14/10/2024

PSE DHUNA NDAJ GRUAS ËSHTË AQ PRANISHME NË MESIN TONË

0

Nga Dedë Preqi

Edhe rasti i fundit  këto ditë do të jepte shembullin më të keq e më të ulët të nivelit njerëzor në shoqërinë tonë, kur Marigonen e lëndojnë për vdekje dhe pastaj autorët e krimit lënë në spital dhe ikin, sikur ta kishte goditur rrufeja, duke e lënë në një gjendje të tillë një vajzë të re, e cila kishte vetëm 18 pranvera.

Kemi mjaftë përvoja të hidhura nga abuzimet e femres shqiptare dhe dhuna e shkakëtuar ndaj tyre  gjatë luftës së fundit nga paramilitarët dhe ushtarët serb, por kjo çë ndodh sot është diçka absurde, sepse ndaj femrës tonë shqiptare po bëhëmi na vetë autor të dhunimeve e vrasjeve të tyre, kjo është e rëndë e ndjeshme dhe shumë e dhimbshme për qenjën tonë njerëzore, por edhe kombëtare.

Civilizimi i ynë njerëzor nga duhet të filloj, nga duhet të arrijë që t’a kuptojmë ndryshe jetën, dhe jo,  duke ia mohuar njëri-tjetrit të drejtat e veta dhe në këtë formë të dhunshme, duke ia mohuar edhe jetën, apo femra e jonë shqiptare deri kur të mbetët viktimë dhe vetëm objekt i shfrytëzimit të epsheve, që në një mënyrë biologjike këtë lloj jete e kanë dhe e bëjnë edhe kafshët.

Nuk është më mirë gjendja as në Shqipri, malltretimet dhe dhuna ndaj gruas shqiptare dhe ndaj familjes  arrinë kulmin më të çmendur njerëzor, thuase nuk ekzistojnë ligjet mbi të drejtat dhe mbrojtjen e njeriut, thuase një ligj i tillë në shtetin demokratik figuron vetëm në letër dhe në vepër bluhet dhe gatuhet diçka tjetër, duke dhënë kulturës dhe traditave tona një pasqyrë të zhlyer e të thyer, që ndoshta as para qindra vitëve nuk do ta kishte një fytyrë të tillë.

Dhuna ndaj femres është bërë shprehi në vendin tonë, sikur nuk ka të ndalur, ku shumica e grave dhe vajzave të dhunuara vuajnë në heshtje dhe në gjendje të rëndë psiqike, të cilat kanë frikë dhe nuk kanë guxim ti shprehin ndjenjat dhe vuajtjet e tyre që përjetojnë nga bashkëshortët dhe bashkëjetuesit e tyre dhunues.

Edhe pse gjithmonë është i pa mundur pengimi dhunës ndaj gruas dhe në familje prej dhunuesve të ndryshëm, por me paralajmërimin dhe qartësimin e e situatave të tilla, së paku kufinjtë e këtij fenomeni të rëndë shoqëror dhe mjaftë shqetësues në një mënyrë mund të zvogëlohen.

Vetëm në kohën e pasluftës në Kosovë, u shënuan me dhjetra raste të vrasjeve të rënda të femrave në vendin tonë, shumica e tyre nga bashkëshortët dhunues, të cilët përveq malltretimeve që ia bënë gruas, ai pa një pikë mëshire edhe do ta vras në prani të fëmijëve të vet.

U vra Diana Kashtrati nga bashkëshorti i saj, edhe pse e ndjera e kishte paraqitë kërkesën në Gjykatën e Prishtinës, për mbrojtjen e saj nga një rrezik i mundshëm.

Si pasojë e plagëve që ia shkakëtoj bashkëshorti, vdiç Zejnepe Berisha, të cilën e kishte malltretuar dhe rrahur në format më brutale deri në vdekje edhe në prani të fëmjëve të vet.

Bëhët vrasja e Donjeta Pajazitit, nga kushëriri i saj, në lulen më të bukur të rinisë, e cila zhduket dhe mbas 6 viteve gjindet kufoma e saj.

U vra Valbona Ndrecaj, nga bashkëshorti i saj, së bashku me vajzën e vet 9 vjeqare, me çrast ishte paralajmëruar policia e vendit për malltretimet dhe konfliktin që kishte para se me ndodhë ngjarja, që do të thotë se edhe neglizhenca e organeve përkatëse ka një një pjesë të përgjegjësisë.

Poashtu Sevdije Berisha, goditet me sopatë nga bashkëshorti i saj deri në vdekje, me çrast plagoset rëndë edhe  e reja e saj shtatëzënë, e cila tentoj ta parandalonte tragjedinë e vjehrrës së saj.

Vrahet me armë zjarri Armenda Aliu, nga bashkëshorti i saj, të cilët po sa kishin ardhë nga mërgimi.

Nga plagët e rënda që kishte marrë me shufër metalike nga bashkëshorti i saj, vrahet Sabile Mavraqani.

Ky nivel i ulët i shoqërisë tonë ndaj gruas, ndaj vajzave tona, ndaj nënave tona, paraqet një zhgënjim total për t’u çliruar ndonjëherë nga e kaluara shekullore dhe aziatike kur femra ka qenë tërë jetën e shtypur dhe e shrytëzim nga traditat e kohës së mbrapambetur, ajo është shtrydhur si limoni, ajo është shfrytëzuar vetëm për të shfryer epshet, për të bërë fëmijë dhe për të kryer punët shtëpiake dhe të përdoret vetëm si një leckë.

Nëse në një marrëdhënie bashkëshortore bëhët jeta e mërzitshme, apo është diçka e paqartë në mes çiftave, ndihuni të lirë dhe largohuni me njëri tjetrin, por jo edhe përmes armës dhe mjetëve të forta të vritët njeriu apo në këtë mënyrë duke ia marrë jetën për të zgjidhur problemet e jetës.

Pse dhuna ndaj gruas është aq e pranishme në mesin tonë, kjo është një pyetje që ka përgjigje që shkon edhe përtej në orbitë, por një përgjigje e thjeshtë do të ishte edhe një diçka që lidhet me kulturën dhe traditën tonë, jo që kultura dhe tradita e jonë shqiptare kanë lënë trashëgimi të tilla të dhunës ndaj femrave të veta, por huazimet dhe mbeturinat e kulturave të huaja që kanë dominuar me shekuj në vendin tonë, sikur i kanë lënë edhe pasojat e veta, që femra apo gruaja duhet të mbetët e sunduar dhe e derigjuar nga burri.

Prandaj, pesha e gjithë kësaj barre në rend të parë bie te pa fuqia dhe përfillja e ligjit për zgjidhjen e këtyre problemeve, sepse po të zbatohen procedurat ligjore për të drejtat dhe mbrojtjen e tyre nga dhunuesit e tillë, duke i marrë parasysh paralajmërimet  dhe rrethanat për rastet e tilla në organet gjegjëse, masa e këtyre rasteve do të ishte më e ulët, jo vetëm në mesin e shoqërisë tonë, por në çdo shoqëri tjetër njerëzore.

Dhe pesha tjetër i bie shoqërisë tonë njerëzore, në veçanti burrave, të cilët kanë përgjegjësinë më të madhe se çdo kush tjetër ndaj gruas dhe familjes në kuptimin harmonik dhe në marrëdhënie që përforcojnë dhe përvetësojnë jetën, duke e respektuar dhe duruar njëri-tjetrin, poashtu duke krijuar raporte të shëndosha dhe të qëndrueshme brenda një rrethi të ngushtë apo të gjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok