14/10/2024

Sanksionet fusnotë e zezë për shtetin e Kosovës!

0

Shkruan: Florim Zeqa

Të gjithë ata që kanë menduar se sanksionet e vëna ndaj Kosovës janë ‘fluskë sapuni’ do të zhgënjehen keq, ashtu siq ishin zhgënjyer atëherë kur u vendos fusnota* për Kosovën në vend të Republikës në fillim të bisedimeve të Brukselit. Për fatin e keq i erdhi puna edhe kryeministrit aktualë t’i nënshtrohet një fusnote* të tillë!

Me këtë klasë politike as në pushime verore nuk shkohet

Shqiptarët me klasën politike më të dobët në Evropë, duan të arrijnë rezultate të kënaqshme në areën ndërkombëtare! Mirëpo, edhe përkundër rezultateve të dobëta në qeverisjen e vendit, partitë tona politike e kanë tifozerinë më të fuqishme në botë.

Një gjë duhet ta dinë pushtetarët, opozitarët dhe qytetarët se pa plotësimin e kushteve të vëna nga bashkësia ndërkombetare nuk do të hiqet asnjë masë ndëshkuese ndaj Kosovës

E ajo çka është më e keqja, pa heqjen e sanksioneve, Kosova nuk do të mund ta bëjë asnjë hap para drejt integrimeve evropiane, gjegjësisht të anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe e rrezikon seriozisht edhe liberalizimin e premtuar të vizave për janarin e vitit 2024.

Qytetarët duhet të këndellen dhe të vetëdijësohen, se me këtë klasë politike jo vetëm që nuk shkohet në Bashkimin Evropian dhe OKB, nuk shkohet as në pushime verore në Shqipëri!

Prishja e raporteve ndërshtetërore me Shqipërinë, i ka lënduar edhe raportet ndërvëllazorore mes qytetarëve e të dyja shteteve shqiptare, gjë e cila nuk ka ndodhur që nga koha e diktaturës komuniste.

Edhe pas zmbrapsje s’ka shtensionim të Veriut

Ndarja që i erdhi qytetit të Mitrovicës dhe veriut të Kosovës në përgjithësi pas 12 qershorit 1999, është një padrejtësi historike e radhës e ndërkombëtarëve, e cila edhe pas 24 viteve, jo vetëm që është akoma e tillë, por vazhdon të mbetët një “enigmë” e pa zgjidhur dhe pa sqaruar deri më sot nga asnjë politikan apo ushtarak i kohës sonë!

Mbetën të pa sqaruara rrethanat të cilat çuan në ndarjen e qytetit dhe pjesës veriore mbi Urën e lumit Ibër!

Ishte plan apo rastësi vendosja e forcave “paqëruajtëse” ruso-franceze mbi Urë më 12 qershor 1999!?

Ishte e rastësishme apo e obligueshme mos-shtrirja e trupave të UÇK-së në pjesën veriore pas çlirimit!?

Ishte ndarja pjesës veriore produkt i ndonjë marrëveshje të fshehtë apo e rastësishme!?

Janë këto pyetje, të cilat mbeten pa përgjigje tani e 24 vjet më parë, ashtu siq mbeti i ndarë veriu i vendit dhe qyteti i Mitrovicës në veçanti!

Edhe pas 24 viteve mbetet ende në fuqi Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, edhe pas 12 viteve ende është në fuqi fusnota*, pra ende nuk u shkrirë “fluska e sapunit” e E(uri)ditës e cila e hoqi emrin e Republikës në bisedimet e Brukselit, në mbledhjet e KS të OKB-së e gjetiu ku përfaqësohet kosova në arenën ndërkombëtare. Pra edhe sanksionet janë fusnotë e zezë për shtetin e Kosovës.

Vetëm injorantët dhe naivët politikë mund të besojnë se do të shtensionohet situata në Veri pas zmbrapsjes së Albin Kurtit. Tani kur po i shkruaj këta rreshta, zmbrapsja e parë ka ndodhur me reduktimin e forcave policore në e Veri, e cila do të vazhdojë me hapat e tjerë deri në zmbrapsjen përfundimtare.

Florim Zeqa

20.07.2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok