10/01/2026

PSE SHQIPTARËT E ÇAMËRISË U SULMUAN PREJ TË GJITHËVE?

0
Fahri-Dahri1

Nga Fahri Dahri

82 vite larg vendlindjes. Në Rajonin e Çamërisë banorët e saj gjatë këtyre 82 viteve, në 33 vite u diskriminuan; u poshtëruan, u morën pasuritë; u varfëruan; u vranë dhe u dëbuan. 45 vite u quajtën të ardhur por të pa dëshiruar; u përbuzën; u akuzuan si njerëz që nuk e deshën komunizmin, njerës të pa besë, u internuan, u shpallën armiq të regjimit, u vendosën në suverjim dhe në heshtje të plot, censurë e egër mbi ata.

U zbatuan porositë armiqësore të Greqisë kundër çamëve.

U quajtën të pa besë, kohët e fundit, zëra të çjerrë Çamërinë e vendosin në raftet: “Zë i humbur” (lost voice), etj. Prej një dekadë ka filluar njohja për të vërtetat e tyre, vlerat e larta njerëzore të çamëve të Çamërisë. Vazhdon sukseshëm sensibilizimi për vlerat e rralla historike, sociale dhe kulturore; po luftohet, po shporren perdet e hekurta që i kanë rënduar afro një shekull të ndërtuara si nga Greqia dhe Byroistët tanë. Shpresojmë që në një apo dy dekada të mbretërojë vendosja e së vërtetës dhe çamët të jetojnë të qetë në vendin e tyre. Nuk shterojmë kërkesat deri në plotësimin e të drejtave tona. Është dëshmuar qëndresa ndaj sulmeve të shumta. I kemi përballuar agresionet e të ligjve që janë përpjekur për të përvehtësuar historinë tonë të mbushur me vlera të larta njerëzore. Fisi ynë ka mbijetuar dhe ja ku jemi!.

Veçoritë dalluese nga popujt e tjerë i gjejmë të banorët e rajonit të Çamërisë edhe lidhur me konvertimin e besimit fetar.

Historianët duhet të ndalen për të analizuar fenomenin shqiptar ku një pjesë e mirë e shqiptarëve të besimit ortodoks, në trojet e tyre autoktonë, por në administrimin e shteteve të huaj, janë asimiluar. Ndërsa shqiptarët e besimit islam, në po ato troje, nuk u asimiluan.

Këtu kuptohet qartë intensiteti veprues i kishës ortodokse greko- serbe për të ndikuar rëndshëm në konvertimin e identitetit të shqiptarëve.

Nëse shqyrtojmë fenomenin në rajonin e Çamërisë, është rrjedhojë se kisha ortodokse greke e kërkoi konvertimin nga paganizmi e katoliçizmi ekzistues me ndëshkime të rënda (me zjarr dhe hekur) për t’u konvertuar në ortodokës dhe jo në fenë islame. Kryengritja e vitit 1611, flet qartë. Dionis Filozofi, me bashkë përkrahësit e tij, ishte vrasës dhe dhunues i banorëve të rajonit tonë, për të pranuar besimin e ortodoksisë. Me qindra banorë në Çamëri u vranë, disa u dogjën ne turrat e druve pasi nuk pranuan konvertimin në besimin ortodoks grek. Apo prifti i kishës greke, i ashtuuquajturi “shën Kozmai” i kohës së Ali pashë Tepelenës, i cili mallkonte gjuhën shqipe dhe propagandonte të flitej gjuha e kishës greke dhe jo gjuha shqipe. Ishte meritë e Fan Nolit i cili e ndau kishën ortodokse shqiptare nga ajo greke. Arriti të krijohej Kisha Autoqefale Shqiptare, të cilën e gëzojmë edhe sot.

Ishte përdorimi i dhunës së udhëheqësve të kishës greke, që në vënd të përhapte ortodoksinë me mjete e metoda njerëzore për konvertim, përdori vrasjet, djegjet, gjë që krijoi frikë dhe mos besim në atë besim fetar.

Kjo është një përmbledhje e shpejt dhe e shkurtër pse shqiptarët e Çamërisë janë veçuar dhe sulmuar nga kisha dhe shteti grek.

Fahri Dahri. Tiranë 09/01/2026

Comments (0)

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

YouTube
YouTube
Tiktok