22/12/2024

Sheiket tane qe presin mrekulline ne futboll nga shqiptaret e perzanun!

0
Nikoleta_Kovaci1

Nga Nikoleta Kovaçi

Ne oborrin e pallatit, i shtruem me pllake qe mos me pas vemendje kur bie shi bahesh copa, femijet mblidhen e lujne me top! Ne fakt, duhen konsiderue me fat, se kafja poshte asht e myllun, se ma heret nuk luanin kerkund!

Asht e vetmja here qe une i kqyri me mendim! Bahen bashke vajza e djem e perpiqen me imitue Messin, Ronaldon, Mbape e Nejmar! Madje ai qe imiton Nejmarin, pervec rrobave kujdeset qe edhe floket t’i kete si ai! Djali qe imiton Ronaldon kercen si ai masi mendon se e mujti tjetrin, kurse ata qe imitojne Messin e Mbapen jane ma te ndrojtun! Zihen e bahen copash me shoshojne, se per akord final kane vec murin e pallatit, skane ku vene porta, se aq dy m oborr asht! Gjithe diten orvaten me ate top neper ato pllaka, por une, tue dite ç’a ndodh ne kte vend, i gzohem veç faktit se ata s’kane telefon ne dore! E di se futbollista nuk bahen dot! Do kene fatin e shumve ne kte vend!

Mrame u çmendem nga gzimi i barazimit, ne fakt une nga goli i Nedim Bajramit! Ajo gjuajtje te ban me shpresue, e jo barazimi, as fitorja, as kualifikimi, as fitorja e Europianit, paçka se per ne sigurisht do te ishte mrekulli, ndonese pushteti zuzar do na e vidhte edhe gzimin tone si mundin e atyne me e perdor per punet e veta siç vjedh gjithçka tjeter, psh, andrrat e djemve e vajzave qe bahen copash poshte pallatit tem!

Tue i pa djemte mrame, bana nji analize me vedi tue i kerkue kah jane e kah s’jane! Çeket, thuajse te gjithe ishin te dalun nga dy skiadrat kryesore te vendit, manej ishin shpernda disa ne Angli e Gjermani, pjesa tjeter vijonin ne Pragen e tyne! Tanet te bashkuem ‘si zogjte e korbit’, te perzanun ne dy apo tre breza, e sod iu kerkojme te vijne te na ndrisin surratin e nji vendi ku qeveria vjedh edhe ne varre!

Ata mire bajne qe vijne, po na ç’a bajme?

Pushtetaret, hajnat me pushtet, biznesmenet sheike e trafikantet gjithfaresh kurre s’kane mujt me nxjerre talente! Jo ne futboll po thujse ne asnje fushe! Kete e dime edhe nga ajo sa kena msue per ata qe kane ba historine e futbollit, jo ma prej nesh qe hala i kerkojme futbollistat me ba komtaren tue iu pa krahinen, bindjet politike dhe xhepat, se sa i mushin ne skuadrat e Europes e Botes ku aktivizohen!

Pasaniket-hajna i çojne femijet neper shkolla me leke, i pajisin me diploma gjithfaresh duke e dite se smunden me ua instalue talentin qe ka nje femije i dy prindve te varfer, qe bajne pune krahu ose marrin nji rroge qesharake e poshteruese nga shteti! Talentet e medha, jo vetem ne futboll, dalin pikerisht nga shtresat e njerzve te varfer ekomonikisht ( jane te tille se nuk duen me vjedh as me u marr me krim)!

E meqe na duhet kombetarja per egon tone, me na sherue plage e me na pastrue ftyren e nxime prej korrupsionit e krimit, duhet pa dhe ba nji zgjidhje edhe ne Shqipni! Dhe asht krejt e thjesht! Me iu ba fusha te shkolla ne vend te kioskave ku shiten sanduiça e hamburgera kancerozë, apo ato mejhane lokalesh ku iu shiten hashash e lloje te tjera drogerash e me e programue si lande shkolle! Madje qe ne klasen e pare! Rroba, kpuca e kamte i kane vete, madje edhe topin ua blejne familjaret, vec fushen e diken qe merret ne ta duhet te siguroje shteti!

Meqe niveli arsimor ne kte vend asht bastard, ne fakt ka vite i tille, qe kur msuesi hyn ne pune e rri ne pune me teser partie, gja qe sndodh ne tane rruzullin tokesor, te pakten te bajme fusha futbolli per femijet e fshatrave! Prej aty mund te gjenerohen talente te shumta, me mbeshtet dy klube furbolli, me realizue rritjen zinxhir e me sigurue nje femije deri 18-19 vjec me kane i sigurte per vijimsine e tij pa ndasina krahine, politike e shumesyresh… Manej mund te lihen te lire me kalue neper klube te huaja, po sdo te ishte keq me i ba dy qyqe skuadrash te hajrit edhe ktu, qe me kane te denja me konkurrue ne Europe…

Djemte e kombetares tone, ne fakt, jane heronj! Ata duhet me i admirue e falenderue qe vijne e lujne per Shqipnine, e madje prej te gjitha trojeve tona! Nxirrni ato dreq lekesh qe po iu myken neper bodrume shpiash e jepjauni femijeve sod te kena nje Kombetare si i ka hije neser! Jam e bindun se parate qe kini neper llogari bankare u dalin boll per ju e brezat e mavonshem per me ble diploma e vende pune, veç talente skeni me mujt me ble per ta kurre! Talenti asht e do jete aty ku e thote Zoti e jo ku e thote pasunia juj!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok