21/12/2024

SHANTAZHI DHE LAKMIA PËR PUSHTET, E BËRI OPOZITËN PALË ME SERBINË!

0
Idriz-Zeqiraj1

NGA IDRIZ ZEQIRAJ

  1. Opozita PAN-iste, e zhytur në krime dhe hajni zyrtare, e mësuar ta sundojë Kosovën me qeveri të arnuara konglomerate, ende nuk po arrinë të pajtohet me qenien në opozitë. Ajo po bënë një opozitarizëm të sforcuar, me zhurmime dhe shpifje pa mbulesë, gjë që efekti është i kundërt. Në luftën e saj, pa fije parimësie, është bërë qesharake. Bllokadat e saj ngjasojnë shumë me ato serbe në veriun e Mitrovicës. Bojkotojnë votimin e ligjeve, të marrëveshjeve ndërkombëtare e kushtëzojnë me caktimin e datës të zgjedhjeve parlamentare! Dhe, kjo pa mëdyshje është paradoksale, e turpshme dhe skajshëm kriminale e rrugaçërore. Ja çfarë opozitarizmi bënë kjo opozitë e çakorduar, e frustruar dhe e pashpresë rimëkëmbje!

Realisht, lidershipi, pjesërisht i ri, i LDK-së, nismoi reformën brenda partiake, por e mbetur në vazhdim. Megjithatë, shqetëson mënyra opozitare e LDK-së, ngjason me atë të partive-banda të PAN-it, por dallon në qasjen pozitive, në votimin e disa ligjeve dhe sidomos të marrëveshjeve ndërkombëtare. Ish i burgosuri politik, njëri nga themeluesit të LDK-së, bashkëpunëtor besnik i Presidentit Rugova, i mbijetuari nga atentatimi i SHIK-ut, ish-zëvendësministri nga radhët e LDK-së, Adem Salihaj, i bëri thirrje lidershipit të LDK-së të mos jetë e njëzëshme me PDK-në, përkatësisht, PAN-in në bërjen e opozitarizmit. Klanorët nostalgjikë të ish-koalicionit Hashimi-Isa janë aktivizuar, për ta dëmtuar LDK-në.

Vërtet, opozita në vijimësi ka kërkuar zgjedhje të reja, duke qenë e vetëdijshme se do t`i humbasë sërishmi ato. Dhe, kjo dëshmohet me sondazhet e bëra, dje dhe sot, se LVV rezulton e parë në përqindje, në raport me secilën parti opozitare. Kjo flet për hipokrizi e tymnajë të opozitës, e cila, realisht, aktualisht nuk i dëshiron zgjedhjet, me frikën se do ta shënonin humbjen e radhës.

  1. Shtrohet pyetja logjike: Megjithë propagandën korale të opozitës destruktive kundër LVV, opinioni vazhdon ta mbështesë pozitën aktuale, pra, Albin Kurtin dhe qeverinë e tij. Qeveritë e shkuara, kryesisht, PAN-iste, përgjakën Kosovën, ia shtuan jetimët vendit edhe pas çlirimit të Kosovës. Dhe, kjo është goditja më e madhe ndaj popullit të Kosovës si dhe njollosje e UÇK-së, sepse vrasjet politike ishin të paramenduara, të organizuara nga disa komandantë, me qëllim të marrjes dhunshëm të pushtetit dhe të pasurimit abuziv, hajnor.

Rrjedhimisht, kritikat ndaj qeverisjes aktuale, kërkesat për zgjedhjet e reja, nga partitë-banda të PAN-it, janë -lehje në hënë- dhe nuk kanë peshë e besim tek shqiptarët. Por, me propagandën e tyre -leha-qene-, janë bërë përkrahës të Vuçiqit dhe të Serbisë. Shprehjen “Albini është fashist”, Vuçiqi e mësoi nga këta laro shqipfolës! Ky soj i opozitës janë bërë pjesë e shantazhimeve provokuese të ndërkombëtarëve, me vënien skandaloze të sanksioneve Kosovës, me kërkesën ngulmuese dhe të përçudshme, për të vënë pikën 7 të marrëveshjes bazike të parën, duke i tejkaluar të 6 pikat tjera rendore. Dhe, kjo kamuflohet me tejkalimin me -MIRËBESIM-, të 6 pikave radhore, të cilat  lidhën me detyrimet e Serbisë ndaj Kosovës!? E gjithë fjalomania e horrakëve kundra-Kosovë, me qëllimin e vetëm për ta rimarrë pushtetin e pamerituar, na kujton atë thënien popullore: “Për inat të simeje vjeherrë, do të flej me mullixhinë!”

Kosova është tkurrur mjaftueshëm me humbjet e territoreve në Kosovën Lindore në shekullin e 19-të; trevat shqiptare në Maqedoni dhe Mal të Zi në fillim të shekullit 20-të; në Debellde dhe Çakorr në shekullin 21. Dhe, tani ndërkombëtarët, shtetin e bërë -Republikën e Kosovës, eskluzivisht, nga vetë ata, duan ta bosnjizojnë, duke e bërë Serbinë hisedare në Kosovë. Pavarësisht pasojave, qeveria dhe qeveritë që mund të pasojnë, -Asociacionin njëetnik- nuk duhet ta pranojnë, qoftë me ose pa kompetenca ekzekutive. E gjithë kjo është peshqesh, dhuratë e komandantëve të shantazhuar me dosjet faktike të krimeve serike, gjatë dhe pas luftës në Kosovë, me viktima. kryesisht, shqiptarë ushtarakë dhe veprimtarë politikë!

III. Përballja e partive opozitare me LVV është e mundimshme, sepse ajo vazhdon ta këtë përkrahjen, pothuajse, plebishitare të qytetarëve të Kosovës. Dhe, shpjegimi i këtij realiteti, është qartësisht i kuptueshëm. Opozita aktuale është pjesë e fajësisë, deri në tradhti kombëtare, , që nga vrasja dhe dëbimi i shqiptarëve nga veriu i Mitrovicës dhe mashtrimi i  Hashimit dhe Kadriut se “do t`u kthejmë së shpejti në shtëpitë tuaja”, plani i Ahtisarit, 6 pikëshi i Baki Munit, “pronat” e Manastirit të Deçanit, Asociacionit, Demarkacionit, emërimi i agjentit Hashim Thaçi president dhe pisllëqeve tjera, të cilat vazhdojnë të jenë “Shpatë e Demokleut” në qafën e kryeministrit Albin Kurti, respektivisht, Kosovës.

Ndaj partive opozitare të PAN-it rëndojnë akuza të rënda: sabotimin e fondeve për luftën dhe vetë luftën , duke mos e futur “UÇK-në” e LPK-së në luftën e Kosovës; vrasjet serike politike; hajnia zyrtare industriale; haraçi galopant; përpjekja për ta përvetësuar luftën e pabërë dhe deri ke përçarja kriminale e popullit të Kosovës! Këto parti-banda, në kushte paqeje, duhet të fillonin rehabilitimin e tyre, duke denoncuar dhe dënuar kriminelët masiv në radhët e tyre, ta bënin reformimin e thellë. Dhe, nëse do të hasnin në pengesa nga bandat partiake, t`i shpallnin të paligjshme ato parti, duke krijuar parti të reja me anëtarësinë e painkriminuar. Ndërkohë, LDK-ja ka nismuar reformat partiake, gjë që i jep parësi në konkurrencën zgjedhore.

Realisht, opozita nuk po dëshmon kauzë të qartë. ose po i mungon fare. Kjo ka rrënuar ekonomikisht Kosovën. Asgjë nuk ka bërë për zhvillimin ekonomik; për sistemin shëndetësor; arsimin – si bazë reale për ta zhvilluar shoqërinë, shtetin. Ka rrënuar Sistemin e Drejtësisë, duke e politizuar dhe kapur nga Hashimi dhe Ramushi, respektivisht nga PDK-ja dhe AAK-ja. Këtë e dëshmon edhe “Vettingu” i aprovuar në Kuvend, por i bllokuar në praktikë nga banda e PAN-it, nga frika e drejtësisë, për krimet, tashmë, të kryera!

Politikisht ka relativizuar pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës të Kosovës, duke e dorëzuar veriun e Kosovës Serbisë, nën shantazhimin dhe kërcënimin me dosje kriminale të disa komandantëve eminentë. Makro-kontrabanda e zyrtarëve dhe e komandantëve të Kosovës, me bandat e Radoiçiqit, konsolidoi pushtetin e “Lista Serbe” në veriun e Mitrovicës. Opozita serbe në Kosovë, akuzon krerët e partive të PAN-it, ngaqë forcuan ekonomikisht “Listën Serbe”, përmes kontrabandës legale dhe e ndihmuan politikisht, për ta bojkotuar e zhbërë opozitën serbe në Kosovë, krejt njësoj si Edvin Rama, i cili eliminoi politikisht opozitën demokratike në Shqipëri, me ndihmën e ndërkombëtarëve, të kryesuar nga ambasadorja kinezo-amerikane Kim. Për rrënimin e opozitës serbe në Kosovë, e thonë dhe e përsërisin intelektualët veprimtarë serbë, në mes tyre edhe gazetari i mirënjohur serb, me seli në veriun e Mitrovicës, Mirosllav Kërstiç me shokë.

Ndërsa pozita, e kryesuar nga Albin Kurti, e akuzuar për mosrealizimin e premtimeve, të bëra në fushatën elektorale-zgjedhore, justifikohet me rrethanat kohore:

1) Kohë Pandemie e përbotshme;

2) Lufta në Ukrainë, për rrjedhojë inflacioni domëthënës në Kosovë dhe botë;

3) Shpërndarja e 800 milionë euro, qytetarëve në nevojë – skamnorë të Kosovës, sepse programi ekonomik dhe politik i LVV është social dhe favorizon barazinë ndërqytetare në vend. Dhe, kjo shumë afro miliardit, nuk nuk janë as “vitra” dhe as “sadaka”, por një ndihmë domëthënëse.

Përndryshe, po të mos ishin prioritet rrethanat e krijuara, “ne i kishim përmbushur dhe tejkaluar premtimet e bëra fushatore”, – arsyetojnë nga Vetëvendosje.

Mbi të gjitha LVV thirret krenueshëm se ka kundërshtuar meritueshëm dialogun me Serbinë. Marrëveshjet fatale për Kosovën, të nënshkruara nga Hashim Thaçi dhe ekipi i tij, të bëra nën shantazh e kërcënim, me dosje e krimeve faktike, si: 6 pikëshin e Baki Munit; “pronat” për Manastirin e Deçanit; Asociacionin; Demarkacionit; zgjedhjen e Hashimit president, dhe të tjera prapësira, të cilat e dërguan Kosovën në prag të fundosjes.

Së fundi, aksionet e suksesshme policore të qeverisë Kurti, për vendosjen e rendit dhe ligjit, në veriun e Mitrovicës, dikur të dorëzuar Serbisë nga Hashimi dhe PAN-i i tij kriminal. Ndërmarrja ligjore, për ta ushtruar sovranitetin edhe në atë pjesë të Kosovës, duke ndaluar organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë; ndalimi i targave ilegale të Serbisë në Kosovë; reciprociteti i perdorimit të dokumenteve ndërkufitare me Serbinë; ndalimi i valutës “dinar” në Kosovë; heqja ceremoniale e billbordeve të turpit në veri, me surretërit kriminelë rusë e serbë, përkatësisht, të Putinit, Vuçiqit, Gjuriqit dhe horrakëve të tjerë sllavë.

Opozita lavdërueshëm ka pretenduar, madje vazhdon të pretendojë edhe sot, mashtrueshëm, se ka vendosur sovranitetin në veriun e Mitrovicës dhe ka inkuadruar suksesshëm komunitetin serb në shoqërinë kosovare. Një falsifikim i vrazhdët, që vështirëson rikthimin e sërishëm në pushtet të opozitës. Njerëzit e shantazhuar me dosje krimesh, janë të rrezikshëm, nëse kontrabandohen në pushtet. Dëshmi faktike janë Hashim Thaçi me komandantët e tij PAN-istë. Kosova jonë vazhdon ta vuajë pushtetin e tyre kriminal të djeshëm. Mjerisht!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok