23/11/2024

Protokolli TCP/IP

0

Për bartjen e të dhënave digjitale në çdo rrjeti të ndërtuar së paku nga dy kompjuter dhe një lidhje transmetuese e informatave nevojitet protokollimi i të dhënave. Nëse ky protokollim standardizohet për disa rrjete, atëherë kemi të bëjmë me një sistem të rrjeteve që quhet internet. Sot, c´do transportim (bartje apo shkarkim) i të dhënave nga fletat elektronike, E-Mail, FTP-së ose transportimet nga ndonjë Telenet i largët, zbërthehen në të ashtuquajtura "paketa" dhe protokollohet me protokollin TCP (Transmission Control Protocol) (Protokolli i transmetimeve të kontrolluara). Në këtë protokoll futen të dhënat mbi paketë dhe të dhënat e adresuesit IP (Internet Protocol)(Protokolli i internetit).

Gjatë kërkimit të ndonjë flete elektronike në internet apo postes elektronike E-Mail, ju dërgoni të dhëna në rrjetë. Këto të dhëna zbërthehen në paketa. Paketat në vete kanë të dhënat për adresën se ku duhet të mbërrijnë dhe numrin e radhës në të dhënën e dërguar në rrjetë.

Për arritjen në adresën e saktë, të paketës dhe në radhën e duhur brenda të të dhënës së dërgua në rrjetë, përkujdeset protokolli TPC. TCP-ja përkujdeset që paketat të transportohen në adresë të saktë dhe sipas radhës së duhur. Pasi që të kenë mbërri të gjitha paketat në adresën e dëshiruar mbyllet procesi i transmetimit (bartjes ose shkarkimit).

Sikurse telefonat që në rrjetin telefonikë lajmërohen me një numër të paracaktuar nga qendra, po ashtu edhe çdo llogaritës që kyçet në internet ka një numër të quajtur Adresa IP. Llogaritësit të lidhur në rrjetë quhen Host ose Llogaritës Host. Kështu, kur ju kyçeni me kompjuterin personal në rrjetë, qendra e juaj, ju lajmon aty me një Adresë IP. Keto qendra në terminologjinë e përdorur sot i quajnë Provider. Qendra ka llogaritës Host, në të cilin lajmërohet kompjuteri juaj dhe nga aty merre një Adresë IP statike me të cilën lajmëroheni në llogaritës tjerë. Disa qendra të mëdha kanë funksionet shërbyese që ju mundësojnë klientëve të tyre një lajmërim (Adresën IP) dinamikë. Me këtë shërbim ju mundësohet prezantimi i ndryshëm i Adresës IP të kompjuterit tuaj në rrjetet tjera. Mirëpo lajmërimi juaj në qendër është i njëjti edhe pasi të jeni ri lajmëruar në qendër, porse për rrjetet dhe llogaritësit tjerë në rrjetë, qendra do të prezantojë një Adresë IP tjetër nga ajo para. Për një gjë të tillë klientit i nevojite një program (software) që pranon protokollin TCP/IP. Në sistemin operativ MS Windows p.sh. është nënë regjistrin e Windows dokumenti winsock.dll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok