21/12/2024

Pse Kurti, Osmani dhe asnjë lider shqiptar nuk krahasohen me Milosheviçin?

0
Enver-Bytyci1

Nga Enver Bytyçi

Sepse serbët në Kosovë jetojnë në një territor kompakt të përcaktuar e vendosur nga vetë Serbia dhe ish-Jugosllavia. Ata nuk jetojnë në një territor të pushtuar prej shqiptarëve, sicc ishte Kosova deri në vitin 1999.

Sepse qeveria dhe institucionet e Kosovës u kanë dhënë serbëve të drejta të vecanta, unike në historinë e shteteve dhe kombeve të tjera në Europë e në botë. Dhe se këto të drejta nuk u janë cënuar në asnjë rast e për asnjë moment. Nuk kanë suspenduar institucionet e Kosovës asnjë të drejtë kushtetuese për serbët, sicc ka bërë Milosheviçi me shqiptarët!

Sepse serbëve nuk u është mbyllur asnjë shkollë, nuk u është ndërprerë asnjë e drejtë për studime, nuk është dhunuar asnjë student e nxënës shkolle. Nuk është helmuar asnjë prej tyre. Nuk u është mbyllur asnjë qendër shëndetësore. Të gjitha këto kanë ndodhur vetëm në një epokë, atë të diktatorit Milosheviç.

Sepse asnjë serb në Kosovë nuk është larguar dhunshëm nga vendi i tij i punës, siç ndodhi në verën e vitit 1990, kur 114 mijë shqiptarë u hoqën njëherësh nga puna dhe mbetën rrugëve.

Sepse asnjë serb i Kosovës nuk i ka shkuar në arkivol familjes me detyrimin për të mos e hapur arkivolin, siç ka ndodhur me ushtarët e vrarë shqiptarë në kohën e Milosheviçit!

Sepse asnjë e drejtë e përdorimit të gjuhës, të besimit dhe shprehjes së lirë nuk i është mohuar pakicës serbe, siç ndodhi me shqiptarët nën sundimin e Milosheviçit. Sepse asnjë serb i pafajshëm nuk është dënuar. Madje shumë të fajshëm e madje kriminelë lufte vazhdojnë të shetisin të lirë në territorin e Kosovës e gjetkë, në emër po ashtu të lirisë!

Sepse serbët në Kosovë nuk janë të izoluar nga Serbia, siç ishin shqiptarët në Kosovë të izoluar në raport me Shqipërinë në periudhën e sundimit të diktatorit Milosheviç. Serbët në Kosovë i ruajnë dhe i mbajnë të gjitha lidhjet me Serbinë, pa asnjë pengesë e madje ushtrojnë edhe “lirinë” e futjes së armëve përmes kufirit për t’i fshehur në kishat serbe.

Sepse serbët kanë një autonomi deri në bllokimin e vendimmarrjes nga ana e shumicës, gjë që as që mendohej në periudhën e satrapit Milosheviç.

Sepse Miloshevicci hartoi projekte për spastrimin etnik përmes asgjësimit fizik të shqiptarëve dhe shqiptarët nga ana e tyre kurrë, në asnjë moment të historisë, nuk e kanë hartuar asnjë program për asgjësimin, dëbimin ose vrasjen dhe zhdukjen fizike të serbëve.

Sepse……

Prandaj gabove shumë zoti Muhaxheri, që për nga mbiemri duket se edhe vetë ti je viktimë e dhunës së Serbisë! Dhe gabojnë të gjithë ata që thonë se “Kosova (Kurti) kërkon gjak”!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok