27/07/2024

Madhështia dhe përjetësia e shën Nënë Terezës së Kalkutës etj., në tematikën e veprave të skulptorit të talentuar Vasil Rakaj

0

Personaliteti i tij artistik është formuar në Shqipëri dhe shumë subjekte të skulpturave lidhen me heronjtë kombëtarë, ku spikasin Nana Terezë dhe Skënderbeu, të cilët në ditët tona i përkasin botës mbarë. Skulptori shqiptar Vasil Rakaj, jeton me familjen e tij në Connecticut dhe në rrugët e tij ecën çdo ditë. Njëra prej tyre e çon në studion e vet, në hapësirën e së cilës qëndrojnë vepra të përfunduara, punime në proçes, vizatime dhe skicë ide për veprat e ardhshme, fotografi dhe objekte të ndryshme, të cilët së bashku krijojnë atmosferën intime të një artisti.  Vasil Rakaj, ka një krijimtari të pasur dhe kjo e bënë të jetë një nga skulptorët e talentuar bashkëkohës shqiptar, që emigroi në SHBA.” – Suzana Varvarica Kuka[1]

“Ka kaluar më shumë se një gjysmë shekulli nga viti 1963, kur në Uashington D.C., dr. Martin Luther King Jr. mbajti fjalimin historik, që do të shndërronte përgjithmonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, “Unë kam një ëndërr” (I have a dream). Skulptori i njohur, Vasil Rakaj, asokohe ishte vetëm 10 vjeç, në moshën kur ëndrrat kanë vetëm dimensione fëmijërore. Ëndrra e lirisë, ëndrra e barazisë dhe të tjera ëndrra të guximshme do të lindnin e do të bëheshin realitet vite më vonë. Tashmë, Rakaj prej dy dekadash punon dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autori i monumentit të shenjtores Nënë Tereza dhe i shumë veprave të tjera, fitues i disa çmimeve, është përzgjedhur për të realizuar bustin kushtuar aktivistit të famshëm për të drejtat e njeriut, dr. Martin Luther King Jr.”[2] – Tom Therçaj, gazetar, Tiranë, Albania

Nga Klajd Kapinova

Ai flet esencialisht dhe pak fjalë për artin e tij

Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, është Ai Heroi Kombëtar, që mbeti përgjithëmonë Kalorësi i Lirisë së popullit tonë dhe i gjithë Europës. Eshtë mbrojtësi i Krishtërimit në Mesjetë. Eshtë pishtari i identitetit tonë kombëtar. Ne jemi bijtë e Skënderbeut, i cili na frymëzon e na shtyn të ecim përpara për liri, zhvillim dhe përparim. Figura e Tij i hypur në kalë e me shpatën e çveshur, është imazhi i çdo shqiptari, në çdo kohë e në çdo vend të trojeve shqiptare, në Ballkan dhe në Europë. Me punën time, që po paraqes në skupturë, pak a shumë këto desha të them me krenari, për figurën e Skënderbeut.” – Vasil Rakaj, skuptor, Ansonia city, Connecticut, SHBA

Dihet, se dhuratat më të rëndësishme dhe më të bukurat, në jetën e pasur dhe të përditshme artistike, është e mpleksur vazhdimisht me atë të zakonshme njerëzore, shpesh bien nga energjitë qiellore, të cilat zbresin natyrshëm në trupin e njeriut artist.

Vitet kalojnë me shpejtësinë e erës, si pa e ndierë dhe nëse pyesni sot historianët e artit, se cilët janë artistët më të mëdhenj pamor të të gjitha kohërave, do të kishim në listën e historisë artistike një mori emrash nga shtete dhe kontinente të ndryshme të botës.

Në ditët tona, sigurisht, ka disa standarte, me të cilat mund të masim, se cilët janë artistët më të mirë dhe përkushtuar skulpturës shqiptare ndër vite.

Bota e magjishme e artit, historikisht në trojet etnike shqiptare dhe në dekadat e fundit në diasporë, ka qenë e dominuar nga artistët e shquar burra, mbasi puna e tyre krijuese është gjithashtu e një cilësie të lartë dhe të qëndrueshme në standarte shumë të mira, sepse ato kanë arritur sukses në kohën e tyre, pavarësisht pengesave të mëdha të rendit politiko-shoqërorë dje dhe sot.

Ndikimi i bërë ndër vite nga një artist te bashkëkohësit e tij, është një faktor tjetër e cila shpreh në këto portrete vlerat e larta artistike, gjatë dekadave të fundit, duke u dalluar kjartë vërtetësia dhe psikologjia e figurave të ndryshme të mirënjohura historike, të realizuara me një plastikë të natyrshme dhe delikate.

Në punimet e mjeshtrit shqiptaro-amerikan Vasil Rakajt, ndihet pulsi i një artisti të fuqishëm, që ka ditur të ndërtojë figura të vrullshme në lëvizje, po aq sa të krijojë me një delikatesë magjike figurat femërore, ku shihet ndikimi i skulpturës bashkëkohore dhe asaj klasike. Skulpturat e trimave të lirisë së shekullit të kaluar si vëllezërve Gjeto e Dedë Cokut etj., është shembulli më tipik i shpirtit të tij krijues delikat.[3] [4]

Fuqia brenda veprave të tij artistike, ishte ndër dekada dhe është ende sot në ditët tona në Ansonia city, në shtetin Connecticut të SHBA-së [5] e bashkuar me shkathtësinë, shpirtin dhe guximi i tij, të cilat ishin gjithnjë në lartësinë e kohës cilësore deri në ditët tona.

Ai, kurrë nuk hoqi dorë nga skicat dhe relievet, sepse ato shpalosnin esencën dhe imagjinatën e tij më shumë se gjithçka tjetër. Dhe jo vetëm që e ushtroi këtë profesion, por gjithçka që kishte të bënte me skulpturën në studion e tij, në Ansonia, ku ai punon rregullisht dhe pa u lodhur çdo ditë.

(Mara Lavitt — New Haven Register)
February 27, 2014 Derby
Albanian-born Vasil Rakaj of Ansonia, in his Derby studio at the Valley Center for the Arts, has been commissioned to create a bronze memorial sculpture of Ded Coku, an Albanian patriot, for installation in Albania. First he creates the sculpture in clay, then he’ll make a plaster mold, and then it will be cast in bronze in Albania.
mlavitt@newhavenregister.com

Skuptori duar-artë Rakaj dhe skupturat në bronz të patriotëve të shquar vëllezerit Gjeto dhe Ded Coku

Gazetarja amerikane Lauresha Xhihani, në kronikën e saj për gazetën amerikane The Sunday Republican, ndër të tjera shkruan, se: “Skulptori shqiptar Vasil Rakaj, është ngarkuar të krijojë skulpturat e patriotëve shqiptarë vëllezër Gjeto dhe Ded Coku, që do të derdhen në bronz dhe do të vendosen në qytetin shqiptar të Lezhës, për nder të tyre. Rakaj tha se do ti nevojitet një sasi e madhe argjilë me bazë vaji në veprën origjinale (plasteline). Bob Falcetti republikan-amerikan pau foton e Gjeto dhe Ded Coku të stolisur me medaljen e dhënë nga austriakët. Nga gishtat e durëve të arta të Vasil Rakajt, tashmë po i kthehet dinjiteti dy prijësve dhe patriotëve të shquar shqiptarë. Skulptori me origjinë shqiptare, po krijon statuja artistike të Gjeto dhe Ded Cokut, dy lidera shqiptarë, në luftën e vendit për pavarësi. Gjeto e Deda, ishin guvernatorë të parë dhe lider karizmatik të Lezhës.[6]

Kujtojmë nga burimet historike shqiptare të shekullit XX, se patriotët vëllezër Gjeto dhe Ded Coku, asokohe ishin luftëtarë dhe politikanë trima, të cilët vazdimisht luftonin pa u trembur, gjatë gjithë jetën së tyre për pavarësinë e Shqipërisë.

Nacionalisti antikomunist Ded Coku, më pas fatkeqsisht u ekzekutua mizorisht dhe pa të drejtë nga diktatura totalitare ateiste dhe fashiste-komuniste (1944-1990), në vitin e zi 1945.

Në vitin 2010, qeveria e përkohshme në Lezhë i dha vëllezërve Gjeto dhe Ded Cokut titullin: “Nderin e Qarkut të Lezhës”, ndërsa Presidenti i Shqipërisë, prof. Bamir Topi, i dha Gjeto dhe Ded Cokut titullin: “Medaljen e Shqiponjës së Artë” (Tiranë, 2012), me motivacionin, “Për luftën e tij për pavarësinë e Shqipërisë dhe kauzat shqiptare”.

Ai u barbarizua fatkeqsisht me plumba nga një skuadër e turpshme pushkatimi në qytetin e Lezhës, në një kohë qe ai si nacionalist i madh, vite më parë me dashuri dhe krenari kishte arritur të ngrinte flamurin kuq e zi shqiptar në vitin 1912, vit kur Shqipëria shpalli Pavarësinë e plotë (më 28 Nëntor 1912) nga Perandoria Xhihadiste Islame Otomane.

Në vijim të reportazhit të saj, gazetarja amerikane përshkruan me detaje për lexuesit amerikanë historinë e vëllezëve nacionalistë Gjeto dhe Ded Coku të paharruar për popullin e Lezhës dhe më gjërë. Gjithashtu nga shkrimi i saj, aty mësojmë se, nacionalisti Ded Coku do të qëndroj sërish në Lezhë, me sytë e tij shqiponjë, që vështrojnë tokat e dashura, për të cilat luftoi për dekada të tëra.

Duke shfletuar faqet e historisë, kujtojmë se Ded Coku asokohe ishte njeriu me personalitet të madh, i cili vizitoi mbretërit e kohës dhe Atin e Shejt, Papën në Selinë e Shejt në Vatikan, (Romë, Itali).[7]

Rakaj, do të marrë muaj për të përfunduar dy statujat, duke përdorur balte për secilën. Statujat prej e kthyer nga balta ne allçi u dërguan në Shqipëri, ku dhe u derdhen në bronz. Rakaj, gjithashtu kishte udhëtuar në Shqipëri, për t’u siguruar që statujat në fjalë të jenë ashtu siç i kishte parashikuar dhe për të parë inagurimin (zbulimin) ose sikurse quhet ndryshe në Shqipëri organizimi i ceremonisë e përurimit të tyre.

Ai vazhdimisht ndjehet edhe sot krenar, se kishte privilegjin dhe përgjegjësinë e veçantë për skulpturat e vëllezërve patriotë Coku. Ndërsa Rakaj punonte asokohe, dy të ftuar specialë e shikojnë – djali 87-vjeçar i Cokut Sokol dhe nipi i tij Eduardi.

Artisti ynë, ka një natyrë të qetë, vështrim meditues dhe reflektues, tek flet esencialisht dhe me pak fjalë për artin e tij dhe të bind, se gjenitë e mëdhenj arrijnë më shumë kur punojnë esencialisht dhe cilësi, sepse bashkëbisedojnë me trurin e tyre vazhdimisht, për risitë dhe formojnë ato ide perfekte, të cilat gradualisht më pas i shprehin artistikisht me gishtat e duarëve të arta dhe riprodhojnë vlera brilante artistike, atë që mendja e tyre apo e mjeshtrit tonë Rakaj, tashmë ka konceptuar.

Shën Nënë Tereza dhe skuptori Rakaj

Nëse do t’i referohem fatit, ia dedikoj Nënë Terezës, të cilën e ndiej si engjëllin tim mbrojtës. Nuk harroj në asnjë çast të shprehem me zemër se Ajo më ka ndryshuar jetën. Është më shumë se një mrekulli, që një artist shqiptar, i cili në rininë e vet është edukuar nga sistemi komunist me urrejtjen ndaj fesë dhe social imperializmit, të bëhet qytetar amerikan dhe autor i personaliteteve të shquara si shën Nënë Tereza dhe dr. Martin Luther King Jr.”[8] – Vasil Rakaj, skulptor, SHBA

Artisti dhe veprimtari humanist Rakaj, për shembull tek bamirsja e madhe botërore shën Nënë Tereza e Kalkutës, kërkonte një model tokësor dhe njëkohsisht asokohe as nuk mund të imagjinonte se fantasia artistike mund të kapte këte bukuri dhe hirin qiellor, që do të ishte ai i mishërimit rrezatues hyjnor, tek bota dhe shpirti i Saj madh i fisnik.

Nga historia e vitëve të shkuara mësojmë, se gjatë një interviste dhënë nga meshtari i shquar patër Pashko Gojçaj o.f.m., në Tuz, ai (frati) deklaron hapur, se skuptori shqiptar Vasil Rakaj, është i pari skuptor në botë, që i bën momentin në skupturë kushtuar personalitetit të shquar Nënë Terezës, në të gjallë të Saj dhe një muaj mbasi Ajo kaloi në amshim u inagurua kjo vepër arti, e cila ende sot ndodhet në Tuz.

Vasil Rakaj, ka skalitur prej dekadash art në skulpturë. Një nga subjektet e tij më të preferuara është shën Nënë Tereza (1910-2007), shqiptarja më e famshme në botë. Ajo me madhështinë e Saj fisnike, ishte një pikë e dobët e skulptorit tonë.

Studiuesja dhe kritikja e artit bashkëkohor Suzana Varvarica Kuka, në një shkrim të saj botuar në gazetën “Dielli” (Tetor 2019 dhe ribotuar nga redaksia këtu në New York, në Numërin Special me shumë faqe në muajit nëntor 2019, e cila i kushtohet tërësisht Pavarësisë së Shqipërisë) të komunitetit tonë shqiptaro-amerikanë, ndër të tjera vlerëson kështu: “Në studio, Vasil Rakaj modelon argjilën e bronzin, gdhend drurin e gurin.  Jeta e tij artistike nuk ndahet nga jeta e tij sociale dhe të dyja bashkë zenë vend në dy periudha të rëndësishme.  Periudha e parë i përket jetës së tij në Shqipëri, gjatë kohës komuniste dhe krijimtarisë së tij nën diktatin e qeverisjes së sistemit monopartiak. Në këtë periudhë deri në 1990, Vasil Rakaj u edukua me nocionin: “Se atdheu, është familja dhe kjo moto e bëri një individ të ndërgjegjshëm në jetën e tij artistike. Ai u rrit si skulptor realist, punoi si mësues dhe metodist i edukimit figurativ; jetoi në Kurbin dhe krijoi punime arti, të cilat lidhen me temat, subjektet dhe personazhet që sugjeronte arti dhe propaganda e asaj kohe në Shqipëri. Pas rënies së komunizmit, Vasil Rakaj bashkë me familjen e tij, u largua drejt ShBA dhe nisi një jetë të ndryshme nga ajo e atdheut, por duke mos e humbur mallin për të. Në ShBA, në Conneticut fillon periudha e dytë të jetës, ku zhvillon krijimtarinë duke mos e harruar shprehjen e  Volterit: O njeri! Kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut”.[9]

Duke ndjekur nga afër jetën dhe aktivitetin e pasur artistik të mikut tim, mjeshtërit duar-artë Vasil Rakaj, studiuesja Kuka vijon rrëfimin e saj, se: “Në ShBA ai vlerësoi personalitetitin e Martin Luther King-ut dhe e modeloi potretin e tij në stil realist.

Më pas modeloi një bazament me formë shumë të veçantë dhe portreti – kokë mbi bazamentin e harkuar qëndrojnë në harmoni të plotë. Kjo vepër ruan vlera estetike dhe cilësi të lartë të ekzekutimit artistik.

Këto dy cilësi i kanë dhuruar nderim skulptorit ndër personalitetet e vendit ku jeton dhe në komunitetin e përbashkët, që respekton figurën e shquar të Martin Luther King-ut, si lider në mbrojtje të të drejtave të njeriut.

Në këtë periudhë skulptori ka vlerësuar ndjesi dhe përjetime të fenomeneve njerëzore në përshtatje me jetën dhe filozofinë jetësore.

Ai krijoi dhe krijon portrete, figura femërore alegorike dhe portrete të njerëzve nga jeta e përditshme.

Gjatë procesit krijues skulptori Rakaj nuk e anashkalon subjektin figurativ të një vepre, madje e pasuron me një mendim të vetin.

Në mënyrë ekskluzive, në të gjithë krijimtarinë e Vasil Rakaj dallon arti i tij për të pasqyruar në disa forma figurën madhore të Nënë Terezës. Ajo duket se zë një vend kryesor.

Ai e adhuron figurën dhe personalitetin e Nënë Terezës. Ai e respekton dhe është krenar për ekzistencën e saj.

Kjo ka sjelle një krijimtari të shumtë rreth personalitetit të saj. Në studion e tij në ShBA, në ekspozita dhe në evente përkujtimore që lidhen me atdheun, figura e saj në skulpturën e tij zë një vend të rëndësishëm.

Ai e ka gdhendur figurën e saj si shtatore, si bust, si reliev dhe si portret, por edhe si kompozim të skulpturës urbane dhe monumentale. I ka dhënë ngjashmëri në pamjen e jashtme, butësinë psikologjike, karakterin fetar përmes pasqyrimit të ndjesisë së shërbesës dhe të përulësisë.

Ai e punoi figurën e saj në Shqipëri dhe ShBA dhe e ka ekspozuar skulpturat e titulluara  “Nënë Tereza”, në dhjetra ekspozita e me sukses në Shqipëri e ShBA.

Në Kosovë, skulptura e tij statuja “Nëna Terezë”, e cila është një figurë që shpreh personalitetin e shënjtores, e cila mban me ngrohtësi dhe ngjeshur në trupin e saj një djalë-fëmi, është vendosur në rrugën – pedonale dhe shumë pak metra më në jug se sheshi ku gjendet ekuestri “Skënderbeu mbi kalë” i skulptorit Janaq Paço.

Skulptori e ka punuar figurën e saj edhe në formën e objektit të llojit dhuratë dhe, si të tillë i është dhuruar disa fondacioneve, disa personaliteteve të njohur, të huaj dhe shqiptarë.”[10]

Në punimet e mjeshtrit Rakajt, ndihet pulsi i një artisti të fuqishëm

Skulptori i talentuar shqiptaro amerikan Vasil Rakaj (1954), ka lindur në fshatin historik Petrelë, jo shumë larg kryeqytetit Tiranë. Ai është me origjinë nga Boga e Malësisë së Madhe, e cila ndodhet në Shqipërinë Veriore.

Jeta e tij është interesante, që nga fëmijëria dhe deri në ditët tona. Shkollën fillore ai e ka mbaruar në Brojë (pranë dajave të tij në Malësi), kurse klasën e pestë në katundin Kastrat (Bratosh) tek tezja e vet, ndërsa klasën e gjashtë dhe shtatë në Milot dhe klasën e tetë e përfundon në qytetin Laç të Kurbinit.

Pasioni dhe prirja për skulpturën, bën që i riu Rakaj shkollën e mesme t’a përfundoj në Tiranë, pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” në vitin 1973, ndërsa më 1977 kryen me sukses studimet e larta në Institutin e Arteve të Bukura, po në kryeqytetin e Shqipërisë.

Në vitet 1977-1978, skulptori i ri Rakaj, emërohet si kuadër tek Ndërmarrja Artistike e qytetit heroik të Krujës.

Skulptori, filloj punën si mësues në shkollën “Dan Bajrami” në Gjorm të Kurbinit. Duke qenë mësues, ai njëkohsisht për 8 vjet kryesoj grupin e metodistëve për lëndën e vizatimit deri në vitin 1990. Si skulptor krijues, ka qenë antarë i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë prej vitit 1982 deri sa ndryshoi sistemi politik në Shqipëri në vitin 1991.

Ardhja e demokracisë e gjen skulptorin në aktivitet të lirë artistik, misionin fisnik të cilin e vijon edhe sot në Amerikë (Conneticut). Artisti, gjatë jetës së tij krijuese kaloi gëzime dhe meditime plot frymëzime në punën artistike, ku me daltë gdhendi mjeshtërisht në dru e material të ndryshme dhjetra tematika, që i realizonte me pasion dhe dashuri.[11]

Mbi të gjitha temat, më e preferuar e skulptorit është portreti asokohe i Të Lumes Nënë Tëreza (sot shën Tereza e Kalkutës), me të cilat ka hapur ekspozita në disa shtete të Amerikës.

Puna krijuese e artistit malësor, është e shtrirë me vite deri në ditët tona. Ai ka marrë pjesë pothuaj në të gjithë ekspozitat kombëtare e lokale, ku ka paraqitur punimet e veta.

Të tilla mund të përmendim portretet artistike, si:

“Nëna heroinë”,

“Fshatarja”,

“Malësori”,

“Kok Malçi” (figurë e urtësisë popullore, i cili, për atë kohë ishte këshilltar i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit (punim në gur)), portrete fëmijësh:

“Punim me shtiza”,

“Kodra e Ksulave”

dhe kompozimet:

“Gdhendësi popullor krutan”

“Puthja”,

“Besa”,

“Piskama-portret me duar” etj.

Falë punës pasionante krijuese, ai realizon me mjeshtëri të lartë artistike punimin në dru të titulluar: “Loja e fëmijëve” (symbylltas), ku asokohe skulptori gdhendës, Vasil Rakaj ka fituar Çmimin e Dytë Kombëtar në Shqipëri në vitin 1984. Ai ishte i caktuar për të ekspozuar traditën e kulturës popullore krutane, krahas ekspozimeve të autorëve të ndryshëm nga rrethe të tjera në qytetin e Shkodrës, që asokohe ishte kthyer në një traditë konkuruese popullore mbarëkombëtare.

Kultura dhe tradita e lashtë popullore, kanë qenë dhe mbetën edhe sot temat e preferuara të autorit artist Rakaj, një pasuri dhe vlerë e pashtërshme në frymëzimet e mëvonshme, që u bënë shkak për krijimin e veprave të reja.

Punime të tjera të gdhendur në dru, me dimensione më të mëdha, mbajnë firmën e artistit Rakaj në kafen popullore krutane, brënda në kështjellën historike të Kastriotëve, trekëndshi i gdhendur në dru në hyrje tek Pazari i Vjetër, në qytetin historik të Krujës etj.[12]

Skulpturat kushtuar Të Lumes Nënë Terezës në Shqipëri, janë nderuar me disa çmime nderi. Kështu me veprën “Portret në dru”, në konkursin kombëtar kushtuar humanistës së madhe ndërkombëtare, skulptori duarartë Rakaj është nderuar me Çmimin e Tretë në Tiranë në vitin 1996. Sërisht po me veprën “Portret në dru” (2009), në qytetin Conneticut të Amerikës fiton Çmim të Parë, në ekspozitën e artit modern amerikan.

Ekspozita të rregullta personale skulptori Rakaj, ka hapur në 100-vjetorin e Të Lumes Nënë Tereza, më 20 shtator 2010 në Worcester Mass., në Stamford CT. (28 Shtator 2010), në restorantin italiano-amerikan “Eastwood Manor” (29 Gusht 2010), Bronx, New York etj.

Ajo që të bie në sy është se tematika e shën Nënë Terezës, zë një vend të rëndësishëm edhe në monumentet e ngritura në sheshet dhe ambientet e ndryshme publike në natyrë.

Kështu punimet e patriotit dhe skulpturit të talentuar Vasil Rakaj, gjenden të vendosura në Tuz (Mal të Zi), qysh nga 18 tetori i vitit 1997 (me nënshkrimin e skalitur Vasil Gj. (Iniciali Gj., do të thotë Gjelosh, që është emri i babait të tij) Rakaj, i cili është edhe punimi i parë i tij); në oborrin e kishën katolike shqiptare “Zoja e Shkodrës”, në Hartsdale, New York (inaguruar më 10 shtator të vitit 2000); në Sheshin Qendror të Prishtinës (Kosovë, inaguruar më 2 korrik 2002, i cili përbën punimin e tretë të tij); në kishën katolike shqiptare “Zoja Pajtore e Shqiptarëve”, në qytetin e madh industrial Detroit, Michigan, e cila përbën  skulpturën e katërt të inaguruar atje, më 16 tetor të vitit 2003.

Skulpturën shumë të mirënjohur “Nënë Tereza me fëmijë”, mjeshtri Rakaj e zvogëloi dhe e përpunoi, duke i dhënë një vlerë të re artistike, të cilën ia bëri dhuratë vëllezërve Gojçaj në New York në vitin 1998, në 1-vjetorin e kalimit në amshim të Të Lumes Nënë Tereza.

Vëllezërit zemërbujarë Lekë Gojçaj (1939-2000) dhe Pashko Gojçaj (1941-2018), më vonë i mundësuan, që nga një kopje të veprës artistike t’a kenë si suvenir shumë përsonalitete të botës, si: shën papa Gjon Pali II, Presidenti demokrat amerikan Bill Clinton, Mbretëresha e Britanisë së Madhe Elisabetha II, Presidenti republikan amerikan George W. Bush, Gjeneralit amerikan Wesley Clark, kongresistit Tom Lantosh, ambasadorit amerikan në Prishtinë Walker, dom Anton Kçirës meshtar në kishën katolike shqiptare shën Pali dhe shën Pjetrit në Detroit, Michigan, SHBA, Presidenti i Kosovës dr. Ibrahim Rugova, Presidenti dhe ish Kryeministri i Shqipërisë dr. Sali Berisha etj. Ky i fundit veprën e skulptorit Vasil Rakaj, ia dhuroi Fondacionit Kulturor “Nënë Tereza”, me qendër në Tiranë, Albania.

Po ashtu skulptori i talentuar dhe i palodhur Rakaj, me modesti tregon se në 100-vjetorin e lindjes së figurës së shquar ndërkombëtare Nënë Tereza, ai ka marrë pjesë në ekspozitën shëtitëse të hapur nën kujdesin e presidentes së Fondacionit Kulturor “Nënë Tereza” zj. Liri Berisha, pranë Selinë e OKB-së në New York, sikurse më vonë në Washington D.C., dhe Itali, duke u paraqitur gjithashtu me dy punime.

Nga fondi i ekspozitave personale, autori zemërbujar i ka bërë dhuratë disa vepra me portretin e Nënë Terezës si personalitetit të shquar të komunitetit tonë, meshtarit të nderuar shqiptaro amerikanë don Pjetër Popaj, famullitar i përkushtuar pranë Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës” në New York, personalitetit dhe biografit të shquar Nënë Terezës shkrimtarit mons. dr. Lush Gjergjit (dhuruar nga vëllezërit patriotë malesorë Gojçaj), kishës katedrale katolike, që i dedikohet shën Nënë Terezës në Prishtinë të Republikës së re të Kosovës, sikurse edhe ish Presidentit të vendit zotit Fatmir Sejdiu etj.

Ashtu sikurse quhet mons. dr. Lush Gjergji biografi i shquar shën Nënë Terezës me shkrime dhe libra, me plot të drejtë mund t’a quajmë artistin e talentuar shqiptaro amerikanë Vasil Rakaj si skulptorin e parë brilant dedikuar artistikisht Nënë Terezës.

 

Skulptori V. Rakaj dhe busti kushtuar dr. Martin Luther King Jr., përballë Bashkisë në Ansonia city, Connecticut

Busti i modeluar bultësisht në baltë nga skulptori Vasil Rakaj dhe i derdhur në bronz qëndron në majë të një piedestali prej graniti të zi të sjellë nga shteti Vermont.

City of Ansonia. Duke e shëtitur në këmbë dhe në disa zona piktoreke buzë ujit me makinë e kupton se ai ështe një nga qytetet apo Bashkia më e vogël e shtetit Connecticut. Ky komuniteti më së shumti i njerëzve me ngjyrë, me dinjitet dhe respekt nderoj martirin Martin Luther King Jr.[13] përmes një busti të madh të derdhur në bronz dhe që sot ndodhet përballë bashkisë së tij.

Skulptori Rakaj, rrëfen për lexuesit shqiptar në vendlindje, momentin kur catohet nga komuniteti i qytetit dhe vetë kryetari i Bashkisë se qytetit të vogël Ansonia, që të realizoi në skulpturë figurën e personalitetit të madh amerikanë dhe botërorë dr. Martin Luther King Jr.

Ai, në një intrevistë ekskluzive, dhënë gazetarit lezhian Tom Therçaj, kujton: “Brenda pak ditësh më trokitën në studio një grup prej 10 vetash, ku bënte pjesë edhe kryetari i bashkisë së qytetit ku jetoj, Ansonia, Konektikat, David Cassetti. Të tjerët ishin përfaqësues të komunitetit, organizatorë për realizimin e veprës që do të vendoset pranë bashkisë së qytetit të Ansonias. Aty m’u dha edhe lajmi i mirë që isha përzgjedhur unë. Ishim të gjithë të gëzuar e nuk di se kush më shumë, unë si autor, apo ata që kishin trokitur në studion e duhur.”[14]

Busti i lartë, ndodhet i vendosur dukshëm në një bazë graniti të zi përpara Bashkisë. Ai është: “një testament bashkëpunimi, në një botë me kaq shumë konfuzion, diversitet dhe urrejtje, kjo tregon se një komunitet mund të lërë mënjanë dallimet e tij dhe të punojë së bashku duke respektuar njëri-tjetrin, për të mirën e të gjithëve,” tha David Gatison, kryetari i Ministrisë së Dhjakut në Kishën Baptiste të Maqedonisë dhe një nga anëtarët e Komitetit MLK Bust.

Busti i ri, është ideuar dhe krijuar nga duart e arta të skuptorit të talentuar dhe me përvoj shqiptaro-amerikanit Vasil Rakaj, i cili sot njihet si skulptor i Këshillit të Arteve të Luginës.

Gazetarët e ndryshëm amerikanë në këto media marramendëse, kanë ritheksuar vazhdimisht se veprat artistike të autorit Vasil Rakaj, janë ekspozuar në Shtëpinë e Bardhë, Washington D.C., Buckingham Palace të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, në shtetin e Vatikanit në Itali, Shqipëri, Kosovë etj.

Perveç bustit të realizuar artistikisht në bronz, kushtuar dr. King Jr., në Bashkinë Ansonia, artisti shqiptar, ka menduar edhe për vendosjen e veprës në një piedestal prej graniti të zi. Sikurse thotë skuptori Rakaj, vepra e re dhe piedestali krijojnë një hark, që shërbejnë për të ngritur apo krijuar idene e dr. Martin Luther King Jr. në qiell. Ky hark, shihet për herë të parë si kompozim skulpturor.

Sot çdo vit përballë bustit të ri zhvillohet një ceremoni tradicionale vjetore përkujtimore, për nder të mbretit (MLK) çdo 4 prill, pikërisht në përvjetorin e vrasjes së tij në qytetin Memphis, të shtetit Tennessee.[15]

Busti, prej kohësh thuhet se ishte një ëndërr, më pas u bë një sugjerim dhe më në fund u shndërrua në realitet. Pas tre vitesh mbledhje fondesh, skulpturimi dhe planifikimi, qëllimi i bustit në fjalë u arrit të realizohej nga duart e arta të skulptorit shqiptaro-amerikan Vasil Gjelosh Rakaj.

Por, historia apo ëndrra e vendosjes së këtij busti me famë amerikane dhe botërore e përsonalitetit të shquar amerikan është shumë e thjeshtë dhe njëkohsisht shumë interesante. Mësojmë se 5 vite më parë busti i luftëtarit të vendosur për lirië dhe të drejtave të njeriut dhe në veçanti për komunitetin me ngjyrë në SHBA dr. Martin Luther King Jr., ishte rekomanduar nga Brandon Richards, një ish-nxënës i shkollës së mesme. Ai ia shpreh këtë dëshirë (ëndërr) shokëve të klasës së tij në shkollë. Ai kërkonte asokohe, sikur të kishim një bust dinjitoz të MLK në qytetin tonë.

Me këtë ide dhe qëllim në mendje, ata së bashku nisen tek kisha baptiste në qytetin Ansonia. Pastori gëzohet për këtë ide dhe bie dakord. Ai thoshte se duhet të marret miratimi nga Bashkia se qytetit Ansonia. Këshilli Bashkiak e miraton kërkesën e këtij djaloshi fisnik e cila bëhet realitet me vendosjen e veprës monumentale përkujtimore MLK në skupturë reralizuar mjeshtërisht nga skulptori shqiptar Rakaj.

“Uau,” vuri në dukje senatori i shtetit George Logan, R-Ansonia. “Kjo është e mrekullueshme. Çfarë feste. Si një komunitet për ne, që të bashkohemi kështu – është diçka e veçantë. … Kjo është arsyeja, pse mbjellja e farave të duhura në rininë tone, është kaq e rëndësishme. Kjo ide erdhi nga një fëmijë i vogël.”

Asokohe publiku pjesëmarrës në inagurimin e bustit, dëgjoi lexime nga nxënës të shkollave të mesme, u interpretua muzikë nga kori i shkollës së mesme Ansonia dhe fjalime nga politikanë si Logan, përfaqësuesja e shtetit Kara Rochelle, D-Ansonia dhe kryebashkiaku David Cassetti.

Duke shfletuar online arkivin e shtypit të kohës, lexojmë mbresa dhe përshtypje të ndryshme për realizimin artistik të bustit asokoke nga skulptori shqiptar Rakaj.

Ky bust më kujton bustet në Romën e lashtë të senatorëve dhe udhëheqësve të tyre të rëndësishëm. Martin Luther King Jr. ishte një udhëheqës i madh, që nxiti të bashkohemi në një kohë të përçarjes kombëtare, dhe busti i Vasilit tregon kësisoj një udhëheqës të komunitetit.” tha Rev. Edward Young, meshtar i Kishës Katolike Greke ukrainase të shën Pjetrit dhe shën Palit.[16] [17] [18] [19]

Busti MLK, para 5 viteve ishte një ëndërr e komunitetit të qytetit Ansonia, me rastin e 50-vjetorit të vrasjës së dr. King, përpara Bashkisë së Ansonias, për të përkujtuar trashëgiminë transformuese të Rev. Dr. Martin Luther King, Jr., dhe për të frymëzuar komunitetin Ansonia dhe komunitetet përreth Luginës me dashuri, barazi, drejtësi dhe dhembshuri, për të gjithë banorët e Luginës.

Kjo është koha më e bukur për një reflektim të tillë. Kur Amerika jonë e dashur dhe e ndarë fatkeqsisht në mënyrë të pakuptimtë në rrafshin politik, sot më shumë se kurrë, mendoj se ka nevojë për të dëshmuar një shpirt të ripërtërirë paqeje dhe uniteti, për të ngritur lart madhështinë tonë në rënie këto vitet e fundit.

Rev. Dr. Martin Luther King, Jr. ishte një avokat dhe shpesh fliste në tubimet masive për barazi dhe drejtësi, për të gjithë njerëzit pa dallim ngjyre dhe bindjeve politike.

Trashëgimia e tij e qëndrueshme prek jetën e të gjithë amerikanëve sot. Njerëzit e Luginës dhe komuniteteve përreth janë të nderuar të përfaqësojnë idealet e një Amerika të bashkuar.[20] [21] [22]

Shënim: Shkrimi është shkëputur nga libri voluminoz: “Dritë dhe hije historike në New York” (Shënime & Refleksione), New York, 2024, që shumë shpejt pritet të botohet online nga kompanitë e medha amerikane dhe botërore në Amazon, Barnes and Noble etj., i autori shqiptaro amerikanë Klajd Kapinova.

[1] Suzana Varvarica KukaSkulptori Casil Rakaj, artist dhe patriot”, gazeta “Dielli”, The Oldest Albanbian Newspaper, New York, October 30, 2019.

[2] Tom Therçaj, “Vasil Rakaj, skulptori i Nënë Terezës e dr. Martin Luther King Jr. në SHBA”, Kulturë, “Panorama”, Tiranë, Albania, E Premte, 28 Korrik 2917, f. 18.

[3] By Lauresha Xhihani, Republican-American: “Patriots Reborn: Albanian heroes come alive in artist’s clay”, Arts & EntertainmentThe Sunday Republican, March 23, 2014

[4] Dedë Coku, ishte veprimtar i shquar i nacionalizmit shqiptar. Lindi në fshatin shën Koll (Nikollës) të Lezhës. U padit asokohe me akuzën fallco për “kolaboracionizëm” me nazistët gjermanë, gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore. Para Vendimit të gjyqit, që u zhvillua në korrik të vitit 1945 në kino-teatrin “Rozafa”, Shkodër, tha: “Kam luftue kundra turqve për Pavarësinë e Shqipnisë, jam varrue dý herë, dhe kam humbë nji vëllá n’atë luftë, kam pësue shembejn e shtëpisë: e kam dashtë gjithmonë Atdheun tim, jam përpjekë gjithmonë t’i shërbej: nuk do ta kisha pritë kurr të trajtohesha në këtë mënyrë prej bashkatdhetareve të mij. Zoti e shpëtoftë Shqipninë”. Në vendin e ekzekutimit u ul në gjunjë dhe bëri Shënjën e Kryqit: e qëlluan, por jo për vdekje; pastaj e qëlluan me revolver, por prapë nuk vdiq: ra, u çua, bëri përsëri Shenjën e Kryqit dhe vetëm në të shtirën me plumbin e tretë ra i vdekur. Një muaj më vonë, më 15 gusht 1945, Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Malësisë së Madhe urdhëroi sekuestrimin e të gjithë pasurisë së tij. Një vendim të tillë mori më 18 janar të vitit 1947 edhe Komiteti Ekzekutiv i Nënprefekturës së Lezhës. Burimet: Sipas shënimeve të Atit Luigi Rosa, S. J., në “Nji Seminar Papnor në vorbull të përndjekjes komuniste: Shkodër 1945-1946”, Shkodër, 2008, f. 67; Gazeta Zyrtare, nr. 106, 21 nëntor 1946, f. 5; Gazeta Zyrtare, nr. 16, 24 shkurt 1947, f. 5

[5] New Haven, është një qytet në Connecticut, SHBA. Ai ndodhet në New Haven Harbor, në bregun verior të Long Island Sound dhe është pjesë e zonës metropolitane të qytetit të New York-ut. Me një popullsi prej 135,081, siç përcaktohet nga regjistrimi i vitit 2020 në SHBA, New Haven është qyteti i tretë më i madh në Connecticut pas Bridgeport dhe Stamford, qyteti më i madh në Rajonin Jugor të Planifikimit Qendror të Konektikatit dhe komuna kryesore e Greater New Haven, e cila kishte një popullsi totale prej 864,835 në vitin 2020. Ajo ishte një nga qytetet e para të planifikuara në SHBA, një vit pas themelimit të saj nga puritanët anglezë në vitin 1638, tetë rrugë u vendosën në një rrjet katër me katër, duke krijuar Planin e Nëntë Shesheve. Blloku qendror i përbashkët është New Haven Green, një shesh prej 16 hektarësh (6 ha) në qendër të Downtown New Haven. Sikurse dihet New Haven, është shtëpia e famshme Universitetit Yale, (një ndër prestigjiozet në SHBA dhe botë) taksapaguesi dhe punëdhënësi më i madh i New Haven, dhe një pjesë integrale e ekonomisë së qytetit.  Qyteti shërbeu si bashkëkryeqytet i Konektikatit në vitet 1701-1873, kur qeverisja e vetme u transferua në qytetin më qendror të Hartford-it. Që atëherë, New Haven e ka faturuar veten si kryeqyteti kulturor i Konektikatitpër furnizimin e tij me teatro, muzeume dhe vende muzikore të themeluara.

[6] By Lauresha Xhihani, Republican-American: “Patriots Reborn: Albanian heroes come alive in artist’s clay”, Arts & EntertainmentThe Sunday Republican, March 23, 2014.

[7] Po ajo, po aty.

[8] Tom Therçaj, “Vasil Rakaj, skulptori i Nënë Terezës e dr. Martin Luther King Jr. në SHBA”, Kulturë, “Panorama”, Tiranë, Albania, E Premte, 28 Korrik 2917, f. 18.

[9] Suzana Varvarica KukaSkulptori Casil Rakaj, artist dhe patriot”, gazeta “Dielli”, The Oldest Albanbian Neëspaper, Neë York, October 30, 2019.

[10] Po ajo, po aty.

[11] Klajd Kapinova, “Profil piktori: Madhështia e të Lumes Nënë Tereza në tematikën e veprave të skulptorit Vasil Rakaj”, Revista fetaro kulturore “Jeta Katolike”, New York, Korrik-Shtator, 2010, f. 52.

[12] Shënim: Trekëndshi në fjalë, është i përbërë nga disa gjysmë rozetash të dekoruar, ku në kulmin e tyre bashkohen me një rozatë të plotë dhe tingëllon ylli, që vazhdon me të njëjtin zbukurim simetrik e gjithë sipërfaqja.

[13] Martin Luther King Jr. (lindur Michael King Jr.; 15 janar 1929 – 4 prill 1968), ishte një ministër i krishterë amerikan, aktivist dhe filozof politik, i cili ishte një nga udhëheqësit më të shquar në lëvizjen, për të drejtat civile nga viti 1955 deri në kohën e vrasjes së tij ne vitin 1968. Një udhëheqës i kishës me ngjyrë dhe një djalë i aktivistit dhe ministrit të hershëm të të drejtave civile Martin Luther King Sr., Mbreti avancoi të drejtat civile për njerëzit me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara, përmes përdorimit të rezistencës jo të dhunshme dhe mosbindjes civile jo të dhunshme kundër ligjeve të Jim Crow dhe forma të tjera të diskriminimit të legalizuar. King, mori pjesë dhe udhëhoqi marshime për të drejtën e votës, desegregimin, të drejtat e punës dhe të drejta të tjera civile. Ai mbikëqyri bojkotin e autobusëve të Montgomery të vitit 1955 dhe më vonë u bë presidenti i parë i Konferencës së Udhëheqjes së Krishterë Jugore (SCLC). Si president i SCLC, ai udhëhoqi Lëvizjen e pasuksesshme Albany në Albany, Georgia, dhe ndihmoi në organizimin e disa prej protestave jo të dhunshme të vitit 1963 në Birmingham, Alabama. King ishte një nga udhëheqësit e marshimit të vitit 1963 në Uashingtonku mbajti fjalimin e tij “Unë kam një ëndërr” në shkallët e Memorialit të Lincoln dhe ndihmoi në organizimin e dy prej tre marshimeve të Selmës në Montgomery gjatë lëvizjes së Selmës për të drejtat e votës në 1965. Lëvizja, për të drejtat civile arriti përfitime thelbësore legjislative në Aktin e të Drejtave Civile të vitit 1964, Aktin e të Drejtave të Votimit të vitit 1965 dhe Aktin e Strehimit të Drejtë të vitit 1968. SCLC, vuri në praktikë taktikat e protestës jo të dhunshme me njëfarë suksesi duke zgjedhur në mënyrë strategjike metodat dhe vendet në të cilat u zhvilluan protestat. Pati disa përplasje dramatike me autoritetet segregacioniste, të cilët shpesh reaguan në mënyrë të dhunshme. Mbreti u burgos disa herë. Drejtori i Byrosë Federale të Hetimit (FBI) J. Edgar Hoover e konsideroi Kingun një radikal dhe e bëri atë objekt të COINTELPRO të FBI-së që nga viti 1963 e tutje. Agjentët e FBI-së e hetuan atë për lidhje të mundshme komuniste, spiunuan jetën e tij personale dhe e regjistruan fshehurazi. Në vitin 1964, FBI i dërgoi Kingut një letër anonime kërcënuese, të cilën ai e interpretoi si një përpjekje për ta detyruar atë të kryente vetëvrasje. Më 14 tetor 1964King fitoi Çmimin Nobel për Paqen për luftimin e pabarazisë racore përmes rezistencës jo të dhunshme. Në vitet e tij të fundit, ai zgjeroi fokusin e tij për të përfshirë kundërshtimin ndaj varfërisë dhe Luftës së Vietnamit. Në vitin 1968, King po planifikonte një pushtim kombëtar të Uashingtonit, DC, që do të quhej Fushata e Popullit të Varfër, kur u vra më 4 prill në Memphis, Tenesi. James Earl Ray, një i arratisur nga burgu shtetëror i Misurit, u dënua për atentatin, megjithëse familja King beson se ai ishte një kok turku; atentati mbetet objekt i teorive konspirative. Vdekja e Kingut u pasua nga zi kombëtare, si dhe zemërim që çoi në trazira në shumë qytete të SHBA. King u nderua pas vdekjes me Medaljen Presidenciale të Lirisë në 1977 dhe Medaljen e Artë të Kongresit në 2003. Dita e Martin Luther King Jr., u krijua si festë në qytete dhe shtete në të gjithë Shtetet e Bashkuara duke filluar nga viti 1971; festa federale u festua për herë të parë në vitin 1986. Sot qindra rrugë në SHBA janë riemërtuar për nder të tij dhe King County në Uashington iu ridedikua atij. Memoriali i Martin Luther King Jr. në Qendrën Kombëtare në Uashington, D.C., u kushtua në vitin 2011.

[14] Tom Therçaj, “Vasil Rakaj, skulptori i Nënë Terezës e dr. Martin Luther King Jr. në SHBA”, Kulturë, “Panorama”, Tiranë, Albania, E Premte, 28 Korrik 2917, f. 18.

[15] By Michael P. Mayko,  “Ansonia to place Martin Luther King Jr. bust in front of City Hall”, March 13, 2019 Chicago Rivers, Republican candidate for 5th Ward Alderman in Ansonia. Brian A. Pounds / Hearst Connecticut Media https://www.ctpost.com/local/article/Ansonia-to-place-Martin-Luther-King-Jr-bust-in-13685800.php

[16] BY MICHAEL P. MAYKOTHE, “Bust of Martin Luther King Jr. unveiled in Connecticut town”, “Connecticut Post”, May 8, 2019 https://apnews.com/article/dcdc2d71ba614e448d8e1bc0f9c35219

[17] By Bill Bittar (Correspontend), “Ansonia Unveils Permanent Tribute To Dr. Martin Luther King”, Sunlight peeked through the rain clouds Saturday as a large crowd gathered in front of Ansonia City Hall to celebrate the unveiling of a bronze bust of The Rev. Martin Luther King Jr., May 5, 2019

https://valley.newhavenindependent.org/article/ansonia_unveils_permanent_tribute_to_dr._martin_luther_king/

[18]https://valley.newhavenindependent.org/article/vote_delayed_on_placement_of_ansonia_mlk_monument/

[19] https://www.nhregister.com/valley/article/Ansonia-to-unveil-bronze-bust-of-Dr-Martin-12792165.php

[20] MLK Bust, A “DREAM” IN ANSONIA, FOR THE 50TH ANNIVERSARY OF DR. KING’S ASSASSINATION APRIL 4, 2018 https://macedoniabcac.org/mlk-bust

[21] https://www.nhregister.com/valley/article/Crowd-turns-out-for-unveiling-of-King-statue-in-12806658.php

[22]https://valley.newhavenindependent.org/article/ansonia_remembers_dr._martin_luther_king_jr1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok