26/12/2024

Reportazh kushtuar krijueses dhe studiueses të botës shqiptare – Migena Arllatit

0
Migena_Arllati2

“E vetmja forcë që me bëri të eci përpara, ishte dhe mbetet puna dhe vetëm puna …”

Nga Hasan Hasanramaj

Edhe rruga e gjatë prej mijëra kilometrash fillon me hapat e parë. Ky proverb i vjetër jo rrallë i vjen në mendjen e Migena Arllatit, protagonistes të reportazhit tonë, jeta e së cilës vërtetë do të zhvendosej kilometra e kilometra larg vendit të origjinës. E lindur në qytetin e Elbasanit, në qytetin e Kristoforidhit e Xhuvanit, të shkollës Normales e “Isuf Myzyrit”, ajo si pavetëdije  barte në vetvete dëshirën për të qenë një tjetër “gur” në murin e Kalasë së madhe elbasanase.  Në vitin 1993 Mikena fejohen dhe martohet në Gjakovë. Për shkak të pasigurisë politike, nusja gjakovare detyrohej të rrinte e mbyllur në shtëpi, meqë ishte shtetase e Republikës së Shqipërisë dhe qëndronte në Gjakovë ilegalisht. Kjo poete e vyeshëm  ishte e vetëdijshme se vetëm duke u sfiduar me jetën, ndërtohet jeta, vetëm duke u përballë me valët e jetës, u shpëtoi  vërshimeve dhe stuhive të saj,  kudo që ndodhet. Kjo shkrimtare, intelektuale dhe  aktiviste e vyeshme ndihet krenare çdo kund ku ishte dhe ku është edhe sot e cila ka ditur dhe dinë edhe sot ta festoj fitoret, por edhe e pikëlluar kur atdheun ishte në krizë. Në të dyja rastet është bijë e atdheut e cila me dije dhe djersë në momentet me të vështira ka ditur dhe dinë edhe sot të tejkalon vështirësitë, e kjo i ka ndihmua që sot të ndihet më e qetë dhe të dalë  fitimtare në çdo drejtim ku ajo hynë. Nuk e kishte menduar asnjëherë se do të punonte në një radiostacion, por ja që rastësia nuk konsiderohet kot si mbret i botës. Radio Amadeus, e hapur menjëherë muajve të parë të pasluftës, do të kthehej në një parajsë për të. Entuziazmi që merrte nga puna në radio, dëshira për t’iu dhënë dëgjuesve më të mirën, bashkëbisedimet e këndshme në mikrofon, njohuritë e shumta dhe gjuha tepër e rrjedhshme, e bënë atë të famshme brenda një kohe të shkurtër. Shumë pak prej qytetarëve e njihnin atë fizikisht, por ama zërin e saj, emrin e saj, s’kishte njeri që të mos e simpatizonte. Pas disa vitesh në  bisedën që e zhvilluam me te – na tha në mes tjerash së filloi të bashkëpunojë me Kosova Live, agjencinë e lajmeve në internet.

Kjo shkrimtare dhe poete e vyeshëm  duke u sfiduar me jetën, ndërtoi jetën, duke u përballë me valët e jetës, u shpëtoi  vërshimeve dhe stuhive …

Disa vite më pas, e  gjeti veten në gazetën e sa po hapur shpërndante lajm ekskluzive, si korrespondente nga Gjakova e tjera. Ne këtë periudhë  Migena punoi me shumë përkushtim në media të ndryshme: në radio, gazeta dhe në televizionin lokal “Syri Vizion” , duke u kthyer në shembull të mirë për gazetarinë televizive. Nuk i munguan as shpërblimet dhe nderimet. Në vitin 2003, gjatë kohës sa punonte në Radio Amadeus, organizata amerikane “Irex “ Migenes së vyeshme ia  dha vendin e dytë në konkursin mbarë kosovar për trajtimin gazetaresk të problemeve të femrës në Kosovën në periudhën e pasluftës. Në vitin 2006, Qendra Mediale “Dukagjini” për të vyeshmen Migena Arllati  ndau çmimin e parë për prezantimin me efikasitet në shkrimet gazetareske të vështirësive me të cilat përballet gruaja shqiptare.

Kjo shkrimtare, intelektuale dhe  aktiviste e vyeshme ndihet krenare çdo kund ku ishte edhe sot ta festoj fitoret, por edhe e pikëlluar kur atdheun ishte në krizë …

Por impenjimet në gazetari, sa vinin e rriteshin çdo ditë. Për të, angazhimet familjare dhe profesionale u bënë një barrë gjithnjë e më e rëndë, meqë prej saj pritej dhe kërkohej shumë.  “Është e vështirë të jesh njëkohësisht grua, nënë, amvisë, nuse, kunatë, motër, bijë dhe gazetare po ashtu. Pas dhjetë vjetësh punë intensive pa orar, në terren, nën presionin e kohës dhe shpeshherë të individëve të caktuar, kjo petore e vyeshme kuptoi se është lodhur duke punuar në profesionin gazetarisë. Në një moment e vejti se kishte ardhur momenti të vija pikën në karrierën gazetareske dhe se ato dhjetë vjet, me gjithë stërmundimin dhe lodhjen e tepërt, i kisha përjetuar në maksimum”, na tregon Migena për çastin e vendosjes të kthesës në jetën e saj profesionale. Zemra i rrihte atje, te arsimi, për të cilin kishte studiuar dhe investuar vite të tëra nga rinia e saj. Sot e kësaj dite, duke qenë një arsimtar dhe profesorësh shumë komunikuese me nxënësit dhe studentet,  Migena  Arllati  është shumë e lumtur që mund t’i vijë në ndihmë edukimit, mësimit dhe orientimit të brezave të rinj. Duke punuar prej vitesh në arsim”, ajo thotë se tek mësimdhënia gjen shumëçka por jo gjithçka, pasi letërsia për të nuk është thjesht lënda të cilën ligjëron, por edhe fusha e artit në të cilin krijon. Ngurrimit të gjatë për të botuar, do t’i vinte fundi në vitin 2012, kur poetja do të dilte me botimin e parë të vëllimit me poezi “Mendime në kornizë”. Po atë vit, ajo boton monografinë “Lindur për t’u bërë mjek”, kushtuar dr. primarius Rifat Lila. Sot e kësaj dite, duke qenë një arsimtar dhe profesorësh shumë komunikuese me nxënësit dhe studentet,  Migena  Arllati shprehet  se  është shumë e lumtur që mund t’i vijë në ndihmë edukimit, mësimit dhe orientimit të brezave të rinj.

Migena  Arllati   është e lumtur që arriti t’i vijë në ndihmë edukimit, mësimit dhe orientimit të brezave të rinj

Kështu autorja më në fund vendosi të hyjë bujshëm në botën e botimeve, pasi në botën e shkrimeve ajo kishte më se dy dekada që ishte e pranishme. Kritika vlerësoi lart stilin e autores. Gjuha, ndërtimi sintaksor i fjalive, qartësia, e pse jo edhe forma dhe stili i shtrirë e artistik i përdorur nga ajo, përkojnë, madje edhe dallohen në këtë vepër. Libri monografi u promovua në kuadër të njëqind vjetorit të Shqipërisë, ndërsa botimi poetik u promovua në Mitingun e 49-të të Poezisë në Gjakovë. Mes dhjetëra e dhjetëra poetëve pjesëmarrës, Mitingu i poezisë në Gjakovë shkrimtarja Migena Arllati e nderoi me çmimin “Yllka Domi” si poetja më e mirë e këtij Mitingu. Kjo ishte surpriza më e bukur për poeten, pasi ajo, me thjeshtësinë që e karakterizon, asnjëherë s’kishte pasur ambicie për çmime e nderime në këtë lëmi. Një fushë me shumë interes për Migenen janë studimet gjuhësore, pasi në këtë sferë ajo ka mbrojtur titullin “magjistër”. Migena është shumë aktive me punime e  prezantime nëpër Konferenca albanologjike në botën shqiptare dhe diasporë. Ajo po ashtu është anëtare e Institutit pan shqiptar të studiuesve të gjuhës shqipe Alb – Shkenca me seli në Tiranë, në Prishtinë e në Shkup e vende të tjera. Migena në vazhdim të reportazhit tonë – na tha se : “Brenda gjuhësisë dhe letërsisë shqipe gjendet një oqean i tërë të cilin një studiues dhe krijues i mirë duhet ta eksplorojë dhe pushtojë. Ajo sot, pas me shumë se dy dekadave qëndrimi në Gjakovë ajo është tejet e afirmuar. Mbron qëndrimet e saja në jetë, ku për te e vetmja forcë që bën të jesh përpara,  është puna dhe vetëm puna. Dhe teksa e falënderojmë për kohën e gjatë që i morën në realizimin e këtij reportazhi, Migena shprehet:  “Unë jam kjo që jam falë familjes sime: prindërve dhe katër fëmijëve.  Ata janë oksigjeni dhe frymëmarrja e jetës sime”, përfundon Migena Arllati në intervistën që zhvilluam me te.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok