22/12/2024

SA E MADHE ISHTE SHQIPËRIA SIPAS HARTAVE RUSE (1878-1880)

0
u6_Shqiperia-Etnike-1878

Nga Prof. Dr. Vebi Xhemaili

Kongresi i Berlinit, i filloi punimet më 13 qershor 1878 duke parashtruar kërkesat e grupimeve të ndara në tri sfera interesi; atyre ruse, austro-hungareze, dhe angleze. Ndërsa ndikimi osman po tërhiqej nga kufiri i tij perëndimor, administratat dhe ushtritë e tri perandorive të tjera u afruan edhe më ngushtë njëra me tjetrën, veçanërisht kur ishin në pyetje sferat e interesit për Ballkanin, njëherit edhe shtetet ballkanike ua paraqitën Fuqive të Mëdha pretendimet e tyre territoriale. Kreu i delegacionit turk ishte Karateodor Pasha fanar grek, Ndërsa Mehmed Ali Pasha, ishte zëvendës i tij në këtë kongres, i cili ishte shpallur hero në luftën serbo-turke në vitin 1876.

Në anën tjetër, Bizmarku deklaronte për Ballkanin, “se është një lëmsh i ngatërruar”. Ky Kongres u dha shteteve sllave të Ballkanit të “drejtë” të zaptojnë tokat e Shqipërisë Etnike. “Në këto rrethana edhe pse Greqia nuk mori pjesë direkt në këto luftëra, në fund, edhe ajo donte të vijë deri te disa territore të pastra shqiptare, si në Çamëri, zonë e krahinës së Janinës”.[1]Ndërsa me kërkesën e Malit të Zi, më në fund Kongresi pas shumë tentativash vendosi në mënyrë arbitrare, Ulqini ti dhurohej Malit të Zi.[2]

Copëtimi i Shqipërisë në mënyrë arbitrare u kundërshtua nga populli, duke thënë “Jo”. Krerët e saj reaguan ashpër përmes memorandumeve, se: “kurrë nuk do t’i pranojnë ato urdhra, dhe jemi të gatshëm në çdo kohë të çohemi në këmbë, për të mbrojtur çdo pëllëmbë toke të Shqipërisë Sonë”.

Ndërkohë operacionet luftarake që kishin ndërmarrë Serbia dhe Mali i Zi kundrejt popullsisë shqiptare në rajonin e Nishit dhe në veri të Shqipërisë, duke terrorizuar dhe abuzuar me metodat më fashizoide, duke vrarë dhe plaçkitur popullsinë e pafajshme, në shumë fshatra që shtriheshin në Qarkun e Toplicës dhe të Vrajës. Pastaj, edhe në rajonet e Leskovcit, Kosanicës, Dobriqit, Grykës së Veternicës, Jabllanicës, Pustorekës, Polanicës, Klisuricës, Masuricës, Fushëgropës së Vrajës, Vllasinës, Kraishtës dhe rretheve tjera të Nishit,[3] Po ashtu, edhe nëpër disa qytete të banuara pjesërisht ose me shumicë shqiptare, si: Prokuplje, Kurshumli, Leskovc, Nish, Vrajë, Pirot, etj.[4]

Për këtë gjendje të vështirë të popullatës shqiptare që mbeti nën Serbi, konsulli anglez do të deklaroj: “dëgjoj se kohëve të fundit qeveria serbe po sillet me egërsi të madhe dhe të panevojshme, mos të them mizore ndaj shqiptarëve në krahinat e dorëzimit, ku banorët paqedashës dhe punëtorë të zellshëm të mbi 100 fshatrave shqiptare të luginës së Toplicës dhe të Vrajës u dëbuan me dhunë nga forcat serbe të princit Millan”.[5]

Shqipëria Etnike para Kongresit të Berlinit 1878 sipas hartave ruse

Po ashtu, shumica e popullatës shqiptaro-myslimane të territoreve të dorëzuara, sipas pohimit të princit, tërhiqen gradualisht kah pjesët tjera të pushtetit turk, d.m.th., larg kufirit, kështu që serbët së pari okupuan Nishin, që kishte një popullsi “myslimane” – shqiptare, mes 3.000-4.000 vetë, nga të cilët 1.000 ishin muHaxhirë nga Beogradi. Këta njerëz të pafat nuk e morën nga Porta dëmshpërblimin të cilin qeveria serbe u detyrua ta paguajë në emër të tyre, për shkak se i dëboi me dhunë nga shtëpitë e tyre dhe ata u detyruan të jetojnë në llogari të autoriteteve lokale osmane. Pasi u dëbuan me dhunë nga Nishi e rrethina, struktura e popullsisë shqiptare shumë shpejt ra në disa qindra sish, të cilët përbënin njerëzit e pasur dhe të qetë, që posedonin pasuri të mëdha e të patundshme në qytet dhe rrethinë, ndaj dhe nuk kishin ndërmend të emigrojnë dhe ti shkonin për qejfi, qeverisë serbe.

Gati i njëjti proces do të vazhdojë gradualisht edhe në qytete të tjera të okupuara nga serbët. Në anën tjetër, diplomacia serbe pranon se në territoret e reja të përvetësuara ekzistojnë fshatra të populluara me banorë shqiptarë myslimanë.[6]

Vendimet e Kongresit të Berlinit kanë lënë pasoja të pashlyeshme për shqiptarët, jo vetëm të kësaj krahine, por në përgjithësi, pasi vetëm në Kosovë u vendosën mbi 100 mijë shqiptarë që emigruan nga këto anë.[7] Ky kongres, i organizuar nga Fuqitë e Mëdha, në mënyrë arbitrare solli vendim të njëanshëm, në dëm të territorit etnik shqiptar, pasi aneksoi në mënyrë arbitrare krahina të tëra shqiptare, “ku mbetën rrugëve, pa kulm mbi krye mbi 200 mijë shqiptarë”.[8]

Me këtë rast duhet theksuar se gjatë viteve 1877-1878 ishte bërë një gjenocid i paparë kundrejt popullsisë shqiptare në trojet e tyre etnike: Toplicë, Kurshumli, Leskovc, Nish, Vrajë, ku mbi 545 fshatra digjen, plaçkiten, braktisen, dhunohen e vriten, Ndërsa pjesa e mbetur gjallë nisen rrugës për Turqi. Gjatë rrugës shumica ngelin në Krahinën e Shkupit me rrethinë. Shumica nga ata ngelën në këto anë të Shqipërisë Lindore, pa ushqim dhe veshmbathje, me vuajtje të mëdha. Numri i përgjithshëm i kësaj katastrofe arrinte mbi 200 mijë banorë.[9] Sipas autorëve serb, shpërngulja e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit, ka qenë shumë më i madh.[10]

Këto ngjarje tragjike shqetësuan ndjenjat e forcave demokratike në Evropë, në veçanti në Angli, pasi morën lajmet për dëbimin dhe vrasjet masive të myslimanëve-shqiptarë në disa pjesë të Ballkanit nga rusët, serbët dhe bullgarët. Në këtë kohë, në udhëheqjen e Britanisë së Madhe kishte edhe të tillë që mendonin se përkrahja e regjimit otoman ishte një politikë e rrejshme dhe se një politikë më realiste kërkonte krijimin e shteteve të reja nacionale, si shtylla të çfarëdo stabiliteti të ardhshëm në rajon.[11] Deri në Kongresin e Berlinit, diplomacia britanike fare pak e mori parasysh çështjen shqiptare. Kërkesat e shqiptarëve për çlirim nga robëria osmane nuk trajtoheshin drejt e në mënyrë të gjithanshme nga diplomacia e saj.

Në Kongres shkuan për të marrë pjesë, Abdyl Frashëri dhe Jani Vreto, por ata dolën pa marrë asnjë përgjigje dhe u larguan menjëherë.[12] Por, në bazë të fakteve të tjera, ata fare nuk u pranuan në Kongres. Udhëheqësi i Kongresit, Bizmarku, nuk i lejoi të marrë pjesë edhe ministrit serb Jovan Ristiq, të cilit iu mundësua të parashtrojë vetëm kërkesa me shkrim, ku falë përkrahjes së diplomacisë ruse, Serbia fitoi më shumë toka të reja se të gjitha shtetet tjera sllave të Ballkanit.

Pas Kongresit të Berlinit, çështjen shqiptare më së miri e përshkruan konsulli austriak, Goshen, i cili thotë: “Kombi shqiptar po merret nëpër këmbë. Tokat e banuara prej shqiptarëve i dorëzohen në veri Malit të Zi, për të kënaqur aspiratat malazeze, të përkëdhelurin e Rusisë, Ndërsa në jug i falen toka më të mira Greqisë, e mbrojtura e Anglisë dhe të Francës.”[13]. Serbia, Greqia dhe Mali i Zi, në këtë kohë kishin më pak popullsi se Shqipëria. Në dhjetor të vitit 1876, atdheu i mirëfilltë i shqiptarëve, pra trungu etnik, mbulonte një sipërfaqe prej rreth 50 mijë km2 , ku banonin rreth 1.700.000 banorë.[14]

Sipas një statistike të bërë nga një revistë angleze, dy vjet më vonë, më 1878, Shqipëria kishte 51.000 km2, me 1.693.000 banorë.[15] Greqia në atë kohë kishte 51.860 km2, me 1.400 mijë banorë, Ndërsa Serbia me 54.800 km2, me 1.600 mijë banorë, Mali i Zi me 8.400-km2, me 190 mijë banorë. Këto statistika janë bërë deri sa këto shtete ishin nën sovranitetin e sulltanit.[16]

Pas Kongresit të Berlinit, Mali i Zi u rrit për afër 4.683 km2. Serbia për 10.500 km2. dhe Greqia u zgjerua me 9.275 km2, toka, këto me shumicë shqiptare. Nga kjo del se me Traktatin e Kongresit të Berlinit nga njësia e tokave të Shqipërisë Etnike u shkëputën rreth 24.458 km2. Sipas shtypit francez të kohës, Mali I Zi kishte trefishuar sipërfaqen e saj, në bazë të dy marrëveshjeve. Mali i Zi, me një nënshkrim të lapsit nga 4.405 arriti në 15.355 km2 në dëm tokave të Shqipërisë.[17] Mali i Zi ishte vendi më i përkëdhelur nga vendet Ballkanike,që Traktati i Berlinit i dha atij pjesën më të madhe të tokave të Turqisë. [18] Kjo fletë qartë se Shqipëria nuk ekzistonte, dhe nuk duhej të ekzistonte për diplomacinë evropiane. Pasi vetëm Turqia ishte në kontakt me Evropën. Ndërsa kur Shqipëria shkaktonte vështirësi, ishte Turqia e dobët, të cilën Evropa e kërcënonte ose shtirej sikur e kërcënonte.Në prag të Kongresit të Berlinit popullsia në vilajetin e Kosovës përbëhej, nga 60% shqiptarë. nga popullsia së përgjithshme që kishte prej 1.060.000 banorë.[19] Vilajeti i Kosovës kishte popullsi shqiptare e katolike rreth 600 mijë frymë, kundrejt 161 mijë serbëve dhe 220 mijë sllavo-maqedonasve, 79 mijë turqve e tjerë. Në atë kohë vilajeti i Kosovës përfshinte edhe territore të Shqipërisë Lindore (Maqedoniae Veriut) me qytetet: Tetovë, Gostivar, Shkup, Veles, Shtip, Kratovë deri në Qystendil. Kongresi i Berlinit me vendimin arbitrar shkëputi nga vilajeti i Kosovës, Sanxhakun ei Nishit, me qytete dhe rrethe, si: Nishi, Piroti, Vraja, Leskovci dhe Prokuple. Me këtë vendim, Serbia u rrit për më shumë se 50 mijë km2,[20]nga ajo që i kishte dhënë Paqja e Shën Stefanit. Sipas matematikës së nënoficerit serb Dragasheviç, Serbia zgjerohej për 197 mijë2, në dëm të tokave të Shqipërisë që ishin të banuara me shumicë shqiptare. Këtë e vërteton edhe Kryeministri J. Ristiqi nga Berlini, në raportin dhënë ministrit të Jashtëm të Serbisë, J. Gruiqit, ku i shkruante: “Këtu, në qarqet diplomatike të Kongresit dhe në diplomacitë e tjera mbisundon bindja se Serbia në Kongresin e Berlinit ka kaluar më së miri se të gjitha shtetet e tjera sllave të Ballkanit”. Pra, me këtë vendim arbitrar të Kongresit të Berlinit, ku nënshkrues ishte edhe Kancelari gjerman Bizmarku, Serbia u rrit në dëm të tokave shqiptare, për më shumë se një e katërta.[21]Këtë e vërteton edhe vetë Branisllav Nushiqi, i cili thotë: ”Me rastin e përfundimit të Traktatit të Berlinit, shqiptarët ngritën krye sepse me atë marrëveshje ishte dashur të zvogëlohej toka e tyre, ku nga ato toka, pjesa më e madhe duhej t’i jepej Serbisë, një pjesë Malit të Zi, kurse pjesa e tretë Greqisë”.[22] Pra, deri në Kongresin e Berlinit, Nishi ishte qyteti me 19 mijë banorë dhe disa xhamia, ku gjysma e banorëve ishte me përkatësi myslimane-shqiptare, dhe ishte pjesë e pandarë e vilajetit të Kosovës. Ky vilajet deri në vitin 1878 përbëhej nga këto sanxhaqe: Nishi, Novi Pazari, Prizreni dhe Shkupi. Pas vitit 1888, Shkupi ka qenë kryeqytet i vilajetit të Kosovës, deri në vitin 1912, kur Kryeqyteti i Shqipërisë Lindore (Maqedoniae Veriut) u pushtua nga ushtria serbe.

[1]Slavko Dimevski, “Prizrenska liga”, “Gllasnik”, vep, cit. f. 104.

[2]Misha Gleni, Histori e Ballkanit…, f. 153.

[3]Nikolla P. Iliq, Oslobogjenje juzhne Serbije 1877-1878, f. 14-15; Jovan Trifunovski, Vrajnska kotlina, lib. I, Shkup, 1962, 73; Rista T. Nikoliq, Shirenje arnauta u srpske zemlje, Glasnik “Srpsko-geografsko drushtvo”, IV-VI, Beograd 1904, f.119.

[4] V. Nikoliq- Stojançeviq, Leskovac i oslobogjeni predeli Serbije, 1877-1878, Leskovc 1975, f. 131.

[5] F. O. Londër, Accounts and Papers (38), 1878-1879, më 26 nëntor 1878; Këta njerëz fatkeq që nga kjo kohë janë duke shtegtuar poshtë e përpjetë duke vuajtur nga uria në vendin e egër përtej kufirit të ri serb. Ata nuk kishin leje t’i mbledhin të lashtat e tokës së tyre, të cilat korreshin nga ushtarët serb. Çdo herë kur kalonin kufirin, vriteshin nga rojet e ushtrisë serbe.

[6] Lidhja Shqiptare e Prizrenit, në dok. angleze…, f. 90.

[7]Daut Dauti, Çështja shqiptare në diplomacinë diplomatike, vep. e cit. 140.

[8] Britanski dok. za istorijata na Makedonija, Tom IV, (1857-1885), Shkup 2003, dok. 142, f. 451-452.

[9]Sabit Uka, Vendbanimet e Sanxhakut të Nishit me popullsi shqiptare e të përzier deri në vitin 1877-1878, “Gjurmime albanologjike-Shkencat historike XII, Prishtinë 1983, f. 105.

[10]Dimitrije Mita Petroviq me titull “Borbe u Toplici 1877-1878” botuar në vitin 1979 nga Arkivi I Serbisë, Beograd; Si I dëbuan dhe vramë shqiptarët nga Nishi gjatë luftrave serbo-turke të viteve 1877-1878, Ushtria serbe, duke zbatuar urdhërin e Shtabit të Përgjithshëm dhe qeverisë sërbe, I shpërnguli me force nga Toplica, Leskovci, Nishi, Vranja më tepër se 300.000 shqiptarë. Por e vërteta është se prej kësaj krahine shqiptare me dhunë ushtarako-policore. Mbretëria Serbe e Obrenoviqëve dëboi rreth 830.000 shqiptarë etnikë. Kjo u realizua duke bërë një gjenocid dhe spastrim etnik total, ku janë vrarë e masakruar rreth 70.000 shqiptarë, të cilët banonin afro 700 fshatra e qytete shqiptare vetëm në Krahinën e Toplicës. Në këtë kohë janë zbrazur trojet me shumicë shqiptare të Jagodinës, Kosanicës, Pirotit, Quprisë, Pllanës, Krushevcit, Nishit, Leskovcit, Surdulicës, Vrajës, Prokuples, Kurshumlisë, etj. Popullsia e shpërngulur shqiptare e cila arriti që t’I shpëtojë gjenocidit serbë u vendos në jug të trojeve shqiptare në Kosovë dhe Maqedoni; Po ashtu, këto ngjarje tragjike shumë mire I përshkruan në librin e tij edhe Stefan L. Popoviq, “Putovanje po novoj Serbiji”, Beograd 1950, Ky libër i kushtohet ngjarjeve tragjike të populates shqiptare në këto anë, më së miri I përshkruan një mësues i atëhershëm i Leskovcit, Josif H. Kostiqi, I cili thotë: “Ka pasur shumë turq (shqiptarë) të cilët zhveshur e zbathur, nëpër të ftohtit më të madh të dhjetorit, nëpër bore I lanë në Leskovc shtëpitë e tyre me plot pasuri.

[11]Noel Malcolm, “Diplomacia britanike dhe Lidhja e Prizrenit”, në Lidhja Shqiptare e Prizrenit dhe vendi i saj në histori, Prishtinë 2008, f. 43.

[12]Misha Gleni, Histori e Ballkanit…, f. 142.

[13] Raport i konsullit Goschen kontit Granwill, Ministër i punëve të Jashtme të Austrisë, Therapia, 26 korrik 1880.

[14] O. Daniel, Choix de documents, Etc. Nanterre 1973, II, 14.

[15] The, Ilustrated London News, nr.72 Londër 1878. f. 250.

[16]P. Boulet, La population de la Turquie Vëll. I, Paris 1877, f. 51-54.

[17] franceze “Le Radical” ka botuar 29 nëntor 1880 “Caktimi i Kufijve të Shqipërisë dhe Malit të Zi në vitet 1879-1880)”

[18]Po aty

[19] Historia e popullit Shqiptar II…, f. 258.

[20] Serbia 1878, “dokumenti”…., f. 546.

[21] Serbia 1878, “dokumenti”, vep. e cit. f. 622. Rritjen e territorit serb e pranon edhe vetë princi Millan Obrenoviqi, në proklamatën e mbajtur në Beograd, me 10-12 gusht 1878. Thotë:” Serbia duhet tu falënderohet Fuqive të Mëdha, për anim nga populli serb, dhe rritjen e territoreve të saj për ¼.

[22] F.O. 424/75, p. 5; datë 1 tetor 1878; Skender Rizaj, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, f. 109.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok