13/07/2024

Pse gjithë ky mllef i papërmbajtur i pushtetarëve ndaj gazetarëve?

0

Nga Prof. Blerim Latifi

Fort e lehtë për t’u kuptu: aktualisht gazetarët janë opozita e vetme faktike ndaj qeverisë. Ajo që quhet “opozitë zyrtare” veç emrin e ka të tillë. Është e pagjak, nuk ka kauzë që do mblidhte të pakënaqurit dhe as folës publikë, që do t’ia mbushnin mendjen dikujt. Me një opozitë të tillë, Kurti qetësisht mund ta pres mandatin tjetër.

Një shkak tjetër i mllefit të papërmbajtur të pushtetarëve ndaj gazetarëve është se Vetëvendosje është ngritur mbi një tregim të madh populist, i cili, nga logjika e tij, kërkon hegjemoni në debatin publik. Një hegjemoni e tillë është intolerante ndaj tregimeve alternative mbi shoqninë e politikën. Në pamundësi për ta vendosur hegjemoninë me masa policore, zgjidhen mjete të tjera delegjitimuese, si bullizimi digjital, etiketimi si argatë të Serbisë, e gjëra të ngjashme.

Si do t’i vejë halli kësaj beteje?

Parimisht, në kushtet e shteteve demokratike, pushteti nuk mund të dalë i fituar nga përplasja me gazetarët, veç nëse vendosë t’i blej ata. Por blerja e mediave ka një kusht: pushteti duhet paraprakisht të korruptohet. Dhe një kosto: degradimi i demokracisë.

Ky skenar ka ndodhur gjithandej rajonit

A mund të ndodhë edhe në Kosovë? Mbetet të shihet. Shumë gjëra varen nga një dinamikë tjetër, e cila rëndom zhvillohet larg syve të publikut: dinamika e raporteve të pushtetit politik me pushtetin ekonomik. Sepse, siç na e kujton Viktor Hygo tek romani i tij madhështor ” Të mjerët”, dridhjet politike vijnë nga brendia gjeologjike e politikës, e cila quhet ekonomi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok