiptar, që dy herë me radhë është çliruar nga Perandoria osmane: Kryengritja e Dervish Carës (1844) me krahun e djathtë të Luftës Emin Çeliku (Xhambazi) dhe herën e dytë me Isë Boletinin dhe Hasan Prishtinën (1912), sot djemtë e Njerkës e kanë rrethuar dhe po i bien pamëshirë me “zaptitë” e tyre politike, në Qeverinë Neokomuniste. Edhe, atë krah për krahu me “vëllezërit”, që sipas Dr. Aleksandar Matkovskit në librin e tij: Kryengritja e Dervish Carës (1985), “vëllezërit” e Njerkës “çlirimtarët” turq i pritën me darka, cuca dhe gra në “fitoren festive” pas shpartallimit të Kryengritjes të Katllanovës. Që, sotpërsot, ajo kohë tradhtare e “vëllezërve” Njerkës ndaj shqiptarëve, vazhdon edhe sot e këaj dite. Tinëz, përditë e më tepër vishet me ferexhe të zeza e tesha turko-arabe në Trojet Etnike Shqiptare. Rrugëve në çdo lagje e sokak dëgjon me të madhe zëshëm gjuhën turke, pa asnjë fjalë “turke” të gjallë për farë në Shkup dhe “ehamdurila”, rrëzë Kalasë Dardane. E kanë përçarë popullin shqiptar edhe më zi se në kohën e Turqisë, Serbisë dhe Jugosllavisë. Farë e ndyrë hithre pas haleje, që nuk pati faj Fishta i Madh, kur përmes vargjeve antologjik thotë, se: ju ende nuk jeni të aftë  si argatë shqiptar… “nji tyran s’po e gjeni dot nën kambë t`cilit ju me u shtrue”.

Vargje të fuqishëm të Fishtës, që edhe sot e kësaj dite janë aktual në politikën e dalldisur dhe arratisur shqiptare. Djemtë e Njerkës, kur me premtime partiake e parulla demagogjike vijnë në pushtet në emër të popullit shqiptar. E, në anën tjetër, vetëm e dalldisin dhe plaçkisin popullin shqiptar duke e lënë edhe pa brekë në Ditën e Sotshme Historike. I rrënuan me themele shkollat shqipe, Çerdhet e fëmijëve dhe e sakatuan arsimin dhe kulturën shqiptare me vite në rolin e argatit “strategjik” politik. Ende, nuk i zbresin Gomarit të Fishtës nëpër “Bit-Pazar”, por si për inatë të shqiptarëve me gjithë “partalla” turko -arabe nën ferexhenë e zezë e hipën mbi gomarë edhe Hojdodolen me 120 kg. mbi samarë.

Edhe, padshtas na i përkujtojnë fabulat e Abetares Shqipe mbi bangat e shkollës fillore: Dy qetë dhe ujku, Dy dhitë kryeneçe mbi vig të lumit, që nga kryeneçsia e tyre nuk ia lëshojnë asnjëra shoqes rrugën Dhe, që të dyja bien në dallgët e lumit. Ose, Dy qetë dhe Ujku, që kullosnin në Livadh bar, kur Ujku njërit ka i tha në vesh: Vëllai yt, kullot më shumë bar në Livadh. Dhe, Pasi i përçau, të dy: i hëngri mes Livadhit. Tekste shkollore të Abetares dhe Librave të Këndimit, që me siguri politikanët e sotshëm nuk i kanë lexuar asaj kohe në shkollat tona fillore, ende me tradita arsimore e kulturore të Ministrit Arsimit të Shqipërisë, Ernest Koliqi. Ministër Arsimi, që edhe sot e kësaj dite ministrat tanë të arsimit janë larg me shekuj nivelit tij politik shqiptar: shkencor, arsimor e kulturor për Ditën e Nesërme.

Politikë gaforreje, që siç duket Njerka i kishte edukuar vetëm për poste politike dhe pasuri personale e familjare. Kopila “Bit-Pazari”, djemë të Njerkës që sot nga të katër anët me Bandat e tyre politike i kanë rënë me “zaptie” Shkupit Shqiptar pas shpine, edhe në këto zgjedhje “demokratike” lokale (2017).

Hajdeni bini djemtë e Njerkës azgane, bini Shkupit Historik Shqiptar!. Bini!…

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok