Republika e Kosovës të quhet  Republika e Dardanisë

0

Nga Skënder Sadri KAPITI

I ftoj intelektualët, gazetarët, mediat, politikanët,studentët, gjithë publikun   si dhe Akademitë e Shkencave të Shqipërisë e të Kosovës që tashmë ta përdorin   emërtesën Dardani për Kosovën ashtu si   u kërkon institucioneve të Kosovës edhe Akademia  Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Arteve e Nju-Jorkut në Amerikë, që Kosovës t’i hiqet emërtesa me origjinë prej ardhacakëve sllavë dhe t’i rikthehet emri Dardani.

Ky veprim të kryhet institucionalisht, me vendimmarrje parlamentare apo me Referendum.

Duhet që trojeve iliro-dardano-shqiptare t’i kthehet emri i madh dhe i lavdishëm mijravjecar Dardani.

Ne do ta quajmë veten dhe trojet tona, atdheun tonë ashtu si duhet, ashtu si jemi dhe ashtu si kanë qenë paraardhësit tanë, si shqiptarë , si ilir e si dardanë dhe si Shqipëri, si Iliri e Dardani dhe jo ashtu si na i kanë ndryshuar emrat e vëndeve, maleve, lumejve, fshatrave e qyteteve ashtu si kanë dashur të tjerët, pushtuesit, kolonizatorët dhe barbarët sllavë me qëllim që t’i asimilonin dhe zhduknin shqiptarët nga trojet e tyre iliro-dardane.

Jo vëtëm kaq por duhet që edhe emrat e rrugëve, , të lokaleve e hoteleve dhe të emisioneve e të propagandave mediatiko-televizive si dhe prindërit , vecanërisht  në Shqipëri t’u vënë  emra shqiptarë dhe jo emra as “modernistë” europianë, por sidomos  duhen fshirë e  hequr emrat dhe emërtesat  me origjinë  sllave e helenike, sepse grekët dhe serbët kanë qenë dhe mbeten armiqt më të mëdhej të Iliro-Dardanisë dhe të shqiptarëve me stratëgjinë e tyre  për ta asgjësuar e asimiluar racën shqiptare.

Ne jemi iliro-shqiptarë në Europë dhe jemi autoktonë në trojet tona shumë shekuj para popujve të tjerë europianë e sllavë që u dyndën në Europë.

Iliria dhe Dardania kanë ekzistuar atëhere kur askund nuk ishin dukur dhe as nuk përmendeshin sllavët të cilët kur erdhën, u ngulën dhe i pushtuan trojet shqiptare në Iliri e Dardani duke i ndryshuar edhe emërtimet, toponimet  iliro-dardano-shqiptare dhe që i zëvëndësuan ato me emertesa sllave. Prandaj duhen ndryshuar e fshirë  ato dhe t’ua rikthejmë atyre emrat shqiptarë  si rasti që Kosovës i duhet rikthyer emri Dardani..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok