17/03/2025
Vladimir-Shyti1

Tregim nga Vladimir Shyti

E veshur me një robdëshamber dhe pandofla llastiku, Marina zgjatet te dritarja. Moti në Myzeqe është tallës, fillon me lagështi dhe me një të nxehtë ende veror në orët e mesditës. Vështrojë kazermën italiane ngritur aty para tre vitesh, ku ajo kishte gjetur dashurinë e vërtetë, kapitenin Injacio. Diçka nuk shkonte aty,  kishte lëvizje trupash dhe të makinës luftarake, që ajo nuk ishte në gjëndje të kuptonte se çfar po ndodhte. Largohet me mundim nga dritarja, duke u ngushëlluar me mendimin se do e merrte vesh në takimin e mbasdites, ku takoheshin gjithmonë afër mbrëmjes.  Papritmas dëgjon trokitje në derën e jashtme, ishte një trokitje-muzikë nga një këngë të romacave italiane. Marina ngriu për një çast, Pastaj, pothuajse fluturojë të hapte derën. Kapiteni me një trup të bëshëm e të fortë,  e mbërthen në krahët e tij, ku vajza muzeqare humbet e tëra dhe mirëpret ngrohtësinë e kënaqësinë që përcjellë ai përqafim. Ai nxjerrë një shami nga xhepi. Fshin ballin e djersitur, tjetra mbyllë derën dhe e tërheq brenda dhomës me pirigota balte të pjekura pa thënë asnjë fjalë duke ndjerë shqetësimin e tjetrit.

E përqafon, e qetson.

-Jam mirë, -pohon kapiteni me një shqipe të çalë, por zbehtësia e fytyrës e tradhëton.

-Nuk është e vërtetë, -ia kthen ajo me zë të ulët. I përkëdhel fytyrën, pastaj ia merr dorën dhe i puth majat e gishtërinjëve. -Diçka po ndodhë!

-Detyra po më përndjek e dashura ime, -u përgjegjë tjetri i zjarrtë dhe i kujdesshëm, sa e bëri Marinën të skuqej nga disa mendime të ngatërruara që i erdhën aty për aty. Ashtu i mrekullueshëm, hijerëndë dhe i fuqishëm shton:-Duhet të ikim Marina, pra, të arratisemi para se të nisemi në Abiseni.

-C’është ky transferim!?-varë kryet vajza, -Nëna s’ndodhet në shtëpi.

-Të ikim e dashur, shkruaj një letër nënës!Kam para mjaftueshëm…

Marina hap një kuti prej druri palisandri dhe abazoni me dorezë metali, dhuratë nga kapiteni Italian. Duart i dridhen, shkëput një fije letre nga një bllok dhe shkruan arratisjen e saj bashkë me Injacion, që nëna e saj e kishte pritur e përcjellur si djalin e vet. Pastaj me shpejtësi merr kostumin e të atit që kishte vdekur para dy vjetësh nga nje sepete vizatuar me palma, që ajo nuk i kishte njohur kurrë në jetën e saj njezetvjeçare dhe, nxit ushtarakun të heqë uniformën . Djaloshi e puth në faqe dhe ndërrohet në pak minuta, ndërsa vajza hedh në trup një fustan basme dhe prin para nga dalja.

E gjithë njerzia e fshatit ishte dyndur pranë kazermës Italiane, miqësia e zënë në ato pak vite ishte e madhe midis tyre. Cifti Italo-shqiptarë e kaptoji fshatin pa rënë në sy dhe pastaj dolën në një udhë të pluhërosur që të çonte drejt jugut të Shqipërisë. Poshtë manastirit të Adrenicës menduan të hanin diçka në bujtinën e Kolonjës dhe zunë vend brenda saj. Marinës iu duk vetja si një kurtizane në kërkim të dashnorit:një femër me bukuri të rrallë epshndjellse dhe ziliqare, me sy të picërruar që përpiqeshin të fshehin helmin brenda vetes. Por, ajo ishte e dashuruar mer Injazjon, që do t’a ndiqte në rrugtimin e tij, paçka pasojave që mund të ndodhnin nga largimi tij nga ushtria Italiane.

Kapiteni Injacio e puthi vajzën dhe u ngrit për të kërkuar dy kuaj, të cilët të vazhdonin udhëtimin drejt jugut. I zoti bujtinës i premtojë kafshën e tij, paçka se shuma e blerjes ishte e madhe, kapiteni pranoji ta merrte pa asnjë hezitim. Bukuria e Marinës ra si një shkreptimë rrefeje, ku tregonte ngjyrat e Ylberit tek të pranishmit në atë sallë plotë me ngrindavec dhe inatçij. Ata e kuptuan dhe, menduan se oficeri Italian po e rrëmbente vajzën shqiptare. Ndërkohë kapiteni u tregua mjaftë miqësor, u afrojë nga një pije nga ana e tij dhe u ngrit në mënyrë solemne pa shtuar asgjë nga ato që kishte menduar për të dashurën e tij. E tërhoqi Marinën me shumë delikatesë nga tavolina ngrënis dhe morën nga dalja e bujtinës. Injacio nuk ishte gjahatar vajzash, ai ishte lidhur me Marinën, jo nga emëri, që tingëllonte bukur në italisht, por ishte i dashuruar tmerrësisht me bukurinë, sjelljen dhe karakterin e asaj vajze shqiptare. U duk që edhe të pranishmit e miratuan në heshtje dashurinë e tyre. Marina kthehet të shohë të dashurin e saj që e ka dashuruar aq shumë dhe që vetëm vdekja mundet t‘a ndaj nga ai. Hamshori, një kafshë tipike arabe i priste në oborrin e bujtinës. Cifti mori udhën drejt bregut të detit Jonë me mendimin që një anije avullore mund t’i dërgonte në një nga ishujt e Greqisë. Rruga ishte e gjatë, në mbrëmje u përplasën me disa grupe, që protestonin kundër admiralit italian në Vlorë. Të armatosur, kryengritsit kërkonin largimin e ushtrisë Italiane nga vendi tyre. Midis tyre kishte edhe banda grabitës, që dilnin për të përfituar diçka nga ky rebelim i popullit shqiptarë.

Hamshori arab u ndal pothuajse në errësirë para një mejhane në të dalë të qytetit. Mejhanxhiu nxitojë të dilte në pritje të klientëve të paftuar, ku dhe u sigurojë ushqim për kafshën e kalimin e një nate të mirë për çiftin e sapo ardhur, ashtu u bë. Injacio nxjerr nga xhepi i brendshëm i setrës unazën e familjes, atë që babai tij ia kishte dhuruar, kur ishte nisur për misionin drejt Shqipërisë. Përkulet në mënyrë solemne para vajzës dhe i fut rrethin e florinjtë në njerin nga gishtërinjtë e saj. E puth, e shtrëngon pas zemrës, duke treguar se ata ishin lidhur në martesë. Marina shkëlqeu nën dritën e kandilave e llampave të vajgurit, zemra i hidhej pupthi në tërë qenien e saj, ku dëshmimtarë u bënë disa klient të panjohur që u ndodhën në mejhane. Bukuria vajzës i dhurojë atij ambienti të pisët, pastërtinë, guximin dhe autonominë e vajzës shqiptare, duke marrë parasysh dhe gjendjen e atyre viteve të rrëmujshme në tërë Evropën pas përfundim të luftës së parë botërore. Marina me sytë përdhe kujtoi të kaluarën, që iu duk aq e largët dhe të përvuajtur, mendoj për nënën dhe letrën që i la asaj mbi sepete, duke i premtuar se së shpejti do të kthehej në shtëpi, ku do të krijonin familjen e tyre të madhe.

Nga jashtë lehën qetë e një ferme aty pranë, ku pas pak minutash u shfaqën në derën e mejhanes tre burra me kobure në brez dhe mjekërr të pa rruar prej kohësh. Një mustaqelli me leshra të rënë mbi supe iu drejtua të pranishmëve, duke pyetur ;-Se kujt i përkiste hamshori që ndodhej në oborrin e mejhanes?

-Sapo e kam blerë, -u përgjegjë Injacio me shqipen e tij të ngatërruar, -Po udhëtoj larg, përtej detit me gruan.

-Italian?-dhe të tre burrat drejtuan sytë nga vajza bukuroshe.

-Jetojë në Palermo. Mund t’ju afrojë nga një pije, në shenjë respekti për ju shqiptarët, tha me një buzëqeshje të sinqertë Injacio dhe i bëri me shenjë mejhanxhiut.

Tre burrat u ulën në një tryezë përkundruall çiftit duke tërhequr me zhurmë karriket e drujta.

-Stasi na sill kitarën, italianët i këndojnë bukur dashurisë!-urdhëroj ndihmësin e ustait njëri nga të porsaulurit.

Mejhanxhiu shërbeu ushqimet e darkës në tryezën e çiftit dhe u drejtua për të marrë porosinë e klientëve të sapo buajtur aty me shumë kapaidallëk e të bezdisshëm.

Marina i kërkojë kapitenit të largoheshin, por Injacio e qetësoj, duke i thënë nën zë;se nuk u trembej, pastaj tregoj pa mburrje armën e tij tip beret fshehur në trup. Mbushi dy bardhakët përgjysëm me verë të kuqe dhe uruan njeri-tjetrën udhëtim të mbarë. Sakaq Stasi kishte sjellë një kitarë të lyrosur nga yndyrnat e guzhinës dhe, ndenji si i ngulur në dysheme midis dy tryezave derisa mustaqelliu bëri me shenjë në drejtim të italianit. Ushtaraku i arratisur e priti me mirësjellje, akordojë veglën muzikore dhe ia nisi një romance romane;kënga në zërin e ëmbël e tepër meliodozë të djaloshit italin shprehte ndjenjat e mirësisë për shoqërinë dhe dashurinë midis tyre. Injacio është i acaruar, por duke vënë re mjergullën e dëndur, që krijohet në atë ambjet, mundohet të krijojë diçka sublime. Romanca italiane, për të kthehet si në një hymn të lavdishëm dashurie, ku të pranishmit e pranojnë me shumë kënaqësi. Duartrokitje nga të pranishmit dhe afrojnë verë në drejtim të çiftit. Atmosferë shumë e ngrohtë, por kapiteni Italian, gjithnjë i ruhesh ndonjë skandali, ndoshta nuk e kishte ndikimin e duhur, sepse ata njerëz po e respektonin si njeriun e tyre, ku romanca italiane i kishte futur në një botë të thellë imagjinare dhe ai u ndje si në shtëpinë e tij. Dhe, Marina ishte e qetë, duke i shkuar pas me aq sa dinte këngëve të tij, ku herë, pas here merrnin duartrokitje të zjarrta.

Më në fund mustaqelliu u ngrit dhe tha:Po ta japim vajzën tonë, por, gjëmbi që do t’hyjë kësaj vajze do të na thumbojë edhe neve, qofshi të lumtur!

Atëhere Kapiteni Italin premton vetëm me këngë duke sajuar aty për aty këngën e të dashurës vet “Marina”, që u bë perludi i asaj nate në atë mejhane, ku çifti italo-shqiptarë priste të kalonte kufirin shqiptarë.

Mbas pak afruan tryezat, kupat e verës shoqëroheshin vetëm me urimin e zjarrtë “Në trashëgime!”Marina e ndjeu shumë afër ngrohtësinë e atyre që e rrethonin. Kitara Romane i jepte asaj forcë dhe guxim në përballje me jetën që po i pregatiste kapiteni Italian, por duke mos harruar ata njerëz, që po e përcillnin drejt një vendi të pa njohur për të. Nata kalonte, duke i shëmtuar yjet në hapsirën qiellore, ku mundeshin nga shkëlqimi dashurisë së tyre.

Në mëngjes, dielli ishte veshur me një tis resh të ulta. Cifti i të dashuruarve, shoqëruar nga tre kalorës u nisën drejt bregdetit Jon. Marina ka ftohtë, dikush nga kalorsit shoqërues i hedh mbi supe një setër të pambuktë dhe, ajo ndjehet më mire, duke falenderuar tjetrin me një ngazëllim të pa ndjerë, as dhe një herë në jetën e saj. Flokët paksa kaçurrel, në ngjyrë të verdhë që anonin drejt së kuqes. Qafa e gjatë dhe e bardhë si qafa e pelës që i afrojë mustaqelliu, kur u nisën s’e penguan për të fshehur kujtimet e vajzërisë,  që po linte në vendlindjen e vet. Pasdite arritën pas një kriporeje, deti dukej i shuar. Injacio e kishte harruar armën berretë, në vend të saj tashmë hedhur krahëqafë mbante kitarën dhuruar nga i zoti bujtinës.

Tek skela u duk një barkë, që ankorojë me shumë mundim, një grumbull i paktë njerzish nxituan të ngjiteshin në të. Mustaqelliu tundi dorën në shenjë nxitimi për të hipur në barkë bashkë me pasagjerët e tjerë. Injacio priu para, Marina hezitojë për një çast, ledhatojë jelet e pelës dhe ndoqi nga pas të dashurin. Asaj i mungon drejtpeshimi, sikur një pjesë e qenies së vet ka dalë si e tërbuar përtej mejdisit të jetës. Rrezet e fundit të diellit përskuqën detin, ku dominonte me kthjellësi profetike. Ata u larguan nga kjo tokë e bekuar, por Marina e ruajti mallin për kodrat me vreshta,   barin e dëndur vjeshtor, ku bien frutat e pjekura, malet e lartë hijerëndë, harenë këmbëve të lagura në lumë, kurorave me drurë e myshqe krye diellorë që freskojnë, gjyshin babazotë që qëndron mbi shpate malesh fortesë e kasolle lartëson.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok