24/07/2024

Prostati, legjendë shqiptare, luftohet me mashtrime

0

Nga Vladimir Shyti

Sëmundja e prostatit dhe potenca te meshkujt ka një subjektivizëm të rrëmbyer nga qarqe të ndryshme të disa kompanive fantazëm.Pandeshmëria e entuziazmit, të kësaj sëmundje legjendë u shikua si përfitim nga mashtruesit e klinikave”të arrira”që me gjasme luftonin sëmundjen nga të rinjtë e deri në moshën e thyer.U mbushën rrjetet sociale me emra të njohur mjekësh, këshillime nga artiste të njohur dhe, së fundi deklaronin, duke paraqitur bindshëm koponentin e markës së tyre të panjohur nga shqiptarët.Të etur për fitime monetare, tregonin gjëndjen e rrezikshme të sëmundjes dhe shifra marramendëse vdekjesh në botë.Shqetësohen për jetën private të çdo individi, vendosin një shumë të madhe dhe, pastaj e ulin deri në 50% të shumës.Shënojnë shumë komente nga të rinjtë, që reklamojnë anën seksuale, helbete ata janë aktiv, por u pëlqen stimulimi mashkullor.Ndërsa, mosha e thyer me shpresën e përmisimit, duke parë komentet dhe ato këshillime bajate, lajkat, fjalët e bukura plot magji të disa vajzave me zë lozanjar, mbeten të zhgënjyer në fund të muajit.

Para dy ditësh tepër kureshtarë kërkova dhe hetova se, një tregtarë po shpërndante kapsula prosta fix pothuajse falas.Të disponueshme kushtonin 2400L dhe jepeshin me 600 L për qytetarët në nevojë.Në fasadë ishte një foto e parlamentit shqiptarë në procedurë e sipër dhe, para kuvendit parlamentar qëndronte një moderator lajmesh, që jepte sihariqin e mirë për shpërndarjen pothuajse falas të medikamentit.Në celular u ndje një zë i ëmbël femre, që u interesua për sëmundjen time të prostratit, i kthej përgjigje, por me sa kuptova, asaj nuk i interesonte përgjigjia ime, foli vetëm ajo.Dhe, së fundi më kërkoi 1100 L për kurën.Vazhdova lojën e saj të nesërmen, formoi numrin telefonik, nuk ekzistonte.E mora sërisht, vetëm një tringëllim dhe asgjë nuk pipëtinte.Ditën tjetër një numër i panjohur më merë në celular, një zë femëror më godet me shigjeta mbrojtëse me fjalë jo bindëse.E mbyll celularin, i bëj bllokad dhe loja merë fund.

Tashmë të kthehemi te farmaciotika jonë dhe këtu vrehen shumë medikamente jo rezultative, sidomos për moshën e thyer.Mbajnë mbishkrime në gjuhën gjermane.Komentohen si tepër të sigurta, por dikush përdor një medikament, Man Aktiv, me një çmim të lartë për vendin tonë, por rezultati një zhgënjim total.U interesova, por nuk mora përgjigje, gjithçka ishte e fshehtë, me sa mendoj ata ecin me mentalitetin shqiptar krashi seksualitetit.Por, jo zotërinjë populli ynë e njeh tashmë botën më mirë se ju, ata janë besnik të metodës së ballafaqimëve, ku dhe e kanë kaluar tërësisht natyrën e shkuar të menntalitetit seksual.Ndaj, largoni strehën e demonit nga kjo humnerë, ku keni rënë ju, jo populli ynë i mençur.

Tani, lind pyetja:Kush i kontrollon këto firma të “të padukshme”?Kush janë këta, që dalin jashtë reve të fatit dhe pasurohen me mjerimin e shqiptarëve?Ndërmjet tyre shtrihet një gjysmëdritë, që po i mban ende në muzgun fitimprurës.Ne refuzojmë kopromiset jo prefesionale, apo marrëveshje me vulgaritetin e fitimit të shpejtë, çdo lloj shtërngese që i bëhet padinjitet këtij populli të shumë vuajtur.I mbetet qeverisë në pushtet, ministrisë përkatëse që të sheshojë këto ç’rregullime në tregun e medikamentëve, që i kanë zgjatur tentakulat thellë në jetët tona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok