26/12/2024

Reflektim mbi filmin “Kodi i Nderit”!

0
Nikoleta_Kovaci1

Nga Nikoleta Kovaçi

Ata qe e kane pa dhe e mbajne mend, besoj se e kuptojne qellimin! Te tjeret uroj ta shohin e rishohin! Ne thelb asht nderi i nje koloneli Marins qe tradhetohet nga Keshilli i Sigurise, ambasadori i SHBA ne Jemen, bashkeluftetaret e tij dhe nje deshmitar, mjek ne spitalin e Jemenit, ky i fundit i pabindun ne rekrutimin e tij nga Keshilli i Sigurimit!

Koloneli Terry Çilders, qe luhet nga nje prej aktorëve ma te mire ne bote, Samuel Jakson, shkon ne nje mision evakuimi ne Jemen! Ne fokus ishte evakiuimi i stafit te ambasades amerikane atje ne nje sulm te armatosun te vendasve! Çilders vjen nga ajri dhe ne momentin qe zbret mbi ambasade, te sheshi perpara saj hapet zjarr nga turma! I vriten dy kolege dhe i plagoset nje i trete! I zene ne kurth ai jep urdhen per hapje zjarri nbi njerzit e armatosun! U tha se u vrane 83 dhe u plagosen dhjetera te tjere! Mbi ambasade gjendej nje flamur i madh amerikan! Turma e armatosun shtiu mbi te derisa flamuri erdhi e ra i copetuem aty ku po tentohej marrja e ambasadorit me gruan dhe djalin e tyne te mitur! Flamuri u mor nga ambasadori dhe bashke me nje kasete, te nje prej kamerave te vetme qe kishte shpetue pa u thye nga plumbat e rebeleve u sollen ne Departamentin e Shtetit! Kaseta kishte pamjen e plote te sheshit me njerez te armatosun qe qellonin mbi grupin e Marinsave!

Nga ketu nis edhe kurthi i madh ndaj kolonelit Marins! Per te dal faqebardhë nga ajo histori kerkohet te çohet ne gjyq Çilders! Keshilltari i sigurise, qe posedonte kaseten dhe flamurin vendos te zhduk provat dhe per te ruajt nderin e qeverise amerikane kerkon denimin deri dhe me vdekje te Marinsit! Akuza; vrasje te njerzve të pafajshem!

Keshilltari therret ambasadorin dhe e kercenon se nese do ta mbronte Kolonelin pergjegjesi do te binte mbi te, per pasoje ambasadori fshin nga memoria e tij sjelljen e dy provave ne DASH! Ne gjyq, Çilders do te mbrohej nga nje avokat, ish-marins, mik dhe njohes shume i mire i aftesive te kolonelit! Me nje makineri te tane te shtetit kundra, me nje perfaqesues akuze qe fliste ne emen te nderit te Kombit amerikan, me nje ambasador qe i bie mohit krejt te vertetes qe kishte pa dhe posedu, me luftetare deshmitar qe smbanin mend asgja, gjykata gjendet perballe fakteve dhe kundrafakteve te habitshme!

Avokati kishte shkue ne vendngjarje per te mbledh prova dhe gjeti kameran e pademtuar po bosh! Ishte ai fakti qe permbysi gjithe rrjetin anti-Marine qe vinte e derigjueme nga Keshilltari i sigurise! Ne fund, avokati luan dy guret e vetem qe i kishin mbet; i shkon ne shtepi ambasadorit dhe jashte perballet me gruan e tij e cila i thote se jeten e kishin fale tij por smund ta thoshte ne gjyq! Gurin e fundit e ruan nje dite para vendimit perfundimtar; i shkon ne zyre keshilltarit te sigurise dhe e kercenon: A ke ba prove ndonjehere me tu vu pas nje ish-marins?!

Nga ai gjyq dhe nje tjetër ma vone, Çilders doli i pafajshem per vrasje, nderkohe qe keshilltari i sigurise dhe ambasadori u shpallen fajtor per zhdukje provash dhe fshehje te se vertetes!

Drejtesine e bajne njerzit qe detyren dhe Atdheun i kane nji dhe te shenjte si Zotin qe ata besojne! S’e bajne postet e njerzve mjerane as ata qe marrin valixhe parash krimi per te mbulue te verteta madhore! Ndaj SHBA deshmon shume me keto arritje kinematografike… deshmon se e verteta asht mbi gjithçka dhe smund te varroset qofte nga nje ambasador e as nga ndonje Keshilltar i Sigurise Kombetare!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok