Shërbimi i asaj pasdite

(tregim)
Nga Përparim Hysi
Kur kooperativat sa po vinin e po fironin ekonomikisht, mendjet përçude, andej nga Qëndrori në Tiranë, shpikën “marifete” gjasme për t’i shpëtuar disi nga ky rrënim, dhe, kur e kish marrë ferra uratën, … shpikën “dubluesit”. Një mendje logjike e racionale këta”dubluesit” i quante si një orëvajtje që me një aforizëm, mund të shprehet kështu:në vend të vetullave, u nxorri sytë. Dublues për kryetar, për agronom, për ekonomist dhe, për mosvazhduar më tej, pa dyshim, dublues edhe për sekretar byroje partie, se ndryshe nuk shtohej prodhimi.. e plot dokrra të tjera që, sado bënin “mu”, nuk mund të hapje gojën, se të prisnin gjuhën.
*
Nëse e bëra këtë “digresion”, nuk kam për qëllim të bëj analizën e atij rrënimi, por ky tregim imi, e ka zanafillën, pikërisht kur erdhën”dubluesët” nga qyteti. Erdhën, mirëseerdhën, por mua sytë tek dubluesja si shefeplani. Unë nuk jam ekonomist dhe as kam punuar ndonjëherë në zyrat e kooperativës, por…zyrat qenë mu matan gardhit të shkollës.Kjo, dubluesja, quhej LULEDIELLI dhe, sa vura re, qe e bukur si luledielli. Qe e bukur, nuk qe e bukur siç hamendësoja unë, kjo nuk kish ardhur që të bënte sfilatë bukurie në fshat, por të dublonte shefen e planit në kooperativë që, pse t’i hamë hakën, qe ekonomiste me shkollë të lartë dhe nuk kish faj ajo, pse bilanci në ekonominë e kooperativës, qe inaktiv. Tani erdhi “dubluesja” dhe u zgjidh “magjia”.Dubluesja kishe”lapsin magjik” dhe aq.
Zyrat afër, por dhe mensa qe po afër. Aty e takova LULEDIELLIN. Këta, “dubluesit” dhe aty në mensë kishin trajtim të veçantë.Ndërsa ne, mësuesët për çdo drekë hanim fasule, ata trajtoheshin si”sojllinjë”:hanin mish se kishin sakrifikuar “rehatin e qytetit” dhe vinin të nxirrnin nga gërçi ekonominë që po rrënohej.
*
Unë tërë jetës gojën nuk e kam mbajtur mbyllur dhe, sa dëgjova emrin LULEDIELLI, kalova në sulm:-Kaq u bëra dhe emër”Luledielli” nuk kam dëgjuar, por ti ta gëzosh, -i them, – por kam edhe një pyetje tjetër. Mirë LULEDIELLI, por as më thuaj a e ke gjetur “diellin” nga kthen kokën? Ata që më njohin, se shpotitë i kam radhë dhe sikur i nxjerrë nga xhepi, ia dhanë të qeshurit, kurse ajo, LULEDIELLKA(kështu e thërrisja pas njohjes në mensë), në fillim u skuq nga ky sullm pak”brutal” imi, po, tek u mat të përgjgjej, u përgjigj një”dublues” tjetër:-E ka “diellin e saj” dhe mos i qaj hallin. Unë tani, sado që prisja të hapte gojën ajo, shpotinë tjetër:-Epo i paça fatin atij “dielli”!!! Sytë i hodha nga ajo dhe, siç e çmova me mendjen time, ky prezantimi me të sikur qe jo vetëm i veçantë, por pak si ashtu: unë i bija pragut që të dëgjonte dera.
Shiheshim, pothuaj, për çdo ditë dhe unë:-Hë, si e ke”diellin”? Pyesja jo se më dhimbej ajo, apo ai”dielli” i saj, por për të krijuar pak anfinitet. Ajo, kuqur-stërkuqur:mirë, mirë, por vetëm ti je që intetresohesh kaq shumë. Unë, si për ta zgjatur pak litarin e bisedës:je jabanxheshë dhe ne, në fshat, i trajtojmë mirë jabaxhinjtë! Përskuqja sikur largohej pak nga pak dhe unë, ngaqë matja me kutin tim, e ngisja anijen në detin e kënaqësisë sime.
*
Kishte ardhur pranvera dhe, pothuaj, kishte shtrirë domenin e vet. Qe pasdite dhe më thirrën në zyrën e Këshillit të fshatit. Aty dhe dubluesja apo LULEDIELLKA. Dëgjo, – më tha sekretari i byrosë së partisë, – do të lutem që të shoqërosh këtë, të planit, deri tek shtëpia e X…, se, ngaqë me të bijën e tij, ka bërë shkollën, vetëm kjo mund ta bindë për të votuar.
Unë mezi e prisja një vizitë tek X. që, ç’është e vërteta, e kishte shtëpinë dy orë larg. Pranoj, me kënaqësi, -u thashë, se dua ta bindë LULEDIELLKËN se sa i respektojmë jabanxhinjtë. Të tërë qeshën dhe mua m’u kujtua ajo proverba që thotë:”Kur je në qejf, as zgjebja nuk të ha”.
*
U nisëm.Fshati ynë ka një terren të thyer, me ngjitje e zbritje, kodra, relativisht të buta, por, sidoqotë për dy orë, edhe ndien lodhje. Unë lashë atë të printe, kur rruga qe e ngushtë dhe, kur mundej, përbri njëri-tjetrit. Tani, – i thashë, – më trego për atë”diellin” tënd. Më tregoi se qe nëpunës në komitet të rrethit dhe me profesion qe jurist. Me demek, njeri i ligjeve. E mirë, mirë, por në këtë mjedis pranveror dhe, kur kam përbri, një bukuroshe si kjo, nuk pyes as për ligj dhe as për moral.Dhe, sikur po thosha me vete diçka, recitova: “… dhe kështu një copë herë.kuvenduan ata të dy…”
Ajo u kthye nga unë. Çfarë po thuaj? M’u kujtua një poezi e MIHAIL ISAKOVSKIT”Në udhëkryq” se është si e shkruar për ne:” Dhe kështu një copë herë
Kuvenduan ata të dy
Rreth e qark, pranverë
Ata “hahen” sy me sy”.Ti, natyrisht, -fillova mbrojtjen-sulm unë, ke”diellin” tënd, por unë i dua poezitë e tij dhe m’u bë se na rrinin për shtat. E pashë që një re, pak turbulluese, kaloi kalimthi mbi fytyrën e saj dhe unë e shtova dozën e sulmit. Është ai poeti , -thashë unë, – që ka shkruar atë këngën për “Katjushën” dhe fillova të këndoj:- Buzë lumit doli Katjusha
Atje, pranë ujët e lumit valëzon/…
Deshi nuk deshi, ndaloi dhe po më dëgjonte. Siç vija re, LULEDIELLKA sikur po e varte kokën nga unë. Dëgjo, – i thashë, – sikur të dije një nga poezitë më të bukura të tij, nuk kishe si mos e mësoje përmendësh si unë. Kurioziteti i saj sikur u shtua. -Se mos është e gjatë?-pyeti dyshuese ajo.
Së pari, po ta them duke ikur, ashtu në “vija të trasha”. ishin dy(kështu si ne) dhe ai i tha;-Dua të të puth.Ajo i tha:-Nuk pranoj. Djali iku, i zemëruar. Vajza u thye shpirtërisht. Tani unë e lashë biesdën dhe kalova në ligjëratë të drejtë: “… unë do t’ju kisha puthur/nese më lejon ti!!! Ajo:”Natyrisht, nuk pranoj dhe kurrë një gjë të tillë, unë askujt nuk ia lejoi/” Kurioziteti i saj po e ngrinte kurbën dhe unë, tek ndiqja me sy, ç’po ndodhte, e zbraza:”Dhe djaloshi u pikëllua/ E po ndahej, i zemëruar/Domethënë, nuk ta mbush synë/Më mirë, mos u kisha takuar!” U mbusha me frymë, mirë e mirë dhe i thashë:-Ja ç’bëri ajo… “Drejt në sy e shikoi/Meqë është kështu kjo punë/Puthëm se unë të lejojë… dhe e putha LULEDIELLKLËN mu tek “rrugëza” unë. Sosëm tek shtëpia X…, e bindëm atë për të votuar dhe, tek po ktheheshim për tek zyrat, nuk u morëm më me ISAKOVSKIN, por me JERONIM DE RADËN.: Milasoa, pasi u”ndreq” me RINËN, këndon:”Ne po ktheheshim së andejmi/gjembat që vareshin udhës/ s’e gërvishnin atë vashëz/unë me llërët krejt përveshur që nga ballët, ia shterja… Po si mund ta lija të gërvishnin, LULEDIELLKËN? A nuk kam thënë që fshati ynë i do shumë jabanxhijtë? Ah, ai shërbim i asaj pasdite, në një ditë pranvere, mesviteve ’80-të të shekullit tjetër!
Tiranë, 22-25 mars 2025