08/11/2024

Rreziqet e mëdha kërkojnë mençuri dhe guxim të madh

0

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Shqiptar, shmangu prej konfliktit sa më tepër që të mundesh! Por, nëse të detyrojnë, atëherë lufto si një burrë.

***

Kur ra Muri i Berlinit (Gjermania) në nëntor 1989, filloi rënia e mbrojtjeve (ushtrive) perëndimore (të BE-së). Tani kemi ardhur aq larg sa nuk mund të ndajmë para për Forcat e Armatosura. Ne nuk kemi një mbrojtje të duhur pasi nuk kemi ndarë para të mjaftueshme për forcimin e mbrojtjes (ushtrisë). Çfarë do të bëjmë me ushtarët, shumica e kampeve ushtarake “ikën”. Në ushtri më shumë femra se meshkuj. Nuk kemi komandantë (oficerë profesionistë) që të mësojnë e të udhëheqin. Në vend të rekrutimit dhe fillimit të trajnimit të oficerëve dhe fillimit të ndërtimit të kazermave, në Tiranë po ndërtohen blloqe të mëdha pallatesh për pastrim parash. Mjafton të biem dakord për disa pyetje, sa për ilustrim: Pse të rinjtë e huaj perëndimorë të luftojnë dhe vdesin për Shqipërinë dhe Kosovën kur të rinj e pleq/plaka shqipfolës janë bërë banorë të mbyllur të “shtëpisë më të famshme”: Big Brother Albania? Big Brother Kosova? Dhe njerëzit nga jashtë, sidomos familjarët, i shikojnë gjatë gjithë kohës “heronjtë” e tyre të tipit Mr. Bean!

Trump gjatë kohës së tij si president i SHBA-së, i kishte thënë liderit të një “vendi të madh të NATO-s” se SHBA nuk do t’u vinte në ndihmë nëse vendi nuk do të investonte mjaftueshëm në mbrojtje (ushtri), minimum 2% të buxhetit vjetor.

Shumica e vendeve të BE-së i përbuznin kritikat duke i quajtur monotone, ndërkohë që është e natyrshme të marrësh paketa dhuratash nga të tjerët në mbrojtje të vendit tënd!?

Biseda për paqen dhe pajtimin me Rusinë sipas modelit të disa kuislingëve të BE-së është ende një politikë e mirë. Ka ende shumë nga idiotët e dobishëm të Putinit në BE-në, që përveç pisllëqeve tjera, e puthin, ledhatojnë dhe ndihmojnë Serbinë agresore, mashtruese, manipuluese, terroriste (zagarin e Rusisë) për ta okupuar sërish viktimën Dardaninë (Kosovën) e shqiptarisë.

Duke i shtuar një problem shumë serioz që shumica e politikanëve të BE-së (idiotëve të dobishëm për vetë-shkatërrim), që sollën në vendet e tyre me dhjetëra milion «refugjatë» nga Afrika, Azia dhe tani përballen me ekstremizmin e importuar nga regjimet despotike, sidomos të Lindjes së Mesme, është e arsyeshme të sugjerohet një ekzaminim mendor (kontrollim psikiatrik) i aktorëve në politikën e jashtme të BE-së.

Këta “idiotë të dobishëm” nuk kanë para 2% të buxhetit për të prodhuar e blerë armë, shkolluar oficerë, trajnuar ushtarë, për të forcuar mbrojtjen në rast një sulmi real nga Rusia terroriste naziste fashiste, por ndajnë 20% të buxhetit për të pranuar në vendet e tyre me dhjetëra miliona “refugjatë” të paligjshëm, me identitet, histori trillimesh dhe profesion fals (shumë prej tyre pretendojnë se janë “kirurgët e trurit dhe shkencëtarët e raketave”.

Veprimet idiote të BE-së dhe pritja e paturpshme e parave nga SHBA-ja për mbrojtjen nga agresioni barbarë rus (sidomos nëse Ukraina e humbën luftën), dhe vetë ata kanë prioritete më të rëndësishme: për të sjellë gjithë Afrikën dhe Lindjen e Mesme në Evropë, të shkatërrojnë vendet e veta, ndryshime demografike…

Kush është ushtari mesatar amerikan që prisni të vdesë për ju duke ju mbrojtur nga “mikesha” e juaj shekullore Rusia?

Oj Evropë e pabesë që copëtuat atdheun e paraardhësve të mi, Shqipërinë!

Dhe, vëllezërit dhe motrat e mia në Shqipëri, Kosovë dhe treva të tjera shqiptare nën okupim, duhet ta kuptojnë se nuk ka një grup njerëzish larg (të huajt) që do t’ua zgjidhë këtë. Forconi unitetin kombëtar. Forcojeni ushtritë, atyre u mungojnë gjithçka. Nuk mund të mbrojnë vendin të “armatosur” vetëm me shkopinj. Ushtria është pjesë e së njëjtës shoqëri dhe ata kanë nevojë për ndihmë nga shoqëria e tyre, kombi, shteti, vendi tyre.

Unë gjithashtu e urrej luftën, por duhet të jemi të përgatitur. Përgatitja forcon elasticitetin tonë

Këtu nuk bëhet fjalë për të frikësuar. Bëhet fjalë për unitetin e juaj, pa marrë  parasysh ndryshimet, forcimin dhe përgatitjen e ushtrisë.

Nëse përgatitemi, ne forcojmë qëndrueshmërinë dhe aftësinë tonë për të penguar, për të trembur armikun që synon të na sulmon, duke minimizuar kështu rrezikun për të shkuar në luftë. Lëreni budallallëqet, xhelozitë e sëmura, armiqësitë, vrasjet e njëri-tjetrit për çështje banale dhe shtypjen dhe gjymtimin e grave. Dhe, mbani për vete besimet tuaja fetare, brenda katër mureve të shtëpive tuaja, Zoti nuk ka nevojë për “avokat” nga ata krijesa që Ai ka shpikur.

Unë e kuptoj që shqiptarët, meqenëse nuk kanë sulmuar kurrë kombe dhe vende të tjera në histori, nuk u pëlqen ideja për të qenë pjesë e një lufte apo konflikti.

As mua nuk më pëlqen. Mos më keqkuptoni. Unë jam ushtarak profesionist, por në thelb nuk më pëlqen lufta. Ashtu si ju, unë e urrej luftën. Duhet të ikim nga lufta. Por nëse ata ju sulmojnë, luftoni si burra e gra trima.

Prandaj, duhet të jemi të përgatitur.

Duhet investuar tani, që mbrojtja (ushtria) të ketë një ekonomi të parashikueshme. Dhe armët e mjaftueshme duhet të blihen menjëherë.

Lufta është si tërheqja e litarit, rezultati i së cilës nuk varet nga forcat absolute por nga ato relative. Faktorët ose “fijet” që përcaktojnë luftën (midis të tjerave) janë cilësia dhe aftësia e komandantit. Këtu futen personaliteti që është burim për frymëzimin e trupave për të pas besim në vetvete nën udhëheqjen e tij.

https://gazetadielli.com/vellezerit-e-fushebetejes/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok