27/04/2024

RIFAT KRASNIQI, “SOKRATI” DHE “SKENDERBEGU”, -GJYKATËSI QË TËRË JETËN DHE MENQURIN E VET E VURI NË SHËRBIM TË KOMBIT ( 1917- U PUSHKATUA MË 1946)

0

TI KUJTOJMË ATDHETART TANË:

Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha

Rifat Krasniqi ishte i lindur më 1917, në katundin Mamushë i Rahovecit. Ai ishte i biri i Abdyrrahmanit dhe i Dudijes. Me profesion ishte gjykatës në Gjyqin e Rrethit, një kohë ka studiuar në Beograd, ndërsa ka diplomuar në Zagreb, më 1942. Nuk ishte i martuar, kishte dy vëllezër dhe nënën. Ushtrinë nuk e kishte të kryer. Nuk ishte i dënuar. Fliste shqip, serbisht, turqisht dhe nga pak italisht. Me gjendje ekonomike mesatare, i pa dënuar ndonjëherë. Rifat Krasniqi sipas të gjithëve që merrën me lëvizjen ilegale llogarisin se ai ishte koka e organizatës Nacional Demokratike Shqiptare për Prizren dhe rrethet tjera për rreth. Rifat Krasniqi gjatë veprimtarisë kishte formua shumë komitete të rretheve e komunave e fshatrave anë e këndë Kosovës. Në veprimtari ilegale ai kishte pseudonimin “Sokrati” dhe “Skenderbegu”, ishte sekretar i organizatës në Komtetin e Rahovecit. Gjatë kohës së okupimit, qysh në fillim kishte punuar si sekretar i Komunës në Mamushë. Pas kësaj kishte shkuar në Zagreb për të përfunduar fakultetin. Në Zagreb ishte regjistruar dhe më 1942 në qershor kishte përfunduar fakultetin. Në Zagreb si student kishte qëndruar 8 muaj. Pasi se kishte përfunduar drejtësinë, kishte ardhur në Tiranë dhe kishte dorëzuar lutjen në Ministrin për Emërime. Pasi se ishte dashur të pres një kohë deri tek emërimi, ata e kishin dërguar në Kukës, në Gjykatën e Rrethit. Këtu kishte qëndrua një muaj, por pasi se nuk kishte pasur para për të jetuar, e lëshon punën dhe kthehet në shtëpi. Pas një muaji i kishte ardhur dekreti se e kishin emëruar si praktikant-gjykatës në Rahovec. Nga këtu shkon në Rahovec dhe ia fillon punës si praktikant i Gjykatës. Në këtë punë kishte qëndrua rreth 15 muaj. Më vonë ishte avancuar si gjykatës i klasit të dytë, i vendosur si gjykatës i klasit të dytë në gjykatën e Istogut. Në Istog kishte qëndruar katër muaj, nga këtu më vonë kishte kaluar në Prizren. Kjo ka ndodhur në vitin 1944. Në Prizren kishte shkuar kur kishte përfunduar lufta. Gjatë kohës së ardhjes së partizanëve, në Prizren kishte qëndruar një muaj dhe nga këtu kishte shkuar në Rahovec. Në Rahovec ishte punësuar në Këshillin Popullor të Rrethit si gjykatës në gjykatë. Aty kishte punuar 5 muaj. Pastaj e kishin caktuar si sekretar të Seksionit Social, dhe në këtë pozitë kishte ngelur deri më 1 mars 1945. Por, pasi se në Komunën e Mamushës, sekretari  kishte qenë i sëmur nga tuberkulozi, e dërgojnë atë për sekretar në Komunë. Në këtë pozitë kishte qëndrua  deri në ditën e arrestimit. Në organizatën e ONDSH-së, ishte futur në muajin prill 1945. Lidhja e tij e parë për ilegale kishte qenë Kadri Minushi, nga Domaneku, i cili ishte shef i Seksionit Shëndetësor në Këshillin Popullor të Rrethit, në Rahovec, dhe i kishte thënë: “sonte do të takohemi që të mbajmë një konferencë për t’u organizuar”. I kishte treguar edhe këtë se do të vijnë Ahmet Dërguti, Kajtaz Ramadani, dhe asgjë më tepër. Kadri Minushi i kishte tregua se kishte thirrë edhe Ahmet Dërgutin. Kur kishte ardhur Ahmet Dërguti edhe ai i kishte përmendur konferencën. Ai nuk kishte kurrfarë njohurie se çfarë konference do të mbahet dhe nuk e kishte ditur se çfarë konference do të jetë. Shokët i kishin thënë se deri më tani nuk kishin guxuar që të thërrisnin në konferencë se dukej shumë serioz dhe nuk guxonin të lëshoheshin në biseda. Takimi ishte caktua që të mbahej në teqe, menjëherë posa të bie terri. Pastaj me Kadri Minushin kishin shkuar në teqe, tek Sheh Mujedini dhe aty kishin darkuar. Në darkë kishin marrë pjesë: Ahmet Dërguti, Kajtaz Ramadani, Kadri Minushi, Sheh Mujedini, Sheh Zylfiqari. Në mbledhje kishte fol Ahmet Dërguti, pastaj kishte folur edhe Rifat Krasniqi. Ishte biseduar për organizimin e Komitetit ilegal të ONDSH-es, me qëllim që Kosova e Metohia t’i bashkohen Shqipërisë. Rifati kishte shtuar se duhet me punua për bashkimin e Kosovës e Metohisë me Shqipërinë, kishte folur për flamurin kombëtar, pastaj kishte thënë se shqiptarët duhet të jenë më së paku 80% në administratë, kishte folur edhe për padrejtësitë të cilat po bëhen nga ana e partizanëve, kishte thënë se në radhët e partizanëve ka më tepër shovinizëm, e cila vjen nga drazhiqevcat të cilët janë futur në radhët e partizanëve; komunistët e vërtetë kurrë nuk e kishin bërë këtë gjë. Kishte pyetur se kush i ka mbytur fshatarët. Ahmet Dërguti në këtë takim kishte kërkua se menjëherë duhet të formohet komiteti, dhe në komitet të futen disa seksione, si ai, i financave, propaganda etj. Rifati ishte pajtuar. Seksioni i financave duhet të grumbullojë ndihmat nga tregtarët për komitet, dhe komiteti duhet t’iu ndihmojë njerëzit që ndodheshin në male. Atëherë ishte propozua që të zgjidhët kryetari i Komitetit. Ahmet Dërguti kishte propozua që për kryetar të zgjidhet, Kajtaz Ramadani dhe ishte përkrah njëzëri. Pas kësaj Ahmet Dërguti kishte propozua që Rifat Krasniqi të jetë sekretar, ngase ai ishte më i përshtatshmi dhe të gjithë u pajtuan me të. Për arkëtar u zgjodh Ahmet Dërguti, veç kësaj ky ka pas për detyrë që të punojë edhe në sektorin e propagandës. Për nënkryetar u zgjedhë Kadri Minushi. Në komitet hynë edhe Sheh Mujedini. Në këtë mbledhje u caktuan edhe emrat ilegal. Propozimin për emra ilegal e kishte bërë vet Rifati, se në rast të direktivave dhe të dërgimit të letrave për të mos u zbulua se kush është. Me mbledhjen e parë kishte udhëhequr Rifati. Si detyrë parësore kishin vu që në të gjitha komunat të formohen komitetet, dhe duhet të vehen kontakte me Prizrenin, Gjakovën dhe Drenicën. Për të formuar komitetet u angazhuan Kajtaz Ramadani dhe Kadri Minushi në komunat: Banjsk, Kijevë, Dollc, Crnilluk ose Caralluk, Ostrozub dhe Bratotim. Ata vetë pranuan që të formonin komitete në këto anë ngase ishin nga atje. Për Rahovec e mori për detyrë Sheh Mujedini dhe Ahmet Dërguti. Për Bellacerk e mori Sheh Mujedini. Për komunën e Mamushë e mori për detyrë, tek në mbledhjen e dytë Vahit Mustafa, i cili ishte anëtar i ri i Komitetit. Lidhjet me Drenicën u caktua që t’i mbante Kadri Minushi dhe Kajtazi. Rifati dhe Sheh Mujedini morëm përsipër që të krijojn lidhje me Prizrenin. Morën qëndrim që mbledhjen e dytë ta mbajmë sa më shpejt. Për organizim kishin dhanë direktiva Rifati dhe Ahmet Dërguti. Mbledhjen e dytë e kishin mbajtur pas 15 dite. Mbledhjen e kishte thirr Rifat Krasniqi. Mbledhja ishte mbajtur në shtëpinë e Halil Dërgutit, tregtar nga Rahoveci. Ai e kishte ditur se mbledhja do të mbahet në shtëpinë e tij. Përveç atyre që kishim qenë edhe më herët, në mbledhje kishin ardhur edhe disa të rinj: Vahid Mustafa, Halil Dërguti, Ismail Gashi-hoxha, Murati… tregtar nga Rahoveci. Anëtarët e rinj ishin njoftuar se ne kishim mbajt një konferencë më herët dhe se çka kishim vendosur dhe çka kishim përfunduar. Ata u pajtuan me zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit. Për punën e Konferencës së parë kishte referuar Rifati. Edhe mbledhjen e dytë e kishte hapur Rifati dhe i kishte njoftuar për punën e mbledhjes së dytë. Në këtë mbledhje Vaid Mustafa kishte marrë për detyrë që të formojë komitetin në komunën e Mamushës, a Rifati kishte marrë për detyrë që të formoj komitetin në komunën e Opterushës, plus kësaj kishte pasur edhe të vej lidhje me Prizrenin. Halil Dërguti kishte marrë për detyrë që të mbledh ndihma në Rahovec së bashku me Sheh Mujedinin. Sheh Mujedini qysh në mbledhjen e parë kishte marrë për detyrë që të formonte komitetin e vendit në Rahovec dhe të marrë lidhje me Gjakovën. Pas kësaj me propozimin e Vaid Mustafës ka ardhur deri te dhënia e betimit. Qëllimi i dhënies së betimit ka qenë që mos të tradhtohen shokët në mes veti, dhe të punohet më tepër. Tekstin e betimit e kishin formuluar Rifat Krasniqi dhe Vaid Mustafa. Teksti i betimit ishte: “Betohemi në zot, në librin e shenjët Kuranin, të dërguarin e zotit, dhe flamurin, se do të punojmë të gjithë për të mirën e popullit, dhe nuk do të tradhtojmë shokët në komitet”. Rifati e kishte lexua i pari tekstin, pastaj shokët e kishin thënë pas tij. Kuranin e kishte sjellë Halil Dërguti, po ashtu edhe flamurin, ndërsa revolen e kishte pasur Kadri Minushi. Kjo ishte edhe mbledhja e fundit ngase, se pushteti e kishte diktuar se po mbahen mbledhjet ilegale. Rifati emrin e tij ilegal nga “Sokrati” e kishte ndërrua në Prizren. Në burgun hetues në Prizren, Rifat Krasniqi u mor në pyetje  3 herë: me 9 korrik, dhe dy herë me 30 gusht 1945. Gjyqi Popullor Krahinor i Kosovës e Metohisë, që kishte organizua procesin gjyqësor nga 20 -27 shtator 1945, me aktgjykimin Gj.nr. 17/45, iu shqiptua dënimi me vdekje- pushkatim: Halim Spahiut, Tahir Dedës, Rifat Krasniqit, Sefedin Ahmetit, Rexhep Avdullah Kabashit dhe Kajtaz Ramadanit,dhe dënimin e humbjes së përhershme të të gjitha të drejtave  politike e qytetare dhe me konfiskimin e tërë  pasurisë së tyre. Ata gjashtë patriot u ekzekutuan me 5 shkurtit 1946, në Prishtinë.  Pushkatimi u bë në orën 06:00 (gjashtë) të mëngjesit, pa praninë e publikut në vendin e quajtur “Kiseli bunar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok