23/12/2024

PSE PERSON NON GRATA SALI BERISHA?

0
Sali-Berisha

Nga Dedë Preqi

Sali Berisha, njeriu i cili i shërbeu politikës së vendit të vet më shumë se 30 vite, dhe ishte ndër të parët që e dha kontributin e tij për të ndërtuar thëmelet e para të demokracisë në Shqipëri, pas shembjes së diktaturës moniste në këtë vend.

Këto ditë sekretari i shtetit të Amerikës, z.Antoni Blinken, si në befasi shpalli ish kryeministrin dhe ish presidentin e Shqipërisë, dr. Sali Berishën, bashkë me familjen e tij si përsona « non grata » në SHBA, duke  i cilësuar për akte korruptive në shtetin shqiptarë.

Shqiptarët i besojnë Amerikës dhe njerëzve të saj, e gjithë çka është e veçantë, miqësia në mes këtyre dy popujve është e kahershme, duke i falenderuar popullit amerikan, i cili ka treguar gadishmëri dhe respekt gjithmonë për ta ndihmuar popullin shqiptarë në çdo aspekt, duke filluar që nga presidenti Vilson dhe deri në ditët e sotme.

Mirëpo, qëndrimi që ka marrë sekretari i shtetit z.Blinken, ndaj dr. Sali Berisha, me bindjen se ndihmon të shpjegohet një sinqeritet ndaj shqiptarëve, në anën tjetër bëhët fjalë për një protagonist i njohur kudo në trojet shqiptare, si një demokrat i shquar dhe atdhetar i denjë i kombit, duke bartur edhe pozitat më të larta shtetërore në Shqipri, të cilit ia ka besuar populli i këtij vendi.

Dr. Sali Berisha, ishte ndër politikanët e parë të shtetit shqiptarë, që e kundërshtoi ndryshimin dhe shkëmbimin e teritorëve në mes Kosovës dhe Serbisë, i cili haptas i kundërshtoi edhe autorët e këtyre ideve të rrezikshme, që do e destabilizonin rajon dhe tërë Ballkanin.

Nuk ka asgjë që ndodh aksidentalisht, sëcili prej nesh është një kombinim i veçantë dhe me një qëllim të caktuar, por ju letem  z. Blinken, mos lejoni që t’ju thonë se kjo është e vërtetë dhe ky qëllim është vetëm një iluzion i ndërtuar gabimisht, për një njeri që nuk e meriton një dënim të tillë, dhe ju mundeni ta nxjerrni të vërtetën në shesh përmes argumenteve të qarta dhe bindëse…

Eh,sikur zotëri Blinken, ta kishte shpallur dikënd tjetër, apo z.Edi Rama, si njeri i « denjë » i korrupsionit dhe nepotizmit në Shqipri, me siguri se do e besonte edhe gjysma e botës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok