08/11/2024

Republika e Hashimit, Zajednica e Isës apo Republika e tretë e Albinit?!

0

Shkruan: Florim Zeqa

Marrëveshjet ndërkombëtare për Asociacionin të viteve 2013 dhe 2015 të nënshkruara nga dy ish kryeministrat e Kosovës (Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa), janë marrëveshje të plotfuqishme ndërkombëtare. Na pëlqeu apo s’na pëlqeu “Zajednica” u projektua në Beograd, u nënshkrua në Bruksel dhe u miratua në Kuvendin e Kosovës.

“Zajednica” e Isës dhe Hashimit, patate e nxehtë në duart e Albin Kurtit

Marrëveshja e parë, e 19 prillit 2013 e nënshkruar nga Hashim Thaçi është miratuar edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës. E dyta, e 25 gushtit 2015 e nënshkrruar nga Isa Mustafa, për shkak se Gjykata Kushtetuese e shpalli antikushtetues me shkelje të 23 neneve të Kushtetutës mbeti e pa aprovuar në Kuvend, megjithatë vlerëshmëria e saj mbetët e njëjtë tek ndërkombëtarët!

Edhe përkundër dëshirës së Isa Mustafës për ta shfajësuar veten për nënshkrimin e marrëveshjes së 25 gushtit 2015 për “Zajednicën” apo Asociacionin e Komunave Serbe (AKS), një gjë e tillë është e pamundur!

Ngase, për shfuqizimin e këtij vendimi nga ana e Kuvendit të Kosovës, siq po propozon Isa Mustafa, duhet që Lista Serbe të voton me 2/3 për zhvlerësimin e vendimit të Asociacionit, dhe pa e dhënë një miratim me këtë përqindje nga ana e deputetëve serb assesi nuk mundë të zhvlerësohet Asociacioni serb.

E njëjta gjë vlenë edhe për Albin Kurtin, i cili po mundohet ta anashkaloj çështjen e Asociacionit në dialogun e Brukselit. Obligimet ndërkombëtare në të cilat e kanë futur Kosovën qeveritë paraprake, jo qeveria e Albin Kurtit, por asnjë qeveri tjetër nuk mund t’iu ikë obligimeve ndërkombëtare pa pasoja fatale për shtetin e Kosovës, per shkak se Kosova ka marrë zotime për zbatimin e marrëveshjeve të Asociacionit edhe në marrëveshjen e Washingtonit në fund të vitit 2020.

Pendesa e vonuar e Isa Mustafës, hipokrizi e kulluar

Të gjithë kemi të drejtë t’i bëjmë presion Albin Kurtit që të mos e pranoj Asociacionin, por këtë të drejtë nuk e ka Isa Mustafa ish-kryeministër i Kosovës dhe ish kryetar i LDK-së, nënshkrues i marrëveshjes së asociacionit të komunave në ditën e 25 gushtit 2015, i cili po kërkon me ngulm nga Albin Kurti që të merr vendim të shpejtë dhe të prerë lidhur me këtë çështje, që ua la në dorë si patate të nxehtë të gjithë kryeministrave pasues.

Kjo lojë plot hipokrizi e monstrumit politik i cili pasi është liruar nga përgjegjësia politike dhe institucionale, fajësinë dhe gabimin e vet historik, po mundohet ta hedh tek pasuesit e tij, duke i akuzuar për papërgjegjësi dhe paaftësi politike për dhënjën fund të çështjes së asociacionit serb.

Pavarësisht epilogut të Asociacionit, prokuroria e Kosovës duhet të ngritë aktakuzë për tradhti shtetërore, ndaj atyre që nënshkruan marrëveshje, të cilat e cenojnë sovranitetin dhe rrezikojnë shkatërrimin e shtetit në plotni!

Marrveshjet e nënshkruara në Bruksel, ajo e 19 prillit 2013 dhe 25 gushtit 2015, e kanë futur edhe legalisht Serbinë brenda Kosovës. Prandaj, e ka të vështirë, do të thoja të pamundur Albin Kurti t’i bind serbët e veriut (mbarë Kosovës) që ta pranojnë Republikën e Kosovës si shtet të tyre!

“Zajednica” kancer për shtetin e Kosovës

Nënshkrimi i marrveshjes së 25 gushtit 2015 nga Isa Mustafa është goditja më e rëndë për shtetin e Kosovës në këto 22 vjetët e fundit.

Me këtë marrëveshje AKS do të ketë kompetenca ekzekutive, do të ketë president, zëvendës-president, kuvend, stemë, flamur. AKS do të financohet dhe kontrollohet drejtëpërdrejt nga Serbia, do të ketë kompetenca të gjera ekzekutive dhe lidhje direkte me Serbinë.

Zajednica” nuk është OJQ, siq po mundohen ta minimizojnë rolin e saj liderët e dështuar politik të Kosovës. Zajednica shënon kurorëzimin e ndarjes etnike të territorit të Kosovës, duke e lënë këtë të fundit (Kosovën) pa Republikë e në fund edhe pa shtet me perspektivë zhvillimore.

Negociatorët matrapaz, pamëshirshëm dëmtuan pavarësinë e vendit të tyre, rrënuan rendin kushtetues dhe juridik të vendit. Tani pas marrëveshjeve të fundit do t’ju vie radha ndryshimeve kushteuese ashtu siq ndodhi me “Specialen”, pra “Zajebnica” e shtetit të Kosovës do të futet edhe në kushtetutë.

Për “Zajednicën” antikushtetuese, antishtetërore dhe antikombëtare e futur në marrëveshje ndërkombëtare, të miratuar nga deputetët shqiptarë në Kuvendin e Kosovës edhe pse nuk është fajtorë, Albin Kurti me prolongimin e kësaj çështje mund të bëhet përgjegjës për zgjatjen e vuajtjve të qytetarëve të getoizuar.

Agresioni politik i Serbisë ndaj Kosovës vazhdon edhe pas “Zajednicës”

Serbia nuk do të ndalet me kaq, agresioni politik i saj do të vazhdon tutje, ndikimi i kontrollit ekonomik dhe politik i shtetit serb ndaj Kosovës do zgjerohet akoma më shumë. Pas kësaj marrëveshje, liderët e shtetit seb nuk do të kenë më nevojë të kërkojnë “leje” nga autoritetet vendore për hyrje në Kosovë, ngase atë ua garanton “Zajednica”.

Produket dhe mallrat nga Serbia do të hyjnë lirshëm, të papenguara dhe pakontrolluara nga askush në Kosovë, por jo edhe të kësaj të fundit në drejtimin tjetër, ngase këtu nuk bëhet fjalë për marrveshje reciproke.

Tani e tutje, jo vetëm në veri, por edhe në brendi të vendit, në komunat dhe vendbanimet serbe do të vendosen mbishkrimet ne çirilicë “Republika Serbija” së bashku me flamujt e shtetit serb, pra do të kemi minishtet serb brenda shtetit të Kosovës.

Neve shqiptarëve si ngushëllim na ka mbetur vetëm nocioni “Republikë” me flamurin lara-lara, i cili nuk simbolizon asgjë nga identiteti ynë kombëtar.

Pas 25 gushtit 2015 Kosova më nuk i ngjet një shteti të pavarur, për më tepër i ngjetë një territori multietnik poashtu me sovranitet multietnik sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në këtë prizëm ishte edhe paraqitja e fundit e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit në mbledhjen e Këshillit të Stabilizim-Asocimit në Bruksel me fusnotë, KOSOVO* e jo me emrin kushtetues Republika e Kosovës! Na mbetët të presim përfundimin e dialogut me Serbinë, për ta nxjerrur konkludimin përfundimtar të shtetit të Kosovës; Republika e Hashimit, Republika me Zajednicën e Isës plus apo Republika e tretë e Albin Kurtit?!

Nëse Albin Kurti arrinë që ta përmbyllë dialogun me Serbinë pa Asociacion të komunave serbe, do të hyjë në histori si lideri më i suksesshëm i shqiptarëve në shekullin 21, në të kundërtën rrezikon të përfundojë karrierën politike pa e lënë gjurmë pozitive në politik-bërjen kosovare të këtyre 3 dekadave të fundit.

10.12.2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok