Pyetje për z. Borrell dhe z. Lajçak: Kush krijon precedent për secesion, pavarësia e Kosovës apo ndarja e saj?!
Nga Enver Bytyçi
Nëse vëmë re qëndrimin e Borrell, Lajçak e të tjerë të interesuar e angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi, duket qartë se këta duan një zgjidhje konflikti në favor të Serbisë. Duan ta kafshojnë Kosovën, mundësisht në territor. Por së paku me anën e një asociacioni që në veri të vendit shpall si mbret Radojçiqin, njeriun më të dashur të Aleksandër Vuçiq në këtë pjesë të vendit.
Duke konstatuar këtë fakt, më duhet të them se mos-njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Spanjës, Sllovakisë dhe tri vendeve të tjera nuk vjen për shkak të precedentit të separatizmit në këto vende, siç ato pretendojnë. Vjen për shkaqe historike dhe aleancash pro-serbe e për pasojë edhe pro-ruse. Vjen, sepse rrënjët e propagandës dhe të aferave tjera me diplomatët e politikanët e këtyre vendeve janë të thella. Vjen, sepse Franca është pas tyre. Vjen edhe për shkak se SHBA, Gjermania e Britania e Madhe nuk duan të bëjnë presion ndaj këtyre pesë vendeve mos-njohëse!
Pse arrij në këto arsyetime? Sepse, kur Borrell, Lajçak e të tjerë diplomatë në Evropë e SHBA duan ndarjen e Kosovës me apo pa Zajednicë, në fakt ndarja e saj shkakton precedentin në këto vende mos-njohëse e mos-mirënjohëse për Kosovën. Pse ndodh kjo? Po ja! Ia arritën që ta ndajnë territorin e Kosovës! Pjesa më e vogël në sipërfaqe, por më e pasura e vendit, do t’i shkojë Serbisë. Pjesa tjetër ose të qëndronte në opsionin e pavarësisë, ose do të bashkohej me Shqipërinë. Por opsioni i dytë është më reali. Megjithatë, në të dy rastet do shtohej barra për shkak të mungesës së resurseve tokësore.
Politikisht dhe në të drejtën ndërkombëtare në këtë rast do të legjitimohej ndarja e një territori, në një shtet të njohur nga mbi 100 vende të botës, GDP e të cilave përbën mbi 70 përqind të GDP-së së planetit. Nëse do ndahej Kosova do të krijonte precedent për ndarjen e Qipros së Veriut Madje në modelin e Kosovës, e cila i bashkohet pjesërisht Serbisë e pjesërisht Shqipërisë, Qipro e Veriut mund t’i bashkohet Turqisë dhe kjo të konsiderohet legjitime. Nëse ndahet Kosova, atëherë Katalanja dhe baskët, grupe etnike jo – spanjolle këto, kanë të drejtën të kërkojnë bazuar në këtë precedent, që të shkëputen nga sovraniteti shtetëror spanjoll. Kur ndahet një vend me një minoritet serb, i cili përbën vetëm 2-3 përqind të popullsisë së përgjithshme në territorin ndarës, pse të mos ndahet Katalanja dhe baskët, ku jetojnë 25 përqind e popullsisë së shtetit spanjoll! Edhe ndarja e Krimesë nga Ukraina do të motivohej nga ndarja e Kosovës dhe jo nga pavarësia e saj.
Ndarja e Kosovës u jep të njëjtat të drejta edhe pakicave në Rumani dhe në Sllovaki, ndërkohë që ve në lëvizje mekanizma të së drejtës edhe për çështjen çame në Greqi. Nëse ndahet Kosova, pse nuk do të duhej ndarë edhe Bosnja, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe vende e shtete të tjera ku jetojnë pakica shqiptare e jo shqiptare?! Pse nuk duhet ndarë vetë Serbia, ku jetojnë minoritete të shumta kompakte si shqiptarët në Luginën e Preshevës, hungarezët në veri të vendit, apo boshnjakët e muslimanët në perendim të tij?!
Dihet tashmë se pavarësia e Kosovës është produkt i shpërbërjes së Jugosllavisë dhe sidomos produkt i gjenocidit serb kundër shqiptarëve. Sado që këtë shkakun kryesor të shënuar si të dytë ta demantojnë në Beograd, nuk ka asnjë shans që e vërteta të tjetërsohet. Sado që Serbia të thotë se “Kanë bërë krime edhe shqiptarët”, e vërteta është në dritë të diellit. Një dyzinë serbësh të hamendësuar si të vrarë nga shqiptarët nuk barazohen me 14 mijë shqiptarë të pafajshëm të asgjësuar nga Serbia.
Ndërkohë kemi një koncept të ndryshëm në analizën e së drejtës ndërkombëtare lidhur me krimet e luftës. Krimet dhe gjenocidi serb në Kosovë me vrasje, shpërngulje të dhunshme të gati një milion shqiptarëve etj, u kryen sipas një projekti të përcaktuar nga qeveria dhe politika e Beogradit, ku rol të dorës së parë kishin edhe presidenti i sotëm serb, Vuçiq dhe ministri i Jashtëm Daçiq. Ndonjë krim ende i supozuar i shqiptarëve kundër serbëve ishte spontan dhe në shenjë hakmarrjeje për tmerrin që shkaktuan serbët në Kosovë. Nuk ishte i planifikuar dhe projektuar nga asnjë strukturë politike e shtetërore të shqiptarëve.
Nëse pranojmë se gjenocidi serb është arsyeja kryesore e pavarësisë së Kosovës, atëherë Spanja, Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qipro e kanë shumë më të lehtë të pranojnë pavarësinë e Kosovës në kufijtë e saj aktualë, sesa ndarjen e saj. Në fund të fundit janë shkaqet ato që krijojnë situate të reja, në rastin konkret shtetësinë e Kosovës. Genocidi hitlerian kundër hebrejve ishte shkaku themelor i krijimit nga hiçi të shtetit të Izraelit. Ndërsa ndarja e Kosovës nuk mund të motivohet ndryshe, veçse me dëshirën për të realizuar Serbinë e Madhe. Por kjo nuk e bën asnjërin prej këtyre vendeve mos-njohëse të Kosovës një vend të madh. Përkundrazi, ndarja e Kosovës i bën këto vende të përjetojnë të njëjtin precedent, të cilit ato i frikësohen me pavarësimin e Kosovës.
___________
A do ta vizitojë kryeministri Rama veriun e Kosovës?!
Eksponentët e Listës Srpska kanë reaguar me falenderime për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, pasi ky i fundit bëri përgjegjës për krizën dhe zgjidhjen e saj në veri të Kosovës qeverinë e kryeministrit Kurti.
Përveç falenderimeve me superlativa, Lista Srpska ka ftuar shefin e ekzekutivit të Shqipërisë që të shkojë për vizitë në komunat e veriut të Mitrovicës, me qëllim që, siç thonë ata, zoti Rama “Të shohë me sytë e tij se si “persekutohen” serbët në këto komuna me shumicë serbe”!
Në kushtet kur ministria e Jashtme e Kosovës nuk i jep leje presidentit të Serbisë të hyjë në Kosovë, Lista Srpska ka gjetur një mundësi të artë që ta ftojë kryeministrin Rama për të kompensuar mungesën fizike të presidentit Vuçiç në këtë rajon!
___________
Gabriel Partosh, ze i njohur ne BBC, gazetari qe ka deshifruar gjithmone Angline per Ballkanin/
Jo per korrupsion por per politika anti-serbe eshte shpall “non grata” Sali Berisha!
Ja cfare thote gazetari i BBC qe ka qene dhe eshte gjithmone kritik me Sali Berishen:
“Mendoj se nuk e kemi diskutuar kete me heret dhe besoj se eshte nje pike shume e rendesishme. Perse te dy vendet kane marr nje vendim te tille!? Mendoj se arsyeja nuk eshte se z. Berisha eshte apo jo i perfshire ne korrupsion domethenes 10 vite me pare kur ishte Kryeminister. Mendoj se ata e shohin ate si nje force destruktive. Ate qe keto qeveri deshirojne si Britania dhe SHBA eshte stabilitet ne Shqiperi dhe ne mbare Ballkanin Perendimor, sidomos ne nje kohe gjeopolitike te tensionuar me pushtimin e Ukraines nga Rusia, apo influenca ruse dhe mundesisht edhe ajo kineze ne mbare Ballkanin. Pra gjeja e fundit qe ata deshirojne eshte destabiliteti dhe kjo ka qene e lidhur gjithmone me zotin Berisha. Mbeshtetesit e tij sulmuan edhe seline e Partise Demokratike ne Janar, patine e tij, kur … (nuk kuptohet…me gjasa thote:)… u perjashtua, nuk kishte te drejte ta bente nje gje te tille. Ai ka qene kunder iniciatives se “Ballkanit te Hapur” dhe ne menyre qe vazhdueshme ka ndermarre politika anti-serbe”!