21/12/2024

PSE NUK FLITET PËR VIZITA ZYRTARE NË FSHATRAT E ÇAMËRISË?

0
Fahri-Dahri

Nga Fahri Dahri

Është shumë e vlefshme që të vlerësohet gjuha dhe tradita e arbëreshëve. Pa mëdyshje është një veprim tepër atdhetar, madje ligjor, Kushtetues. Vlerësimi i të folurës, i traditave dhe zakoneve të Arbërisë së mesjetës, që ruhet me dashuri dhe pëgjegjësi nga arbëreshët, vlen si një thesar tepër i çmuar nga ku ne mësojmë historinë tonë. Dhe marëdhëniet e arbëreshëve me  vazhdimësinë e tyre, pasardhësit e Dheut të të parëve është një mrekulli hyjnore.

Qëllimi i komentit tim, lidhur me vizitat e zyrtarëve të lartë të shtetit tonë, është tek sjellja e drejtuesave të shtetit shqiptar (jo vetëm e këtyre të sotëm) të cilëve nuk u ka shkuar ndërnend të marrin rrugën edhe për të vizituar “Vilajetin e Janinës” (mora rrugën për Janinë..!). Në rajonin, që tashmë e kanë dëgjuar të gjithë,  ka qenë plot me banorë që flisnin gjuhën e Buzukut. Si nuk mori guximin ndonjë zyrtar i shtetit shqiptar (as ndonjë ambasador i Shqipërisë në Greqi) të vizitonte ndonjë fshat, lagje apo shtëpi çame në Artë, Prevezë, apo Pargë, Margëllëç, Gumenicë, Paramëthi dhe Filat? Të uleshin këmbëkryq dhe të dëgjonin hallet e tyre. Hallemëdhenjtë çamë, rezidentë në shtëpitë dhe trojet e tyre autoktone, presin të flasin me gluhën buzukjane, me ndonjë zyrtar të shtetit Amë (më falni nuk po përmend SHPAÇ). E theksoj me gluhën e vjetër shqipe (Buzukut) se çamët e kanë 100% të pastër, nuk ka interferime të gjuhës greke. Është e saktë se në banorët (çamë të moshave mbi 70 vjeçë) flitet dialekti i shqipes së vjetër, i konservuar dhe që buron në vijë të drejtë nga pellazgjikja (këtë e them me bindje, sepse i kam takuar dhe kam ligjëruar me ata shumë mirë e bukur me gluhën time, çamçe). Ndërsa arbëreshët, po ashtu dhe arvanitasit, vërtet e ruajnë atë të folur, dhe kjo një meritë tepër e çmuar, por më të plotë, më të  qartë atë, aktualisht e gjejmë tek e folura e banorëve  të moshuar  në fshatrat e qyteteve të Çamërisë që përmënda më sipër.

Zotërinj! Nuk është mirë të mohosh, apo të mos bëhen përpjekje për t’u qëndruar sa më afër kombasve tanë. Nuk duhet as të ndruhemi dhe as të kemi frikë. Jo se jemi “trima”, por është detyrim ligjor ndërkombëtar të interesohemi për pakicat tona kombëtare kudo që janë. Nëse ka pengesa, dhe dihet që ka shumë pengesa, deri edhe tek “vetoja” europiane nëse përmendet Çamëria, atëhere duhet klrkuar me fircë dhe me ndërhurjen e BE-së që të dy palët të ulen “këmbëkryq” dhe në bazë të ligjeve ndërkombëtare (as më shumë dhe as më pak), të fillojnë ti diskutojnë, ti gjykojnë dhe me drejtësi e urtësi ti zgjidhin. Problemi që po shtrohet nuk është për “shou”, as mos të merret seriozidht siç është marrë zvarë si deri sot. Jo . Nuk shkon: u bë kjo dhe ajo marrëveshje, ky apo ai negocim e plot llafallogji të tilla. Të kuptohet nga kushdo: lart-poshtë; majtas-djathtas; para-mbrapa se nga përvoja historike mësohet: Problemi i rajonit të Çamërisë dhe ndëshkim i gjenocidit grek ndaj çamëve është dhe mbetet i gjallë. Askush nuk bën mirë të përpiqet t’i anashkalojë. Duhet detyrimisht që të dy palët shtetërore të ndalen seriozisht për ti dhënë zgjidhje. Vetëm kështu do të krijohen vërtet marrëdhënie të shëndosha mes dy vendeve tona. Vizitat e ndërsjellta zyrtare, do të mbeten vetëm në rangun e “shou-t” duke i cilësuar “marrëdhënie të shëndosha”, të “shkëlqyera” etj.  Mos të “tradhëtojmë”, gënjejmë vet veten me të pa vërteta.

Shpresojmë në mirëkuptimin e kujtdo. Respekte.

Studjues i trevës së Çamërisë Fahri Dahri. Korrik 2022.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok