15/11/2024

Pse politikanët nuk e duan bashkimin e Mitrovicës!?

0

Shkruan: Florim Zeqa

Të nderuar liderë shtetërorë dhe partiak, të zgjedhur të popullit, të dashur deputet të Kuvendit të Republikës së Kosovës, tani është momentumi më i përshtatshëm kohor për bashkimin e qytetit të Mitrovicës dhe pjesës veriore në përgjithësi. Leni ndarjet dhe pikëpamjet ideologjike, leni akuzat ndaj njëri-tjetrit, mos u merrni me gabimet e të tjerëve, por merruni me riparimet e dëmëve, në të kundërtën, nesër edhe ju mund të akuzoheni për mosveprimet e duhura në çastin më të përshtatshëm historik nëpër të cilin po kalon Kosova. Andaj, pa humbur kohë bashkojeni Mitrovicën si parakusht për integrimin e pjesës veriore.

Liderët partiak iu gëzuan lirimit të Radojqiqit

Me këta rreshta e përfundova shkrimin e datës 05.10.2023, drejtuar liderëve shtetëror dhe partiak, si dhe deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në ditën kur mbahej Seanca e Kuvendit.

Nuk prisja përgjigje nga lidershipi shtetëror dhe partiak, por kam pritur reflektim të deputetëve për trajtimin e kësaj teme në Parlament. Kam pritur që kjo letër e hapur të lexohej nga ndonjëri prej deputetëve, jo për t’më nderuar mua, por për ta nderuar veten dhe parlamentarët (të zgjedhurit e popullit) në përgjithësi. Ngase nuk ka qytetar të këtij vendi i cili nuk e dëshiron bashkimin e Mitrovicës me përjashtim të ortakëve dhe bashkëpunëtorëve të Millan Radojqiqit dhe Aleksandër Vuqiqit.

Arsyeja pse liderët shtetërorë e partiakë dhe shumica e politikanëve nuk e duan bashkimin e Mitrovicës janë lidhjet kriminale me oligarkët në veri të vendit.

Argumenti shtesë për këtë që e themë është shënjestrimi i shkëlqyeshëm i Millan Radojqiqit i shfaqur me qindra herë në mediat tona, porqë mbeti i paprekur nga shënjestari anonim!

Siq duket, më shumë se vet Vuqiqi, i janë gëzuar shpëtimit dhe lirimit të Radojqiqit një pjesë e liderëve partiakë dhe mafio-oligarkët ekonomik, të cilët ushqehen nga kontrabandimi i produkteve serbe pikërisht nga i njëjti njeri në veri të vendit.

Prandaj, arsyeja kryesore pse nuk u qëllua Radojqiqi pas shënjestrimit, është lidhja e fuqishme e klasës politike në pushtet dhe opozitë me të, pa të cilin nuk do të kishim më përseritje të epizodeve të Bajnska. Për këtë arsye klasës politike nuk i konvenon përfundimi i filmit, por vazhdimi i tij në trajtën e telenoves.

Përseritja e vazhdueshme nga liderët shtetërorë e refrenit për vazhdimin e skenarit të Banjska e vërteton atë që ceka më sipër, se dikujt vërtetë i konvenon vazhdimi i telenoveles kriminale në veri të vendit tonë.

Andaj, sa më shumë flitet nga liderët shtetëror për luftën, aq më të vogla do të jenë mundësitë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin e vendit tonë dhe rajonit në përgjithësi.

Kosovës jo lufta, por nuk i konvenon ta humb asnjë qytetar të vetin, e aq më pak zyrtarë policorë në veriun e vendit. Kosova nuk ka djem për të humbur në veri dhe as nuk ka nevojë për heronjë të rinjë. Mjaft kemi derdhur gjak për lirinë e vendit tonë. Deklaratat e Albin Kurtit se duhet të përgatitemi për agresione të ardhshme të Serbisë, në mënyrë që ato të dështojnë përsëri. Kjo deklaratë luftënxitëse sa e papërgjegjshme politikisht, është edhe kërcënuese për qytetarët e Kosovës.

Qytetarëve të mbetur në Kosovë duhet dhënë shpresa për jetë, garanci dhe siguri në shtetin e tyre e jo paralajmërime për luftë! Qytetarët i duan kushtet elementare për jetë, të sëmurët duan shërim në shtetin e tyre e jo luftë!

Në rrethanat nëpër të cilat po kalon Kosova, një lider i përgjegjshëm assesi nuk do duhej të deklaronte për mediumet e huaja, se Kosova po përgatitet për luftë, por do ta bënte të kundërtën siq e kishte bërë lideri historik Ibrahim Rugova përgjatë viteve të ’90-ta, duke e kërkuar ndihmën e miqve ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë SHBA-ve, aleatit tonë kryesor dhe jetik për ekzistencën e shtetit tonë.

Mafia ushqen partitë, mjelë pushtetin në të dyja nivelet

Nga paslufta e deri në ditët e sotme pothuajse të gjitha partitë, në momentin që marrin pushtetin, qoftë në nivelin qendror apo atë lokal, sillen sikurse pashallarë, si shefa dhe sundues të këtij populli duke iu përafruar edhe diktatorëve më të urryer të shekullit XX.

Si të tillë duan të mbeten përgjithmonë në pushtet. Në pushtet apo opozitë, që 24 vite i kemi të njëjtat figura në skenën politike-pashallarët e shekullit XXI.

Partive politike shqiptare, kur është në pyetje korrupsioni, asnjëherë nuk u bëhen pëngesë vijat programore, qofshin ato të kaltra, jeshile apo të kuqe. Pra kur është në pyetje korrupsioni dhe krimi i organizuar s’ka “semafor” që i ndalë të bëhen bashk për të “mirën” e qytetarëve.

Pushteti i ëmbël i bënë të shkrihen shpejt “bakllavat e ngrira”, i bënë të dashurohen aq shumë në njëri-tjetrin, saqë nuk pyesin për qërshitë e “lagura”, i harrojnë të gjitha “vijat e kuqe”, programet, konceptet ideologjike premtimet elektorale, duke e harruar edhe elektoratin e përçarë paturpërisht gjatë fushatave zgjedhore.

Në anën tjetër, mafio-oligarkët ekonomik, përveqse i bashkon financimi i partive politike, të përbashkët e kanë edhe importimin e mallrave, kryesisht nga Serbia, ku kjo e fundit përmes mafio-oligarkëve të vet ekonomik në bashkëpunim me politikanët e shantazhuar dhe mafio-oligarkët shqipfolës nga Kosova, përveqse dominon me produktet e veta në tregun kosovar, e kontrollon shtetin tonë edhe në aspektin politik.

Në fund, e ndjejë për obligim t’i themë edhe dy-tre fjalë. Unë shkrimet nuk i bëjë për vete, por i bëjë për lexuesit dhe për sensibilizimin e opinionit të gjërë, i bëjë për ndërgjegjësimin e politikanëve të fjetur në luksin përrallor të pushtetit apo të atyre në opozitë që luksin ua solli pushteti, që mos ta marrin në qafë një popullatë të tërë për interesa meskine personale e klanore.

Sa më shumë flitet e shkruhet për luftën e tradhtinë, urrejtjen dhe xhelozinë, për vrasjet dhe hakmarrjet, jo vetëm që nuk do të bëhemi unik asnjëherë, do të katandisemi akoma më keq në humnerën e popujve më të pacivilizuar. Aq më shumë që ju gëzohemi sukseseve të njëri-tjetrit aq të respektuar do të jemi nga të tjerët.

Florim Zeqa

09.10.2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok