02/12/2024

SHHK “Salih Çekaj” nderi dhe krenaria jonë kombëtare

0
Zeqa-SHHK-Salih-Cekaj6

Shkruan: Florim Zeqa

Shoqata Kulturore Humanitare “Salih Çekaj“ më 12.11.2022, në Büron afër Lucernit (Zvicër), në 13 vjetorin e themelimit të saj, në mënyrë madhështore organizoj manifestimin tradicional të Darkës së Lamës, të kësaj tradite të lashtë Iliro-Dardane.

Vazhdimësi e një krenarie kombëtare

Në 13 vjetorin e themelimit, Shoqata Humanitare dhe Kulturore “Salih Çekaj” në Zvicër, në vigjilje të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, manifestimin tradicional të “Darkës së Lamës” e mbajti në një ambient impozant, të ngrohtë dhe vëllazëror, me një pjesëmarrje enorme të bashkatdhetarëve të ardhur nga të gjitha anët e shtetit zviceran, nga Gjermania, Italia, etj.

Sikurse herave të tjera, edhe kësaj radhe, salla e madhe në Büron ishte tepër e ngusht për pjesëmarrjen masive të mërgimtarëve të ardhur në këtë aktivitet kulturor nga të gjitha kantonet e Zvicrës dhe shteteve përreth.

Pas intonimit të himnit kombëtarë, moderatori i kësaj mbrëmje, sekretari i shoqatës z.Qamil Çekaj e hapi manifestimin me përshendetjen e zakonshme, duke ju uruar mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve dhe mysafirëve të këtij aktiviteti tradicional.

Në mënyrë të veçantë moderatori i përshendeti mysafirët; Florim Zeqa (Gazetarë dhe Analist politik nga Italia), Kolonel Xhavit Sadrijaj (Atashe i parë i Republikës së Kosovës në Evropë, i ardhur enkas për këtë mbrëmje nga Berlini), Osman Ferizi (Kryetar i Degës së LDK-së në Gjermani, Gazmend Dashi (Kryetar i Shoqatës “Salih Çekaj” në Gjermani) dhe Idriz Zeqiraj (Publicist dhe veprimtar nga Gjermania).

Prezent në këtë aktivitet ishin edhe eprorët e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK); Skënder Budakova, Zymer Tahiraj dhe Islam Sadiki.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin edhe familjarët e Heroit Salih Çekaj nga Shtutgarti i Gjermanisë, të cilët me prezencën e tyre e madhështuan Darkën e Lamës në Büron.

Humanitet dhe atdhedashuri në vepër

Më pas, moderatori për një fjalë rasti e ftoi në skenë kryetarin e SH.H.“Salih Çekaj“, z. Xhemajl Haxhiu, i cili pas përshendetjes së të pranishmëve dhe mysafirëve, falenderoj,të gjitha nënat dhe motra tona që përgaditën ushqimet tradicionale enkas për Darkën e Lamës.

Kryetari Haxhiu i falenderoj të gjithë kontributdhënësit, donatorët dhe antarësinë e gjërë të shoqatës për ndihmat e pakursyera në shërbim të bashkatdhetarëve në Kosovë dhe trojet tjera etnike.

Raporti vjetor i punës së shoqatës, i prezantuar nga arkëtari Lushi Mulaj e dëshmoi humanitetin dhe atdhedashurinë në vepër të drejtuesve, antarësisë së gjërë dhe donatorëve të rregulltë pranë kësaj shoqate.

Për të mos u ndalur veç e veç dhe në secilin rast që e prezantoj arkëtari Lushi Mulaj, SHHK “Salih Çekaj” ka ndihmuar për shërimin e të sëmuarëve, ndërtimin e shtëpive dhe blerjen e banesave për të pastrehët, ka ndihmuar studentët, ka ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri dhe secilin rast social që i është paraqitur.

Shuma e përgjithshme mjeteve të grumbulluara e arrinë totalin prej 98.957,80 Fr- dhe 177.075 Euro.

Transparenca dhe llogaridhënja e drejtuesve para antarësisë së gjërë dhe donatorëve, paraqet çelësin e suksesit të kësaj shoqate me traditë 13 vjeçare të veprimtarisë humanitare dhe atdhetare. Ishin shifrat e mjeteve të grumbulluara dhe shpërndara financiare që e dëshmuan shpirtin human të bashkatdhetarëve të tubuar rreth shoqatës e cila me nder dhe krenari bartë emrin e kryeheroit kombëtar, intelektualit dhe komandantit të luftës çlirimtare në vijën institucionale të presidentit historik Ibrahim Rugova, të madhit Salih Çekaj.

Pas prezantimit të aspekteve financiare, gjegjësisht shumave të grumbulluara, arkëtari Lushi Mulaj falenderoj të gjithë donatorët dhe anëtarësinë e shoqatës.

Vlenë për të theksuar se ky është rezultat i një pune ekipore, i një uniteti dhe bashkrendimi të veprimeve të kryesisë me anëtarësinë shoqatës.

Njëherit, kjo ishte kënaqësi e veqantë e shpalosjes dhe shijimit të vlerave rugoviane, ashtu siq i shijuan veprimtarët e viteve të ’90-ta në Kosovë, ku secili ndante kafshatën e gojës me ata që kishin nevojë për ndihmë dhe përkujdesje vëllazërore.

Humanizmi dhe atdhedashuria ndjenja të thella shpirtërore

Të ndihmosh vëllëzërit e një gjaku është ndjenja më e thellë shpirtërore që mund të përjetojë një qenje njerëzore. Të lumtë ata që kanë privilegjin të shijojnë këtë ndjenjë kulmore në jetën e tyre.

Pas raportit financiar të përgatitur nga arkëtari i shoqatës Lushi Mulaj, moderatori për një fjalë rasti e ftoi analistin politik Florim Zeqa, i cili e vlerësoj me notat më të larta veprimtarinë humanitare dhe atdhetare të shoqatës më emblematike të mërgatës sonë, e cila me nderë dhe krenari e mbanë emrin e kryeheroit Salih Çekaj, veprimtarit dhe komandantit legjendar të vijës institucionale të luftës çlirimtare.

Pas analistit Zeqa, për një fjalë rasti u ftua edhe veprimtari Idriz Zeqiraj, i cili foli për historikun dhe simbolikën e Darkës së Lamës.

Më pas, me një monolog për Darkën e Lamës u paraqit edhe poeti Mentor Thaqi. Me të përfunduar monologu, moderatori Qamil Çekaj, njëherit sekretar i shoqatës “Salih Çekaj” vazhdoi me ndarjen e mirënjohjeve për donatorët dhe kontributdhënësit e rregulltë.

Darkë e begatë me gatime tradicionale

Pas pjesës së parë të programit muzikorë radha i erdhi momentit më kulmor i kësaj mbrëmje, ai i shtrimit të sofrës për “Darkën e Lamës” me ushqime të llojllojshme tradicionale nga të gjitha trevat dardane, të përgatitura nga nënat dhe motrat tona që sollën gatesa dhe ushqime të shijshme nga kuzhina jonë tradicionale.

Shtruarja e “Sofres Dardane” me të gjitha llojet e ushqimeve tradicionale, ishte meritë e familjeve atdhetare, grave, nënave dhe motrave tona dardane, të cilat edhe këtu në mërgim po e ruajnë me kujdes të veçantë dhe fanatizëm traditën e lashtë të gatimit të ushqimeve nga kuzhina tradicionale shqiptare.

Argëtim dhe kënaqësi shpirtërore

Pjesa e dytë e programit artistik fillojë me këngëtarët mirënjohur Sami e Avni Alimusaj, me kolazh të këngëve patriotike dhe popullore shqiptare, të shoqëruara me vallëzim të përbashkët të bashkatdhetarëve, vëllëzërve dhe motrave dardane.

Kur jemi tek pjesa muzikore, vlenë për të theksuar se ishte koinçidencë rasti ditëlindja e këngëtarit Avni Alimusaj, të cilit në mënyrë publike moderatori Qamil Çekaj i uroj shëndet dhe jetë të gjatë, vijimësi dhe suksese të pandalshme zërit të bukur prej bilbili të këngëtarit të mirënjohur dukagjinas me qëndrim në shtetin helvetik

Bashkimi i burrave rreth Sofres, simbolikë unifikimi i gjakut të pastër dardan

Bashkimi i grupit të burrave rreth Sofres së bekuar dardane, ishte simbolika e unifikimit të gjakut të pastër dardan, e bashkimit të shpirtërave dhe zemrave rreth vizionit rugovian.

Kësaj radhe, salla e madhe në Büron ishte tepër e ngushtë për pjesmarrjen masive të mërgimtarëve të ardhur në këtë aktivitet nga të gjitha kantonet e Zvicrës dhe shteteve përreth, si Gjermania, Italia, etj.

Progarmi muzikor me këngë e vallëzim të përbashkët vazhdoi deri pas orës 22.00, kur edhe u përcjellën mysafirët sipas zakoneve dhe traditave tona nga anëtarët e kryesisë së shoqatës “Salih Cekaj”.

SHHK ”Salih Çekaj” në Zvicër, me nder dhe krenari është duke mbajtur emrin e kryeheroit kombëtar, intelektualit të shquar, veprimtarit të orëve të para dhe komandantit të luftës çlirimtare në vijen institucionale të presidentit historik Dr.Ibrahim Rugova.

 

Sinonim uniteti dhe humanizmi në mërgatën tonë

Shoqata “Salih Çekaj” në Zvicër, gjegjësisht veprimtarët dhe anëtarësia e gjërë, me shpirtin e tyre human, me dashuri dhe solidaritet të lartë njerëzorë kanë hyrë në zemrat e çdo shqiptari. Me ndihmat e pakursyera humanitare ua kanë kthyer buzëqeshjen shumë familjeve shqiptare, ua kanë kthyer shpresën dhe besimin për jetë në trojet e tyre stërgjyshore.

Jo vetëm kaq, me punën vlerëmadhe dhe transparencën e plotë në veprime, shoqata “Salih Çekaj”, e ka fituar besimin e mërgatës edhe jashtë kufijve të shtetit zviceran, duke kaluar edhe përmasat e një shoqate, për të marrë keshtu formën e një institucioni të përgjegjshëm që kujdeset dhe ndihmon bashkatdhetarët në Kosovë dhe trojet etnike shqiptare, duke u bërë shëmbulli më i mirë i organizimit dhe sinonim i unitetit në mërgatën shqiptare.

Shoqata Humanitare dhe Kulturore “Salih Çekaj” krahas ndihmave të pakursyera për bashkatdhetarët, në mënyrë të veçantë po e bënë edhe promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore siq është “Darka e Lamës”, e ripërtërirë për herë të parë nga ana e saj në diasporën shqiptare, festë kjo e lashtë iliro-dardane e cila ishte rikthyer në kujtesën tonë nga presidenti historik Ibrahim Rugova.

Si rezultat i kësaj, sot shoqata humanitare “Salih Çekaj” në Zvicër, konsiderohet shoqata më e organizuar dhe më unike, më humanitare dhe më emblematike në mbarë diasporën shqiptare.

Prandaj, nderi dhe respekti u takonë drejtuesve, aktivistëve, veprimtarëve, sponsorëve, donatorëve dhe anëtarësisë së gjërë, që e ngriten në piedestalin më të lartë shoqatën “Salih Çekaj” në Zvicër.

Në fund ia vlenë të theskojë kontributin vlerëmadh dhe shumëdimensional të themeltarit, të kryetarit të parë të shoqatës, z. Saim Tahiraj (bashkëluftëtar i kryeheroit të Kosovës, të madhit Salih Çekaj.

Zoti i bekoftë shpirtërat human të mërgatës sonë!

Zoti e shtoftë begatinë dhe rritën kontributit humanitar të SHHK “Sali Çekaj” në Zvicër!

P.S. Për fotografitë u përkujdes fotografi i shoqatës, z. Vesel Xhaferi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok